Interesant shfaqet turi i paralajmëruar i kryeministrit të ri, Edi Rama, për dëgjesë me qytetarët, me logo pak të gjatë “Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat që do të përmirësoje?”
Por, i ardhur pas një fushate zgjedhore 30-ditore, ku presupozohet se ju ke shpalosur të gjitha ofertat e opsionet e mundshme qytetarëve të vendit tënd, dhe pasi me vlerësimin e tyre ke marrë mbështetjen me votën që të kurorëzoi si timonierin e vetëm me 74 mandate deputetësh në Parlamentin e ri, kjo dëgjesë publike tingëllon paksa e çuditshme.
Në parantezë, të përgjigjes për ftesën e kryeministrit, le të kthehemi pas në kohë, për afro një shekull… shumë larg kësaj fushate… kur Henry Ford, pionieri i automobilit në Amerikë, prezantoi modelet e reja që revolucionarizuan industrinë e makinave, në një konferencë për shtyp, dhe ju drejtua gazetarëve duke thënë se, nëse do të kishte dëgjuar dëshirat e njerëzve për nevojat që ata kishin, mjeti që ai duhet të prodhonte do të ngjante me një karrocë që duhet të tërhiqej nga 100 kuaj.
Drejtimi i shtetit dhe i vendit nuk është i njëjtë me atë të një biznesi, sado i komplikuar qoftë, por roli i liderit mbetet i njëjtë. Ai duhet të ketë rol të padiskutueshëm në drejtimin, fuqizimin e modernizimin e shtetit, si dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të republikës. Por, para së gjithash, ai duhet të projektojë të ardhmen që i pret, sikurse t’i frymëzojë e ngjallë shpresën që këta ta ndjekin e mbështesin në rrugën për arritjen e saj. E, pikërisht për këto arsye, pritshmëritë ndaj tij personalisht janë gjithnjë të larta.
Por, po të bëjmë një rezyme të fushatës dhe nevojës që ka kjo mazhorancë e rikonfirmuar për një mandat të dytë, për të dëgjuar njerëzit, nuk e vë aspak në dyshim përfundimin se qytetarët më shumë votuan për “prijësin” e 4 viteve të ardhshme, sesa programin e secilës parti në garë. Tani, ata presin me shpresë te mrekullia që mund të bëjë “prijësi magjistar” që votuan.
Pavarësisht sa thamë më lart, për sa kohë Kryeministri është serioz me kërkesat ndaj qytetarëve të tij, ia vlen t’i shprehësh dëshirat nga të cilat mund të marrësh përftim të dyfishtë, hem si vlerësim se fjala jote u dëgjua dhe hem si kontribuues për një qeverisje më të mirë.
Duke iu përmbajtur kësaj fryme dhe kërkesës specifike për tre gjërat e para që kërkon të bëjë kryeministri, po listojmë edhe ne tre çështjet që lidhen me shtetin dhe nuk bien në grackën e përfitimeve afatshkurtra.
1. Futja e Shqipërisë përfundimisht në familjen europiane. Vendi ka humbur shpesh në stacion, trenin e integrimit, dhe ka pritur për kohë të gjatë mbërritjen e një tjetër treni. Gjykojmë se nuk ka asnjë pengesë që kjo aspiratë e shqiptarëve të mos bëhet realitet. Sheshimi i replikës së ditës që devijon nga objektivi strategjik dhe dhënia përpara institucioneve të BE-së e dëshmisë së një pakti të madh politik se jemi gati për të realizuar aspiratën, do të ishin të paktën dy mënyra për të rritur shpejtësinë dhe shanset e integrimit.
2. Reforma të thella, me objektiva afatgjata për shtetin, përmes një rishikimi të studiuar të Kushtetutës e jo vetëm asaj, me qëllim që të garantohet një përfaqësim më demokratik dhe i drejtpërdrejtë i qytetarëve në vendimmarrje dhe rishikimi i strukturës e ligjeve që balancojnë funksionimin e ndërveprimin mes institucioneve, me synimin që të prodhojnë stabilitet politik e social, si dhe që të shmangin përballjet politike apo sociale jashtë institucioneve kushtetuese e demokratike.
