Mustafa Nano guxon të kritikojë Fishtën për vargjet antisllave

1 Korrik 2017, 00:07Politika TEMA

Nga Pëllumb Xhufi

Nuk është hera e parë, që autori Mustafa Nano u largohet për një çast ujërave të ndenjura të gazetarisë e publicistikës shqiptare për të ndërmarrë udhëtimin e radhës nëpër kthinat e fshehta të historisë, kulturës e gjuhës shqipe. Albanologjia, me të vërtetat, dilemat, mitologjitë e misteret e saj, duket se është pasioni i tij i viteve të pjekurisë. Sprovat e para të kësaj stine të re të krijimtarisë së tij Nano na i kishte dhënë që me botimin e librit “Unë jam gegë”, në vitin 2013, dhe të atij me titull “Pax Albanica”, më 2014.

Jo pa qëllim, autori ka zgjedhur një titull libertin e provokativ për librin më të fundit të tij, “Sandwich (A është mirë me qenë shqiptar?)”.

Bie në sy konfeksionimi i tij në një gjuhë dialektore anti-standard, fillimi i tij paradoksal me një fjalë të huaj të kulturës fast-food dhe, mbi të gjitha, shtrimi në formën e një dileme shekspiriane i pyetjes “Të jesh a të mos jesh…shqiptar”. Ky titull, i zgjedhur qëllimisht nga autori, rrezikon t’i tingëllojë antipatik e irritues lexuesit tradicional, që do të ndihej i fyer në qenien e tij shqiptare dhe në ndjenjat e bindjet e veta puritane mbi historinë, kulturën e gjuhën e popullit shqiptar. Por, pavarësisht titullit ekstravagant, çdo lexues që e njeh krijimtarinë e Mustafa Nanos mund të rrijë i qetë, se në rastin e këtij libri të ri nuk kemi të bëjmë me një “rrëshqitje” të autorit në pozita renegate dhe as me një projekt të fshehtë për të çshenjtëruar a demontuar një lavdi kombëtare, siç është albanologjia.

Në fakt, qysh në faqet e para të librit bindesh se qëllimi i autorit nuk është edhe aq i keq.

Nano merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin (revizionimin) e disa “të vërtetave të gjithëpranuara”, por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës. Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologjike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësinë iliro-shqiptare, me marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimit, me rolin e shqiptarëve në ngjarjet e mëdha politiko-ushtarake në rajonin e Ballkanit etj., është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionistit Mustafa Nano, njërit prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicionit post-komunist.

Nano ka zgjedhur një gamë gjithëpërfshirëse të literaturës bazë, ku bëjnë pjesë, si autorë të konsideruar “filo-shqiptarë” të llojit G. Hahn, Fallmerayer e Durham, ashtu edhe autorë të stigmatizuar si “albanofobë” e deri “albanofagë” të tipit Pouqueville, Gjorgjeviq, Wilkinson, Mackenzie etj.

Për sa u përket marrëdhënieve historike të shqiptarëve me fqinjët, Mustafa Nano është i bindur se një rishqyrtim objektiv do të sillte një zhdramatizim e shtensionim të tyre në ditët e sotme. Vërtet, ai nuk lë, e nuk mund të lërë pa komentuar platformat nacionaliste e antishqiptare të fqinjëve, si “Megali Idenë” greke, apo “Naçertanjen” serbe të Ilia Garashaninit dhe elaboratin albanocid të Vasa Çubrilloviqit. Këto, dihet, u kthyen në ushqimin kryesor të politikave të Greqisë e Serbisë kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve, duke prodhuar në terren ngjarje të përgjakshme, masakra e operacione masive të spastrimit etnik, më i fundit prej të cilëve ishte ai i viteve 1998-1999 në Kosovë.

