Një ikonë politike që ka ndërruar jetë, një vejushë e re, fëmijë të distancuar, mbrojtës kontradiktorë dhe një luftë për të drejtën e interpretimit dhe trashëgiminë – të gjitha duket sikur të kenë dalë nga pena e një drame shekspiriane: Për t’i bërë nderimet e fundit ish-kancelarit të vdekur Helmut Kohl ka plasur grindja me shumë ngarkesë politike dhe emocionale.
Nga njëra anë është “vajza e tij”, siҁ e quante dikur Kohli – Angela Merkelin – një marrëdhënie, që sot citohet shpesh, sepse ajo konsiderohet si mishërimi i raporteve të vështira mes të dyve.
Merkel dhe Kohl, një marrëdhënie e ndërlikuar
“Kjo vajzë” – sot kancelarja e Gjermanisë dhe kryetarja e partisë së tij kristiandemokrate (CDU) – nuk duhet të flasë në ceremoninë e përmortshme, njoftonte revista “Der Spiegel”.
Raporti mes Merkelit dhe ish-kancelarit pas tërheqjes së tij nga politika në vitin 2002 u ftoh ndjeshëm. Me fjalën e saj në valën e aferës së donacioneve të CDU-së, se “me veprimet e pranuara nga Kohl ai e ka dëmtuar partinë”, nisi edhe fundi i epokës së Kohlit, thonë sot analistët. Vetëm pak më pas kësaj Merkel mori përsipër kryesinë e partisë dhe më vonë u bë kancelarja e parë e RFGJ-së.
Ndonëse ajo e vizitoi atë me rastin e 80 vjetorit në vitin 2010 dhe e falënderoi atë publikisht për meritat e tij, pa të cilat “jeta e miliona njerëzve si edhe e imja deri në 1990 në RDGJ, do të kishte marrë një rrjedhë krejt tjetër”, Kohl nuk ia fali kurrë asaj. I njohur për kryeneҁësinë e tij, sipas së vesë së tij, ai disa herë e ka refuzuar propozimin që Merkeli të mbajë fjalim në varrimin e tij.
Maike Kohl-Richter, administratorja e trashëgimisë
Nuk ka qenë ky vendimi i vetëm i Maike Kohl-Rihter që ka tërhequr vëmendjen e opinionit duke folur në emër të bashkëshortit të saj lidhur me funeralin publik të ish-kancelarit. 34 vjet më e re se burri i saj, ajo e pat njohur Helmut Kohlin në vitet e fundit të qeverisjes së tij në zyrën e kancelarisë.
Udhëtimi i fundit i Kohlit
Çifti u martua më 2008 pak vjet pas vdekjes së gruas së parë të Kohlit, Hannelore. Kurorëzimi u zhvillua jashtë rrethit familjar dhe me dëshmitarë sipërmarrësin e mediave Leo Kirch dhe ish-shefin e gazetës Bild, Kai Diekmann. Që pas një aksidenti para disa vjetësh, Kohl mbeti i lidhur pas karrikes së invalidit dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Kësisoj në emër të tij fliste bashkëshortja, e cila interpretonte dhe mbronte interesat e tij.
Kohl-Richter dhe Merkel – njëra mbrojtëse e interpretimit të trashëgimisë së tij politike, dhe tjetra pasuese, restauratore dhe arkitekte e një politike, themelet e së cilës janë suksesi i tij më i madh, ribashkimi.
Në këtë matje forcash me politikën gjermane duket se Kohl-Richter ka humbur. Merkel lejohet në rolin e saj si kryetare e qeverisë të flasë në ceremoni, në të cilën do të mbajnë fjalim edhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.
Varrim në tokë neutrale
Edhe përzgjedhja e vendit të varrimit shkaktoi habi: si i pari kancelar i Gjermanisë Kohlit, në vend të një ceremonie shtetërore tradicionale në Gjermani, do t’i bëhen nderet e fundit më 1 korrik përmes një ceremonie europiane. Ky funeral deri më sot unikal ka për qëllim të nxjerrë në pah meritat e tij për një Europë të bashkuar, nga ribashkimi i Gjermanisë e deri tek përpjekjet e tij për integrimin europian dhe themelimin e Unionit Monetar.
Në vend të varrit familjar pranë gruas së tij të parë të vdekur, trupi i Kohlit pas ceremonisë së përmortshme në Strazburg do të dërgohet në katedralen e Speyerit dhe do të varroset në varrezën pranë saj.
Megjithatë përzgjedhja e Speyerit nuk është fare rastësi, sepse ai ndodhet pranë qytetit të tij Ludvigshafen dhe Kohl ka pasur një raport të mirë me katedralen. Këtu ai u nderua me një ceremoni të posaҁme më 1998 pasi u tërhoq si kancelar.
Hajde Titull shkrimi hajde !!! Plas sherri thon si me pas qen Varrimi i Kryekriminelit Hajdari nga vrasesi i tj Krye-krye-Krimineli Berisha.
Un nuk stof sherr ketu perveçse injorances se Gazetarit.
Helmut Kohl eshte themeluesi i Evropes ku neve enderrojme te shkojme prandaj Merkel dhe Macron i bejne kete ceremoni madheshtore ne Strasbourg neser.
Hajt Tung dhe rrofte Vucitoli.