3. Marrëveshje me palët në opozitë, për krijimin e një vizioni afatgjatë zhvillimi për vendin. Këtu do të veçonim nevojën e një Reforme Fiskale e cila, nga një anë do t’i jepte Shqipërisë mundësinë për të qenë më atraktive dhe më konkurruese në rajon, duke favorizuar zhvillim ekonomik të lartë e të qëndrueshëm. Por, nga ana tjetër, do të garantonte kohezionin e nevojshëm social, nëpërmjet rritjes së punësimit nga promotori më i madh, që është sektori privat, dhe ofrimit të shërbimeve sociale nga shteti për shtresat më pak të mbrojtura. Parakusht i kësaj reforme duhet të jetë garancia se ky sistem fiskal nuk do të pësonte ndryshime drastike me ndryshimin e kahut politik të qeverisjes, duke krijuar një klimë qëndrueshmërie dhe besimi për investitorët e sipërmarrësit.
I formuluam thjesht këto dëshira tonat, fiks tre, as më shumë e as më pak, si një mesazh të thjeshtë për Kryeministrin, dhe urojme të mos përfundojnë si ajo pusulla në shishe, e cila nga rrjedha e vogël e përroit përfundon në det dhe mbase i bie në dorë ndonjë Kryeministri pas 100 vjetësh.(Monitor)
Personalisht jam dakort me te tre deshirat e paraqitura nga ‘Monitor’ ndersa nuk jam dakort me mendimet e shprehura perpara deshirave. Po te kishit qene qofte edhe per pak kohe me barren e drejtuesit te larte do t’a kishit kuptuar me ne themel kerkesen e Z. Rama.
Dite te mbare!
Reforme te thelle ne administraten e shtetit, shkurtimin e saj me i/3,ndertimi nje administrate ku perfaqesues i partise te jete vetem titullari,psh i ministrise,i bashkise,i seksionit etj.gjithe te tjeret pa parti,me arsimim e kualifikim te larte ne radhe te pare nga ata qe kane mbaruar shkollen e larte ne perndim,partia nuk mund te jete zyre kuadri , nje organ paparti dhe i pavarur,me ligje te rrepta, duhet te beje testimin per tu punesuar ne administrate,me synimin e nje administrate te depolitizuar e profesionale,duke e shoqeruar me ligje te rrepta ne se zyrtari nuk i jep qytetarrit shprehimisht ate qe thote ligji,jo vetem perjashtim nga administrata pergjithemon por edhe ndjekje penale,si nje veprim qe .nxit korrupsionin dhe kerkon te rris konfliktet midis administrates dhe shtetit, ndersa kush merret me korrupsion mjafton nje ligje me denim mbi 15 vjet dhe sekuestrim prone e perjashtim pergjithmon nga administrata e shtetit. Forma e modele ka plot.Rritja e pages se tyre dhe sidomos e pensionisteve te pakten me 50% per pensionet deri ne 20 mije lek dhe nga ana tjeter rritjen e takses se prones. Ne se duam te jetojme me paster ne qytet duhet te paguajne dicka me shume.por nje problem madhor jane prodhimet bujqesore e blektorale, asnje produkt nuk duhet lejuar te tregetohet pa kaluar ne kontrollin te rrept te analizave ,me kushtin qe kush nuk bene si duhet detyren si inspektor duhet pergjigjet penalisht me vite te tera burg,si krime kunder njerezimit,tregetia neper rruge duhet ti takoje se kaluares
Dakort me tre pikat, vetem ai krahasimi ishte pavend;
Fordi thote, se do t’i kisha pyetur si e donin makine, … Kryeministri deri tani nuk eshte çmendur, qe te shkoje e te pyese shqiptaret se si e duan Shqiperine.
Une mendoj qe me shtresat ne nevoje si pensionistat dhe njerzit me aftesi te kufizuara duhet ti kushtoni rendesi me shume , sidomos te te ardhurat qe jane ne minimumi i nivelit jetik. Kam bindjen qe ju e beni .
Respekte
Sa vet jane keta qe “formuluan” deshirat e tyre, nuk ka ndonje autor artikulli apo eshte gjithe stafi i monitor?
Maximalisht ne shqiptaret,duke qene aty te rreth 4 miljon banorve,kemi me shume se 12 miljon mendje !
Ne keto raste ,rreth kryeministrit do kete nje staf me njerez te shquar nga te gjitha fushat,jo spartane deri ne vetmohim !
Une nuk besoj, se ne 4 vitet qe do vine,do instalohen ne Shqiperi mbrekullit e botes.
Termometri i shqetesimeve tashme nuk eshte sekret,integrimi,drejtesia dhe pagat.
Po I levize dukshem nga vendi keto kerkesa,”e ke bo” detyren,ED !