Nga ana tjetër, konstaton Nano, Greqia, vendi që para 200 vjetëve ishte më multietniku e multifetari në Ballkan, sot krenohet të paraqitet si vendi etnikisht e fetarisht “homogjen”. Kjo gjë nënkupton se në këta dy shekuj banorët shqiptarë, vllehë, turq, hebrenj e sllavë të saj ose janë përzënë, ose janë greqizuar me dhunë, ose janë zhdukur. Megjithatë, autori konsideron se në një mjedis inkandeshent e skizofren, si ai ballkanik, shfaqjet e nacionalizmit duhen mbytur që në vezë, e në këtë kuptim ai nuk heziton të trajtojë me po aq dorë të rëndë edhe shfaqjet e interpretimit nacionalist të historisë te shqiptarët, siç ishte edhe ajo tentativë e ndrojtur e vitit 1998, kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë kuturisi të hartojë një platformë mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Nisma është gjithsesi e kritikueshme, pavarësisht se platforma në fjalë e parashihte realizimin e idealit rilindës të bashkimit kombëtar në kuadrin e projektit europian të integrimit dhe aspak si një rezultat luftërash, dëbimesh e spastrimesh etnike.

Nuk është pa domethënie fakti që Mustafa Nano distancohet prerazi nga kori i intelektualëve hipokritë, kur guxon, si askush tjetër në këta 25 vjet lirie akademike e intelektuale, të kritikojë nervin antisllav të At Gjergj Fishtës në “Lahutën e Malcis”. Përballë vargjeve të poetit, vargje mjeshtërore, po ku janë tepër të ndezura tonet e ngjyrat e një armiqësie të hiperbolizuar e historikisht të papërligjur mes shqiptarëve e malazezëve, Mustafa Nano nuk përmbahet ta thotë açik mendimin e tij: “Vepra më e mirë e Fishtës meritonte një fabul më të denjë historike”.

SHQIPTARËT E SERBËT

Në të kundërtën, ai ndjek një tjetër linjë marrëdhënieje me fqinjët, duke kërkuar e duke evidentuar atë çka është pozitive, posaçërisht në marrëdhëniet e tyre me shqiptarët. Momente të shumta të historisë, të rindërtuara nga autori me citim të bollshëm dokumentesh, kronikash bashkëkohore e historianësh me emër, flasin për bashkëjetesë normale e bashkëpunim deri edhe me serbët. Tregues i saj është ekzistenca shumëshekullore e një brezi të gjerë të simbiozës shqiptaro-serbe, që fillonte nga Bosnja, në veri, e përfundonte në Mal të Zi e Kosovë, në jug. Në enklava të veçanta të këtij brezi, vazhdojnë të ruhen edhe sot gjurmë të kësaj simbioze, pavarësisht politikave të homogjenizimit etnik të zbatuara me egërsi nga koha e krijimit të shtetit të pavarur serb.

Në dy betejat e mëdha të Kosovës, atë të vitit 1389 e 1689, shqiptarët e serbët u ndodhën në një llogore kundër pushtuesit osman. Që nga koha e princit Dhimitër të Arbërit, më 1210, midis shtëpisë mbretërore serbe të Nemanjiqëve dhe princërve shqiptarë nga familjet Balsha, Kastrioti etj. dëshmohen aleanca ushtarake, të sanksionuara edhe me lidhje krushqie. Akoma më të ngushta rezultojnë lidhjet mes shqiptarëve dhe malazezëve, të cilët autorë të ndryshëm, si kroati Milan Šufflay, anglezja Edith Durham e vetë malazezi Mark Milani, i nxjerrin me origjinë të përbashkët.

Në të mirë e në të keq, në virtyt e në ves, shqiptarë e malazezë ngjajnë si dy pika uji. Jo më kot historia, letërsia e folklori i dy popujve rezervon konsiderata e vlerësime për njëri-tjetrin. Nano na kujton se në “Kurorën e Maleve” të Petar Petroviq Njegoshit, për shqiptarët flitet përgjithësisht mirë. Në një prej këngëve të tij, tregohet se si Ivan Crnojeviqi, në vend të djalit të tij fytyrëprishur, dërgoi në Venedik një sozi shqiptar nga Ulqini, Gjuron, për të kërkuar dorën e vajzës së dogjit. Edhe vetë At Gjergj Fishta, që inatin me sllavët e ka të madh, ndërsa derdh gjithë artin e pezmin e vet kundër “shkjajve” të knjaz Nikollës, nuk mund të bëjë pa shpenzuar ndonjë fjalë të mirë për “cernagorasin trim” e për Mark Milanin, “pikë e djalit”.

