Pas rënies së komunizmit, shumë prej nesh në Evropën Qendrore dhe Lindore kishim shpresuar se rajoni do të shkonte drejt demokracisë liberale, dhe se çdo pengesë në rrugën drejt këtij qëllimi mund të kapërcehej. Por në shumë vende ish-komuniste, sistemet e vjetra të patronazhit dhe korrupsionit kanë mbijetuar dhe kanë marrë forma të reja. Ajo që menduam se ishte një fazë kalimtare, është shndërruar në një gjendje të përhershme të gjërave.
Konsideroni Hungarinë, që është bërë shtet mafioz gjatë shtatë viteve të sundimit të Viktor Orbanit si kryeministër. Hungaria është unike, në kuptimin që lëvizi drejt demokracisë liberale dhe u bashkua me Bashkimin Evropian, përpara se të ndryshonte kursin dhe të shkonte drejt autokracisë. Pjesa tjetër e shteteve-mafioze të rajonit, të tilla si Rusia, Azerbaixhani dhe republikat e tjera sovjetike të Azisë Qendrore, ose kaluan një periudhë fluksi oligarkik, ose morën një rrugë direkte, nga diktatura komuniste, tek sipërmarrja kriminale.
Në këto vende, oligarkët dhe bota e organizuar e krimit nuk e kanë kapur shtetin; ajo që ka ndodhur është që, një “botë e sipërfaqshme” e organizuar e elitave, ka kapur ekonominë, duke përfshirë edhe vetë oligarkët. Rezultati është një përzierje midis një organizate kriminale dhe një shteti të privatizuar dhe parazitar.
Shumica e analizave të autokracive postkomuniste kanë tendencë të përqëndrohen në institucionet politike dhe ideologjitë ku mbështetet shteti. Por, ndërsa këto regjime bëjnë apele populiste, ato nuk nxiten nga ideologjia. Shqetësimi i tyre kryesor është të konsolidojnë fuqinë e sunduesit dhe pasurinë personale, nëpërmjet çfarëdolloj mjeti të nevojshëm.
Në shtetet mafioze të sotme, vendimet kyçe merren nëpërmjet mekanizmave informale, të krijuara nga regjimi, dhe jo nga institucionet zyrtare. Sa i përket strukturës dhe kulturës, këto aranzhime ngjajnë me një familje të adoptuar, të cilën regjimi e krijon duke zëvendësuar sistematikisht elitat politike dhe ekonomike.
Në një demokraci, këto elita do të ishin aktorë autonomë. Por në një shtet mafioz, pozicioni i tyre përfshihet në një sistem varësie patron-klient, shpesh përmes sulmeve ndaj korporatave të udhëhequra nga regjimi. Teknika klasike e mafias, e detyrimit fizik, është zëvendësuar me një formë “të ligjshme” imponimi, të mbikëqyrur nga autoritetet publike.
Nuk ka dyshim, korrupsioni është endemik në vendet e tjera postkomuniste që janë bashkuar me BE-në, si Rumania dhe Bullgaria. Por për shkak se këto vende kanë sisteme proporcionale zgjedhore dhe fuqi të ndarë ekzekutive, asnjë rrjet qendror patronazhi nuk është shfaqur.
Ndryshe nga Jarosłav Kaczyński, udhëheqësi fanatik ideologjik de facto i Polonisë, Orbán është një cinik. Lloji i regjimit autokratik që ai po përpiqet të krijojë në Hungari është shumë i ndryshëm nga i Kaczyńskit në Poloni, pavarësisht ngjashmërive ideologjike.
Ndërsa regjimi i Orbanit kërkon pasuri dhe mbështetet nga një familje politike e adoptuar, që vepron jashtë kufizimeve të institucioneve zyrtare, Kaczyński po kryen një eksperiment konservativ-autokratik, i cili nxitet po aq nga ideologjia, sa edhe nga kërkimi i pushtetit.