Formalizim i ekonomise! S’eshte e paditur kjo , por eshte e parealizuar ende. Jemi vendi me informalitetin me te larte ne Europe. 38%. Pa formalizimin e ekonomise (100% s’mund te kete kurre) nuk mund te realizohen shume nga ato qe disa, me te drejte, peretendojne me lart si rritjen e pensioneve, te rrogave te administrates se shtetit si dhe asistimin sa me dinjitoz te shtresave ne nevoje. Por formalizimi nuk eshte vetem ceshtje ndergjegje apo egzigjence e administrates shteterore, qe behet sic thuhet tak-fak. Eshte nje kompleks gjerash dhe pikerisht keto duhet qe specialistet e zote (keta duhet t’i rekrutoje qeveria) prane institucioneve kryesore, duhet t’i studiojne, te tregojne rruget e te prodhoujne aktet ligjore dhe t’ua paraqesin ato institucioneve vendimarrese si parlamenti apoi qeveria. Rruge e gjate dhe e veshtire kjo, por nuk eshte e panjohur. Te tjeret e kane bere dhe modelet jane te gatshme, vetem se duhen studiuar dhe pershtatur sa me mire me kushtet tona, por pa i deformuar, sic bejme zakonisht. Per me teper ato duhet te jene te kopsitura mire qe te jene afat gjata dhe te pandikuara nga rrotacionet e pushtetit apo interesat politike te dites. Rama (ekipi) i ka keto ne optiken e vet, por duhet t’i veje ne rrugen e zgjidhjes. Te tjerat si drejtesia, dhe ceshtja e pronave mbeten detyra kryesore te cilat jane dhe dy nga pese kushtet per integrim.
Tre kerkesat, mund ti sherbejne kryeministrit dhe gjithe politikes shqiptare. Nga Tre pikat e autorit, vetem e treta ajo e nje marreveshje mes partive politike me duket e drejte. Mendoj se tre pikat jane:
1- Vazhdimi dhe perfundimi I reformes ne drejtesi. Nga kjo reforme lidhen shume gjera ne zhvillimin e ketij vendi, deri dhe zhvillimet politike.
2- Administrimi eficent I shtetit. Institicionet tona Jane nJe grumbull I keqorganizuar njerezish te paafte, ku shumica rrine kot. Deri me sot ministrat mbledhin rreth vetes njerezit e tyre dhe jo te aftit. Drejtoret jane pika me delikate. Deri tani politike, ata kane pak lidhje me fushen qe mbulojne. Per pasoje specialistet ndodhen nen trysnine e njerezve te fuqishem por te paafte.
3- Zgjidhja e ceshtjes se pronesise. Ky vend nuk mund te zhvillohet pa zgjidhur kete problem. Nuk do kete investime ne nje prone te diskutueshme dhe bujqesia nuk ecen me parcela nje-dy dylymshe e ku fushat Jane mbjell me shtepia banimi.
Nuk rrine dot kete te “kazanit” pa e shkeputeur kryeministrin nga njerzit.Edhe nje hap novator qe mori kryeministri tej paraardhesve te tij,duke folur direkt me njerzit ,jo-nuk jane dakord keta “te kazanit” ! S’ke c’i ben ! Keta duan qe mendimet e njerzve t,i kanalizojne vetem keta dhe t’ja japin kryeministrit te “qeruara”,a thua se kryeministri nuk ka mend t’i “qeroje” vete mendimet e njerzve.Por, nuk kuptojne se kryeministri e beri kete veprim, jo se mbeti vete pa mend e kerkon ta marre ate nga qytetaret,por kjo qe beri kryeministri, eshte per te testuar pulsin e njerzve,nderkaq axhenda e kryeministrit nuk mund te jete e kushtezuar nga nevoja e castit te njerzve te vecante,axhenda e tij eshte e kushtezuar nga disa perparsi ku nderthuren interesa kombetrare rajonale e me gjere.Nderkaq nje gje eshte e qarte nga pikpamja filozofike,sasia eshte cilesi dhe anasjelltas,dhe ne perputhje me kete,kryeminstri neprmjet nje veprimi te