34 komente në “Mustafa Nano guxon të kritikojë Fishtën për vargjet antisllave”

  1. Tarrasi says:

    Problem i madh eshte kur te mbushet mendja se i di te gjitha …
    Ne keto raste, guximi si i budallait çfaqet dukshem.

    1. Lugati says:

      o popull lexoni historine ..se e keni mundesine sot..mos rrini ke shpellat e historise xhaxhi enverit..se eshte turp o djema jemi ne 2017 o popull

      1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

        Xhufka: ‘….sunitet,vazhdim i origjines iliroarberore etj,etj kesisoj pordhe me rigone!!!!!
        o Zot,degjenerimi sunit nuk paska limit…………………

      2. kuc he dreq says:

        IDIOT! Shko mbaro filloren ti! DEBIL!!!

    2. arbereshi says:

      ZOTI medioker Mustafa Nano, vepra e Fishtes eshte madheshtore sepse fabula e saj i permbahet historise qe eshte e vertete. Fishta nuk shkroi historine per fabulen por ishte historia qe e beri fishten te shkruajme fabulen deri ne madheshti. Ju takon te tjereve te shkruajne fabulen te denje simbas historise por jo FISHTES. Me vjen keq per Pellumb Xhufin, kurse ti katunari im je nje MEDIOKER INFERIOR I NEVERITSHEM thjeshte perpiqesh ti besh vend vetes per tu dukur nje qytetar por sic thote edhe FISHTA ‘ katunar qytetar nuk bohesh kurre edhe po u bere nuk te ka hije edhe po te pati hije nuk te zgjat shume’ . Edhe kjo thenje eshte madheshtore dhe e denje sepse i perket historise se njerzimit, ndoshta eshte kjo qe ty te shqeteson por eshte nje thenie e vertete per te gjithe dhe jo vetem per ty por ty te djeg sepse e manifeston

      1. e di si eshte puna says:

        Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
        Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë i Fishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.

        1. joel shkodra says:

          Keto fjale jane pikerisht te I. Kadarese ne parathenien e librit per Migjenin. Por, vete Kadareja, eshte terhequr me vone dhe ka pranuar se “mund ta kete pasur gabim” per keto mendime rreth vepres se Fishtes.

  2. ftm says:

    P.xhufi me vjen sh keq qe je konsumuar ne menyre kaq vulgare per nje gjysem te kulturuar si M.Nano
    Ky tipi nga skrapari nuk ka kulturen e nevojshme te gjykoje mbi kete problematike ku vetem
    te paditurit kane kurajo te nxjerrin konkluzione te prera e te japin mesime.
    Gjynaf vertete , te quaja me integritet

  3. Wendy B says:

    Nga emri duket turk Musua.. Mos i duket gje vetja ne nje nivel me Fishten??

    1. eeeeej says:

      DEBIL! Mustafa nuk eshte emer turk. INJORANT ?

  4. DETARI Atllantidhes? says:

    At Gjergj Fishta ,i ka jetuar ditet e zeza me luftera ,ku fqinjet na kane luftuar pa ndonji aresye apo ndonji lufte te hapur nga ana jone,duke derdhur lumenj gjaku te pafajshem!

    1. heu bre says:

      C’thua mor psikopat ?

  5. Niko says:

    Nuk po te shaj un i pari se tema nuk e boton

  6. Ledion says:

    Te lumte Nano

  7. Haka Tekizoti says:

    Shumë mirë e ka Nanoja edhe këtu, po do ishte shumë më i saktë nëse do ndantë qartë qëndrimet politike të politikanëve të Serbisë e Malit të Zi dhe produktin e atyre politikave nga prirja paqësore dhe e fqinjësisë së mirë mes popujve gjatë periudhave kur politika i linte rehat e nuk i ndërsente kundër njëri-tjetrit. Nuk mund të fshihen as nga kujtesa popullore dhe as nga historia pushtimet e masakrat serbe ndaj shqiptarëve edhe kur kjo synon një qëllim të mirë në shërbim të të ardhmes. Apo Nanoja mendon se pushtimet serbe i ka nxitur Fishta me nacionalizmin e tij, madje këtë nxitje e ka ushtruar ende pa ardhur në jetë, si një përcaktim i të shkuarës nga e ardhmja e largët. Ata që synojnë bujën e dinë se kjo arrihet duke hedhur në treg budallallëqe sa më të mëdha.