Në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në vitin 2010, partia e Orbán, Fidesz fitoi 53% të votave dhe 263 nga 386 vendet në Asamblenë Kombëtare. Orbani e përdori këtë pozitë të fortë për të ndryshuar kushtetutën, për të emëruar ndjekës besnikë në institucionet demokratike, që përndryshe do të kishin kontrolluar pushtetin e tij dhe për të manipuluar ligjet zgjedhore, me qëllim çimentimin e sundimit të tij. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Fidesz kishte nevojë vetëm për 44% të votave për të ruajtur kontrollin.
Shteti mafie i Orbanit do të jetë shumë i vështirë për t’u shpërbërë. Rrjeti i tij i patronazheve piramidale, i ngjashëm me atë të krijuar nga Vladimir Putini në Rusi, duket pothuajse i pathyeshëm. Në Ukrainë, duhet të theksohet, revolucionet janë kërkuar – së pari nën Leonid Kuchman, dhe më pas nën Viktor Janukoviçin, për të parandaluar krijimin e një sistemi të tillë (ende mbetet për t’u parë, nëse një përpjekje e tretë po zhvillohet sot).
Do të jetë e pamundur të largohet Orbáni nga pushteti, për sa kohë që ai mund të manipulojë zgjedhjet në Hungari. Fidesz ka shtrënguar kontrollin e tij mbi gjyqësorin dhe ka politizuar zbatimin e ligjit, duke e kthyer zyrën e kryeprokurorit, në atë që është në thelb një krah i partisë. Për më tepër, shumica e gazetave dhe radiostacioneve tani janë në pronësi të oligarkëve pranë Orbanit, dhe televizioni shtetëror është bërë mjet propagande qeveritare.
Vlerat e përbashkëta që BE u krijua për të mbështetur, janë dëmtuar rëndë në Hungari. Në përgjigje të kësaj, BE mund t’i kërkojë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që të investigojë shkeljet e Hungarisë të rregullave të BE, ose një prokuror i nivelit të BE, mund të nisë veprime civile ose penale kundër keqpërdorimit të fondeve të BE-së, nga Hungaria.
Por, deri tani, BE ka hezituar të ndërmarrë veprime serioze ndëshkuese kundër regjimit të Orbanit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë që Hungaria të shkojë në krahët e Rusisë. Dhe pranimi i heshtur i BE për një “Europë me shumë shpejtësi”, nënkupton se ajo mund të bashkëjetojë me një zonë tampon shtetesh anëtare gjysmë autokratike, në kufirin e saj lindor.
Prandaj, Orbáni tani kryeson atë që me krenari e quan një “demokraci joliberale”, e cila po udhëheq një “hapje drejt Lindjes”. Strategjia e tij përballë BE-së është shantazh. Ai kërkon që fondet e BE-së të sigurohen pa detyrime, ndërkohë që sinjalizon se me kënaqësi do t’ia shiste besnikërinë Rusisë.
Siç ka thënë shkrimtari hungarez Miklós Haraszti, Hungaria është “duke lundruar në një anije perëndimore, e shtyrë prej erërave lindore”. Tani që ligji i sundimit ka zëvendësuar sundimin e ligjit, anija demokratike e Hungarisë mund të jetë nisur në det të hapur.