thjeshte e novator kerkon te mbaje ne tonus fitues njerzit e thjeshte,t’u rrit besimin atyre se gjerat do te ndryshojne,nderkaq aty ne popull ai mund te gjeje e te qemtoje apo te perforcoje mendimet e tij.Rama e di, dhe te gjithe ne e dijme,se ai nuk eshte as Mesia e as Gjenu, e keshtu ai nuk mund t’i beje me shkopin magjik mrekulline,por ai eshte nje njeri qe ka nevoje per njerzit ne themel,per t’u dhene shprese atyre, se pirgu i madh te problemeve qe jane bere mal para ketij populli do kohe e radhe per t’u zgjidhur.Njerzit duhet te dijne qe edhe Rama di se c’halle kane ata.Jo me kot ne Vlore j’u kerkoi falje gjithe qyetareve te nerpkembur nga administarta shtetrore.Ky eshte hall me i madh se varferia.Tung
Edi Rama eshte nje nga kryeministrat e rralle,qe krijon nje mardhenje te lidhur ngusht me popullin.Kjo eshte nje gje shume e mire,se, jo vetem krijon besimin te ata,por edhe detyra do behen nga populli,me popullin dhe per popullin.Pra Edi Rama tregohet ketu jo vetem si popullor por edhe nje politikan i mire.Ne studion e BLENDI FEVZIUT,le te flasin ç’fare te duan,le te shpifin e te shantazhojne,te shtremberojne e te nxijne sa te duan,Edi Rama,bashke me ekpipin e tij qeveritar, do beje punen e tij pa i degjuar se çfare thon ata.Urime,pergezime per fitoren e thelle ne zgjedhjet e 25 qershorit,dhe EC PERPARA.
Llafe rreth strumbullarit qe shkatroi shtetin dhe e mbajti kaotik per 27 + vjet. Nje dhe vetem nje eshte keshilla ime: STABILIZIMI I SHTETIT,te tjerat diihen rikonstrukturtim i te gjithaz hallkave te shtetit.
Megjithese edhe une kisha per te thene shume ne kete drejtim, shkurt, me pelqen ky lloj komunikimi me qytetaret dhe me duket shume serioz. Edhe komentuesit jane njerez me personalitet dhe te pergjegjshem per ate qe thone. Siç duket kjo vere ka marre per mbare. Vazhdo rrugen e nisur se keshtu do te gjeshe zgjidhjet me efiçente e afta gjata per te miren e atij vendi, zoti kryeminister.
Askund ne kete artikull pa autor nuk permendet si nje prioritet “vetingu” dhe berja e reformes ne drejtesi. Me Gjykatat qe kemi, askund nuk do shkojme. Do mbetemi peng I politokracise te tipit Berisha e Meta.
Pastrimi I sistemit te drejtesise dhe I politikes, ku sejcili, pa dallim rangu e ngjyrimi politik te jape llogari dhe te marre denimet qe meritojne duhet te jete numri nje I axhendes se Edi Rames. Pa bere kete hap te madh, nuk ka per te patur kurre asnje arritje te vendit qe do mbese ne vend numero per vitet qe po vijne dhe ne te gjithe do mbetemi rober te Berishave dhe Metave me shoke.
Me gjithe vullnetin e mire , qe tregon kryeministri ne
raportet me qytetaret dhe sqime politike te prehte ,
qe i ka falur natyra per shume gjera , une verej nje
mangesi serjoze tek Edi Rama ; Ai nuk ka aftesine per
te njohur dhe zgjedhur njerezit e duhur , te afte e
besnike ,qe ta mbeshtetin per realizimin e objektivave
qe i ka vene vetes . Une jam kundershtar i rrepte i
mesjetarit Sali Berisha , por ai , vec te tjerave , ka nje
aftesi te pa pare , per zgjedhjen e njerezve qe i duhen ,
ashtu si hijena , qe e ndjen nga larg eren e kermes qe
ushqehet . Edi Rama , ne pjesen dermuese te njerezve
qe e rrethojne , jane te nivelit medioker , nga te cilet
nuk mund te presesh asgje te mire.Shumica e tyre jane ,
jo vetem te pa afte , por edhe te korruptuar keq .