    1. arbereshi says:

      Lahuten e malesise Fishta e ka shkruar shume vjet perpara ( 1905 ka filluar dhe perfunduar 1937, ka brenda 30 kenge dhe17000 vargje, i konsideruar nga studiuse te ndryshem si ILIADA shqiptare) por eshte aktuale edhe sot, barbarizmi i serbeve karshi popullsise shqiptare me milloshevicin e para pak vitesh dhe pa fol per trajtimin e shqiptareve ne maqedoni sot. Dhe ngrihet nje karagjoz si nano Muci dhe thote qe vepra e fishtes meriton nje fabul me te denje historike?????????????? zoti na rruajte mendjen

      1. ca po thu o Shabono says:

        O i paditur! Serbet dhe malazezet jane dy gjera te ndryshme! KOQE!!!

  8. vallahi brravo muqos.
    ka ba koq vepra ,si asnji gjate kohes se tranzicionit .
    per mue ,ja ka kalu ene Ismael Kagares me gjithe kto vepra kaq te randsishme per historine e ballkanit e shqypnise .
    muqi nano me kagarene ,s’mun te krahasohet per nga guximi e jo vetem koq.
    nji shkrimtare ,publiqist,gazetare,etj , qi ka shperthy ne qillin e letersise shqyptare si bubullima ne qiillin e hapt .
    per mue ,duhet me konkuru per cmimin nobel muqi me kagarene ,qi njani te fitoj per shqypnine.
    imagjinoni fantazia e titujve qi ban muqi ,a nuk jan te goditun ? vallahi bravo .SANDWICH lol !
    si mundet mi ngacmue ma mir Urin idioteve te librit qe mezi presin te shijojne Fast-FoOdin intelektual te muqit shkrimtarit multitalent qe mundet t’na befasoj me librin e radhs ,tu e qujt CORBA E MUQIT !
    SANDWICHI – qi tinglloan si nji sunxhuk kasovet ,ne realitet o nji zorre e mbush me mish te grim ,me vesh gomari ,nji nder sunxhukt ma t’mir te shqyptarit .
    O SANDWIQ – O MUQO – BRRAVO VALLAH

  9. klod says:

    Jam dakort me Haka Tek izoti, cdo gje shihet ne kontekstin historik. Duket me shume si Sandwich” I porositur .

  10. . says:

    z xhufi, muc nano e shum e shum analist apo halabak gazetarish jan te konsumuar dhe degraduar nga dhunusi i tyre sistematik sorra e vicidolit.

  11. Edhe ti says:

    Kam përshtypjen se mbas urrejtjes serbo-greke , shqiptaret kerkojne te fshehin deshtimet dhe bemat e tyre . Muci e ka vene gishtin ne plage ,dhe Fishta vete nuk i pranon këto deshtime duke perkedhelur vete ata që falë ketyre bëmave u bënë të urryer nga të gjithë fqinjet.Sa për xhufin tashme jemi mësuar që dufet e tij ti shfryje gjithmonë jashte kufirit

  12. autokton says:

    Ky eshte relativizimi i gjithçkaje ne menyre qe te pranohet gjithçka.
    Puna nuk eshte tek serbet dhe malazezet, por me nje menyre te tille te menduarit, neser do te themi se ne fund te fundit edhe osmanet nuk ishin te keqinj, ne fund te fundit edhe greket nuk na vrane shume, ne fund te fundit edhe me te tjeret qe na sunduan kemi pasur lidhje te mira… Ne fund te fundit edhe sikur te behemi arabe, prap mire do te jete. S’ka ç’na duhet identiteti!
    Keto dalje jane tipike te njerezve pa shtylle kurrizore qe nuk besojne tek asnje vlere kombetare. por nga ana tjeter te paraqesin relativizmin e tyre si te pakundershtueshem dhe univerzal.
    Kopuke te kombit!