Project Syndicate- Bota.al
Hajde shiko Shqiperine…. qe te duket lile Hungaria
Pse qenka shtet Mafie? Sepse Orban nuk mer urdhera nga Mafiozi I vertet George Soros? Trafikanti me I madhe I njerezeve! Sepse Orban nuk ka deshire te fusi miliona Arab dhe Afrikane ne Hungari? Sepse do te mbroje soveanitetin e Hungarise, dhe karakterin e Saj etniko kulturor? Per kete rezistence ati I behen shatanzhe, presione dhe fushata per Ta njollosur. Por Orban eshte patriot dhe e di qe Po ju thye rezistenca, Budapesti do pesoj te njejtat sulme teroriste si fqijnte ne perendim. Dje doli lajmi qe Frankfurti ne Gjermani, Ka me pak Gjerman se sa te huaj ne qytet. Keto Jane “vlerat” e BE-Se? Qytetet si Londra, Parisi, Malmö, Brukseli etj……nuk njihen me. E kan humbur karakterin e tyre Europian. Madje Ka dhe geto te Tera me popullata Arabo/Afrikane ku shteti dhe policia nuk kan me fuqi dhe Jane defakto zona “Sharia.” Pse do te doje Orban diçka per vendin dhe popullin e vet? Me kete lloj mentaliteti Sorosian, ne nuk do kemi me Europe mbas 100 vjetve. Deshira dhe perpjekja e Orban per te rezistuar kete katastrofe, per te ruajtur nje pjese te Europes, e Ben ate hero, jo mafioz.
Ike re gazetar kurve. Rrofte Orbani qe po e mbron vendin e tij nga rreziku islamin.
Koment i bukur Walter e ktu hyn ajo fjal qe thot, duhet degjuar edhe pala tjeter ne raste si ky ! Ka mjaft te verteta edhe nga shkrimi i gazetarit por dhe sqarime nga ty ! Mundohemi te hidhemi tek rasti yn ne Shqiperi, ku mafja shteterore vepron pa skrupull ,degjeneron shoqerin dhe politiken deri ne krim e tradhti, pa ju dridhur qerpiku ! Jan kta politikan qe kan deformuar pluralzmin dhe e kan ber vegel ne sherbim te pangopshmeris me mekanizmin DREJTESI, qe ju a nxiu jeten shqiptareve dhe ne levizjet e politikaneve nuk ka asgje pariotike ! Perkundrazi kta, e shkateruan Kombin dhe nuk e njoh Hungarin sa vuan nga kjo plag ! Sistemi demokraci i solli Shqiperis vec shkaterim ,korupsion e degjenerim ,i solli nje klas te paftyr e te pameshirshme, aspak patriot deri ne ate far feje qe shqiptaret po presin “mesin” me emer Vetting, ti shpetoj nga gjendja e kesaj katastrofe ku e katandisen dhe pytja del : Vertet ky vetting do e bej mrekullin? Nuk di si funksionon ne Hungari ky sistem, qe ti vija noten Orban-it dhe nga cfar shkruan ky gazetar, gjej shum paralele me Shqiperin ! Shiko cfar u be ne kto zgjedhje ,cfar pazaresh te ndyra e prapaskena te felliqura figurash politike, qe ste kujtojn aspak patriotizem por vec rugdalje te vazhdojn sundimin ! Kam pershtypjen se Shqiperia esht rast i vecant, politikanesh te vecant qe vetem asgjesimi i tyre shpeton shqiptaret …………
Fake News e kelyshve te Sorrrrrrosit.Urban eshte Hero per Hungarezet dhe sa me shume vite te kalojn aq me e madhe do behet figura e tij.Le te ndertoje Gjermania xhamia se do ja shofi hairin mbas disa vjetesh.
Aty ku dhjet kuqali (komunizmi)
Nuk mbin bari.
Urban= Sali Berisha
Soros=Vdekja Europes
O Tomsojer, nga ai u frumezua cadra e PD dhe Ilir Meta, por populli shqiptar eshte pak me zgjuar se ti dhe frymesuseve te vertet te cadres (qe frymezojne Urban), bota sllave e korruptuar, kursa tani Shqiperia me properndimore se kurre.
BE eshte mafia e vertete. Orbanit bravo i qofte qe ruan vendin e tij nga mafiozet e Brukselit.
Dolen Adhamudhet Internacional te Shqiperise te cpjegojne gjendjen e gjirit Persik , o na rrufshin Carushin o idiota..
What about my comment ?