Nuk dua te permend vargun e gjate te ketyre njerezve
mediokre , por marr si shembull Kastriot Islamin , apo
Ben Blushin , qe i veshi me pushtet , sa qe u verbuan
dhe , si femijet e sulltaneve , arriten deri atje , sa te
kerkojne te vrasin vete “babane” e tyre , qe i besonte
ata verberisht ! Ose , kush e njeh gjendjen ne Korce ,
do te vereje qe , Partia Socialiste eshte ne nivel te
vajtueshem , nga njerezit qe e drejtojne ate ! Aty
mbreteron si asnje here e si askund pa aftesia ,
mediokriteti , korrupsioni i shfrenuar dhe nepotizmi ,
qe u ka zene frymen njerezve dhe i ka neveritur nga
politika ne pergjithesi . Njerezit votojne Edi Ramen ,
si te keqen me te vogel , duke pasur perballe oferten
tjeter tmerruese e kanceroze , Sali Berishovicin , jo
se e admirojne Edi Ramen . Megjithate Edi Rama ,
me arroganmcen e mendjemadhesine qe e
karakterizon , duket se , jo vetem nuk e njeh
fare gjendjen reale , por as ka shenja t`i futet
seriozisht berjes qilizme te ketij mocali te vertete ,
qe mbreteron ne mbare Shqiperine ! . Qe ketej ,
mendoj se duhet ta filloje punen Edi Rama ,
sepse i suksesshem mund te jete vetem “TRIMI I MIRE ,
ME SHOKE SHUME ” . Vetem keshtu Edi Rama ,
do te behet i besueshem dhe i dashur per
shumicen e njerezve , qe duket se po i largohen
cdo dite ! Vertet , nuk eshte e lehte, te zgjedhesh
njerezit e duhur , por ky eshte kyci i suksesit per
kedo qofte !Ilir Meta , nje personalitet politik teper
i neveritshem , ka nje organizim e strukture reale
solide partiake , si rralle kund , sepse ai ben pune
konkrete dhe reale me strukturate partise se tij
dhe jo NJE PUNE , NE PERGJITHESI e SIPERFAQSORE ,
sic ben Edi Rama !
Per natyren qe ka Edi , une nuk besoj se do ti bjere
ne sy ky koment , ze4 i dale nga themelet e PS-se ,
por mbase e lexon ndonjeri dhe i thote gje , per
keto dobesi e mangesi jetike per vete ate dhe PS-ne !
Me qene se Edi Rama kerkon mendim nga “popullise si ta drejtoje qeverine edhe une po mundohem te jap mendimin tim:Para disa vitesh nji ish minister me kerkoi te punoja si keshilltar i tij;por une e pyeta ne se ai do ti merte parasysh keshillat e mija ne punen e til , por ai duke qeshur me tha se po ti pelqenin , do ti merte parasysh .Gjate fushates se zgjedhjeve ti e pyete popullin dhe ne tu pergjigjem me vote. Tashti mos pyet me , por vepro ; ndryshe humbet kohe dhe sos durime
Me qene se Edi Rama kerkon mendim nga “populli se si ta drejtoje qeverine edhe une po mundohem te jap mendimin tim:Para disa vitesh nji ish minister me kerkoi te punoja si keshilltar i tij;por une e pyeta ne se ai do ti merte parasysh keshillat e mija ne punen e tij , por ai duke qeshur me tha se po ti pelqenin , do ti merte parasysh .Gjate fushates se zgjedhjeve ti e pyete popullin dhe ne tu pergjigjem me vote. Tashti mos pyet me , por vepro ; ndryshe humbet kohe dhe sos durime
E para;Arrestimi dhe dalja para drejtesise e personit Edi Rama.Eshte me ze dhe figure kur mori shtetin ne vitin 2013,deklaroi qe e mori me arken bosh.Pra ketu shikojme qe ky luan rolin e indiferentit,por dime qe indiferenti eshte me i rrezikshem se fajtori.Para disa kohesh pame te botuar ne shtyp nje fotografi te parlamentit te pare shqiptare(ne mos gaboje i vitit 1924) ,i cili perbehej nga rreh 48 persona,a nuk eshte e kuptushme qe ky person punon kunder shqiperise dhe shqiptareve,kur menjehere emeron 140 deputete,nje qeveri me rreth 20 ministra(keta me kushedi sa drejtori nga mbrapa dhe me e bukura eshte kur emeron rreth 150 ambasadore(miqte dhe shoket e tije ne pikat kyce),ku shume me mire punet e qeverise mund te kryeshin me dy tre ministra, me ambasada ,nje ne Washingtone dhe nje ne Bruksel,dhe ishte shume e lehte, pasi gjithe bota sot komunokon me