  13. Mentari says:

    Shqiptaret kane qene ,jane dhe do te jene viktime e injorances se tyre,idiotizmit dhe shkollave primitive deshtuese qe vet kane ngritur e krijuar ne keto 105 vjet te shtetit te tyre.Mustafa Nano eshte nje Injorant si te gjith injorantet te tjere shqiptare qe jetojne ne kete vend qe quhet shqiperi .Te lexosh librat e Mustafa Nanos e te Nanove te tjere qe jetojne ne shqiperi eshte sikur te degjosh fallxheshat mashtruese,te bezdishme e te lodhshme e mashtruese qe eshte e pamundur.Po kush I blen dhe I lexon librat e Injoranteve Antropoide te kohes se rrumpalles se shtetit shqiptar?Kush ka nerva te qendroj e lexoj ate?

  14. Artan says:

    Vetem 4 vargje te Gjergj fishtes tregojn me shum se nje Roman I Ismail kadares e jo ma ta zen me goje Cdo lloj njerriu

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati miku im
    Per mucon
    Rron bleta ne maje te malit
    Rron mizaa ne byth te kalit
    Me te gjith librat la deshtu
    Me kete e paska dhi fare.

    1. qyqa mi Xhevrije says:

      Laluc dole nga ferra ti dhe po kerkon idiotin Lugat qe eshte arratis nga kopshti zoologjik! Dyshe myzeqare ? ? ?

  16. j says:

    Sëmundje tipike e kotësisë ekzistenciale shqiptare ?
    Kritika dhe gjykime per të tjerët.
    Po të ishte intelektual i vërtetë jo i prekur nga sëmundja e mësipërme,
    merrte dhe shkruante nje seri vargjesh të mrekullueshme dhe
    linte në hije dhe turpëronte veprën e Fishtës apo kujdo tjetër.
    Mos i vini re , nuk e bën me qëllim.Eshtë i tillë nga rrethanat.
    Po për Homerin,Sheksipin dhe Gëten duhet të ketë ndonjë vëretje ?

  17. mb says:

    Sa jasht realitetit gjenden shqiptaret, mirren me tema qe nuk kane haber; i krahasojne vargjet e Fishtes me gjenocidin serb ndaj shqiptarve!

  18. Taxi says:

    Ik o pllumb rri ne xhufken tende. ..

  19. joel shkodra says:

    Vargje te Fishtes:
    Shqyptar!
    Ket kange veta e kam shkrue,
    Por m’thuej ça kam fitue?
    Idhnim e t’çame krejet
    Me t’ba me dalun fejet! –
    E pra tash kallxon moti
    Se a kjeçe kangtar i zoti –
    Por s’asht per t’u çuditun
    Pse kur mi dhé t’kobitun
    Krye-kungujt vehen t’pare,
    Vaj-halli! per kangtare…
    Ani, krye-kungujt desin
    Por kanget e mija jesin.

    1. ERA says:

      Bejte e bukur! Aty duket vlera, kur vepra nuk humbet vleren dhe i pershtatet cdo kohe

  20. Beli says:

    Kam frikë se z. Nano nuk e ka kuptuar fare “Kurorën e maleve” të Njegoshit, si librin frymëzues më të tmerrshëm të shovinizmit dhe racizmit serb anti-musliman dhe antishqiptar. Këtë e ka pohuar viteve të fundit edhe ndonjë intelektual i kultivuar malazias i çliruar nga vetëdija mitike. Difekti i përbindshëm i “Kurorës së maleve” qëndron në faktin se autori merret më parë me nxirjen dhe luftimin e atyre që ai i quan “poturak” (i turqizuar) se sa me vetë turqit. Ndërsa në kategorinë e të turqizuarve të Malit të zi s’hynte askush tjetër përpos shqiptarëve dhe boshnjakëve të Malit të zi. Ky nëntekst i ulët i “Kurorës së maleve” ngarkoi dhe frymëzoi edhe vetëdijën e ushtarëve serbë e malazias në luftrat e fundit jugosllave. Për malaziasit mund të jemi optimistë se po e kalojnë me sukses këtë vetëdije. Për serbët, fatkeqësisht, jo.