Emaile, dhe pasi shqiperia eshte nje vend i vogel, dhe me kryesorja eshte se arka e shtetit ishte boshe.Por te gjitha keto ndodhen dmth,mbushja e qeverise me ministra ,dhe mbushja pothuaj ne te gjithe boten me ambasadore ,u bene nga Edi Rama me qellimin,qe te krijonte nje ushtri qe ti bindej atij,qe edhe sot ai te kete mbeshtetje nga kjo ushtri, per ti mbajtur perseri shqiptaret ne kurth, te cilet po hyne ne vitin e njezete e tete.Do permendja dhe nje ngjarje tjeter qe ka te beje me ceshtjen; Masakra e Otrantos.Me 26 mars 2017 Edi Rama organizon me nje ushtarin e tije nje perkujtimore mbi ceshtjen;Masakra e Otantos(shih tv ;Masakra e Otrantos. Ketu eshte nje rast tjeter ku, ky del hapur qe punon kunder shqiptareve,ku i eshte kerkuar prej meje dhe te tjere te aferm te viktimave ,qe mbas masakres me 28 mars 1997(Ne masakren e otrantos u masakruan rreth 120 shqiptare,ku 50 deri 60 ishin femije te vegjel)tu kerkoje autoriteteve Italiane,marjen e gjithe dokumentacionit te perfundimit te procesit fallco te zhvilluar ne Itali.Rama ketu ka nje shans te arte per te ndihmuar shqiptaret, pasi u pranua dhe nga Romano Prodi ne median shqiptare ,qe ne e kryem vrasjen, por jo me qellim) .Pra, ky e kishte shume te lehte dhe e ka dhe per detyre, qe te ndihmonte shqipatret, per cfare ata kerkojne gjithmone sipas ligjeve nderkombetare.,pasi e pranon vete Prodi me ze dhe figure ne syte e te gjithe botes kryerjen e masakres.Autoritet italiane pas zhvillimit te nje procesi fallco prej 17 vjetesh, tallen me vendimin perfundimtare qe; shqiptaret u mbyten vete,por me e cuditshme,mbajne peng me dhune edhe gjithe dokumentacionin e procesit qe shqiptaret mos te kene mundesi te vazhdojne me teje.Por Edi Rama ne perkujtimore ne vend qe te ndhmonte shqiptaret ne kerkesat e tyre te drejta, therret disa italiane dhe i dekoron ata,ne vend qe ky ate dite te dergonte nje note proteste.Por ky nuk mund ta bente kete kerkese te shqiptareve ,pasi dhe nje ushtari i tije, qe sote Rama e ka keshilltare te tije,ka perfaqesuar familjaret e viktimave ne dhenijen e vendimeve qesharake te gjykates se apelit dhe ate te kasacionit ne Itali,ku vendimi perfundimtare ishte qe; shqiptaret u mbyten vete.Pra ketu kemi nje ngjarje te cuditshme ,avokati(shume e kuptushme qe, avokati qe ndihmon autoritet italiane ne vendimet fallco) menjehere gjendet keshilltare i Edi Rames. E dyta qe duhet te ndodhe, jo sipas meje por sipas asaje qe i ka ndodhur shqiptareve,eshte, qe tu sekuestrohet cdo gje ,si Rames dhe ushtrise se tije ,pasi e kane te fituar ne menyre te pa ndershme, dhe ku kjo ushtri e krijuar artificialisht nga Edi Rama ,ku perdite tregojne veshjet e tyre me Armani,te pasuruar ne kurrizin e popullit me te varfer te Europes, ku pushojne ne vendet me te shtrenjta,ku jetojne te gjithe ne vila luksoze, ku vizitohen dhe sherohen jashte shtetit me taksat e shqiptarve,ku femijet e tyre studjojne dhe pastaj jetojne jashte shqiperise, per aresye se ne shqiperi nuk jetohet .E treta eshte sepse asgje ska per te ndodhur,sepse Rama dhe paraardhesit e tije, disa nderkombetare i kane paguar, ndersa disa te tjere me talentin e jashtezakonshem qe kane, i kane hutuar.
Zoti i ka falur ketij vendi, Shqiperise, pasuri te medha natyrore dhe une po permend vetem disa prej tyre: kromin, hekur-nikelin, bakrin etj., si dhe naften. Ne nuk ditem dhe vazhdojme to mos i vleresojme keto pasuri, i dhame per shfrytezim tek privati dhe sot fryjme syte e mallkojme veten. Hajde ta korigjojme, bejini prone publike keto pasuri, lani borxhet me privatet se nafta dhe mineralet pjellin flori, popullit do t’i rritet mireqenia, shikoni si jeton Norvegjia qe nuk e shiti naften e vet dhe sot s’dijne ç’te bejne me parate publike.