  21. GK says:

    Mendoj ,se i vetmi vend ne BOTE ,jemi Ne Shqiptaret qe permbysim etapat,……. qe zhdukim Historine………… Viti 1991 erdhi me ndryshimin e sistemit nga komunistat , me komunistat.PD -ja qe erdhi ne fuqi me shpresa te medha dha direktiven ,qe jepini ,prishini ,vidhni ,shkaterroni…… se kujt do tia lini…. KOMUNISTAVE ….. ? U dogjen ,u zhduken dokumente, prona, histori, tradheti, poshtersi…………. pra duke u tjetersuar ne njerez “hic” pa histori…………… Bota e qyteteruar gjate gjithe jetes se ekzistences njerezore ruan cdo gje.Edhe brenda ketij njeqindvjetori p.sh. lufta e dyte boterore me Hitlerin. Si do te mesohet nga brezat e ardhshem ne histori qe ka ekzistuar nje lider me emrin HITLER….. ? Pra figura e tij ballafaqohet me veprat e tij ne libra,shkrime, fotografi, incizime, filma ,autografe,shenime ,pra gjithcka qe mund te kete mbetur pa u asgjesuar. Po Ne Shqiptaret ,…….Azem Hajdari ne fjalimet e tij ne sHKODER THOSHTE ,KTHENI KOKEN DHE SHIHNI ,KUJT DO TI IA LINI ATO SERA … KOMUNISTAVE …. EDHE populli i corientuar pa drejtim , iu sulen uzinave,fabrikave etje….etje……. vodhen ,prishen ,plackiten,shkaterruan cfare i tha mendja e tyre e shpartalluar. Ne rregull,………. Po ti zoti Nano a do te ishe me mua ,sikur arkivat,dokumentat, dhe gjithcaka qe ekzistuan dhe u depozituan nga sistemi komunist , a duheshin ruajtur,…. apo o burra ti asgjesojme se ato ishin te PPSH. Tani kaloj tek gjeniu, i paarritshem i letrave Shqipe,qytetari,Patrioti, edukatori, dhe per kujtimin e mendjes tende , Kryetari i komisionit te kongresit te alfabetit SHQIP. Ne kete kohe moderne njerezit jane te lodhur dhe te tmerruar nga luftrat.Por per edukate, kulture ,historia duhet te jetoje bashke me ekzistencen njerezore per te ballafaquar ne cdo moment te miren dhe te keqiat e HISTORISE.Pra Une personalisht emrin e GJERGJ FISHTES e kam ne zemer dhe ne mendje si nje gjeni . Ai ishte gjeni. Ai ishte gjeniu i dijes,kultures,krenarise kombetare, i tmerruar nga injoranca qe pjell vec mjerim e poshtersi. Une ne vepren e tij nuk shoh dhe nuk mesoj ndonje ide per luftra, vrasje, GJAK. Nga i madhi Gjergj Fishta Une personalisht mesoj te lexoj dite e nate, te mesoj, te rris kulturen time QYTETARE. Ai demaskoi ne gjithe jeten e vepren e tij INJORANCEN qe pjell vetem luftra, mjerim, gjak. Jemi ne shekullin e 21 ,.. asnje njeriu nuk do ti shkonte mendja per luftra e gjak,… jo…jo….. Neve brezat qe jetojme na shkon mendja qe te rrojme ne fqinjesi te mire ,me marredhenie te mira,bota eshte bere shume e vogel.Tani njerezit lidhen me INTERNETIN ,por historia eshte histori. Prej historise nxjerrim te metat dhe gabimet . Ndjehem i lumturuar qe mendja e kritikes boterore e krahason te madhin GJERGJ FIISHTA me HOMERIN e Greqise se lashte. Po ti zoti Nano si thua ,Gjergj Fishta apo Mustafa nano…………..ha….ha….. kalofsh nje dite te bukur………. me realizem dhe jo fantazi per te mohuar ekzistencen historike te Shqiptareve dhe gjitoneve te tyre, Serbe,Greke, Malazeze, Italiane, e plot e plot gjera te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje