Astrit Patozi është zyrtarisht kandidat për kryetar të ri të Partisë Demokratike.
Megjithatë, ai tha se ky vendim i tij kushtëzohet në radhë të parë nga kërkesa për dorëheqjen e kreut te vetëngrirë Lulzim Basha.
Patozi tha në një deklaratë për mediat, se Basha duhet të largohet si përgjegjësi kryesor i humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.
Deklarata e plotë
I shqetësuar për rezultatin dramatik të PD në këto zgjedhje dhe i bindur se ringritja e saj mund të ndodhë vetëm pas një procesi të ndershmëm reflektimi dhe nje gare të drejtë, jam ketu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia në funksion të këtij qëllimi.
I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh dhe drejtuesish të Partisë Demokratike në vite dhe i vendosur në kushtet e mosdaljes së një kandidature tjetër të vërtetë dhe serioze, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar te Partisë Demokratike, në rast se do të ketë garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara.
Në emër të mijëra demokratëve, që më mbështesin në këtë sfidë, kërkoj, as më shumë dhe as më pak, por rregulla të pastra loje:
1-Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e cdo kandidati tjetër, që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve deri sa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
2. Normalizimin statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanishme jolegjitime, përmes vendimit të dy nënkryetarëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të. (neni 30, pika 2 e Statutit);
3. Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e antarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017) si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin ( pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qëndrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Listat e zgjedhësve duhet t’u jepet kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës, Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në ëeb-in e kryesisë së degës e në hard copy në ambjente publike të selisë së degës së PD;
4. Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët.
5. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (neni 46 i Statutit) duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë (Organizim apo Burime Njerëzore) dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë në përbërje prej kandidatëve në garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës elektorale, e cila mungon për shkak të mosmiratimit nga Këshilli Kombëtar (Neni 37 i Statutit). Kjo rregullore duhet të garantojë akses të barabartë të kandidatëve në administrimin dhe vendimmarrjen e procesit të zgjedhjeve.
6. Në bazë të nenit nr. 30, pika 2 e statutit, kryesia duhet të ngrejë një komision për auditimin e procesit të garës në të gjitha elementet organizative të saj. Ky komision, i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, duhet të ketë në përbërje të tij një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët e mundshëm në garë.
Komisioni duhet të autorizohet nga kryesia, që të ushtrojë edhe atributet e Komisionit Qëndror të Apelimit (neni.47) përderisa ky komision nuk ekziston, sepse nuk është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
Sipas nesh, këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës në zgjedhjet e brendshme në PD.
Ndaj pas këtij parashtrimi, ftoj zotin Lulzim Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të për një garë reale që synon rimëkëmbjen e shpejtë të Partisë Demokratike.
Por, në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen, ai do te marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë.
Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha.
Dua te di ku eshte ndryshimi midis Lulit dhe Patozit,kur te dy jane marioneta te Saliut,drejteusi defacto i PD-es.
Jane te dy marioneta te Saliut, por me nje ndryshim; ndersa Luli eshte paqesor, ky Patozi eshte aplikues i politikes te tensionit, alla Berisha.
Haaaaaaaa….s’ka garanci per gare reale,thote Patosi.
Data-base….nenekupton ky se eshte corbe…
Rregulat e zgjedhjes dhe menyra e zgjedhjeve jane te cenuata…
Astrit Patosiiiiii….jo me larg se nje jave me perpara,u kerkuat voten Shqiptarve per te qeverrisur Shqiperine?!?!?!?!?! Me e pakta qe mund te thote nje njeri i zakonshem eshte: Ne te sms vafshi(asgje personale por vetem atdhetare).
Astrit Patosi…nga Ju prisja nje qendrim se ku e kini katandisur Shqiperine me “bashen tuaj”…mos harroni se ishte “PD-ja jote” qe donte te shpinte shqiperine ne humnere,,pa kthim…dhe tani thoni se fain e ka Lulezimi?! Jo Jo,fain e kini tek” krijusi” .
Z.Mero
Si Patosi por edhe keta kandidatet e tjere…asnje fjale kundra” nunit” te Bashes?! Si shpegohet?!
Ja vlen nje shkrim-mendim-opinjon nga ju!
Po ky sikur e shkatrron lulin per 2 minuta
More Lulin ky mund ta shkaterroj per dy minuta, por problemi qendron ne ate qe i ha mutin Rames. Ne PD nuk po e kuptojne, se puna nuk eshte si do mundin Lulin, por Ramen. Tashme eshte provuar, qe si Luli dhe Patozi,i rruajne organin e qejfit Rames.
Ky eshte burre i trashe dereziu!
Lul Basha nuk duhet te pranoi per kandidim se nuk eshte i afte te drejtoi pd-ke.Ai e çoi ne humner kete parti,dhe duhet te jap llogari para se te shkoi ne Hollande per te jetuar per gjithmon.
O pallosh i Kavajes ku i gjete paret qe bleve shpine te ish ATSH, o pallosh ku i gjete paret qe bleve vilen te Gjiri i Lalezit, o pallosh ku i gjete paret qe bleve edhe nuse te re.
Astrit te kam dhe shok dhe mik,mos bej sikur nuk di gje se fundja je dhe ne politike prej kohesh,partite politike jane prone o shoku,deshi kryetari dhe ja dha Lulit dhe ku eshte problemi ketu,po perse nuk e leshon Rama PS ne more Astrit ,po Meta qe behet president dhe ja le partine gruas se tij.Berisha doli me demokratiku ne kete fushe se nuk ja dha Argites apo Jamarberit,ndersa ti miku im po imiton Bashen qe i kerkonte Rames jep dorheqjen qe te futem ne zgjedhje.Konkuro Astrit me dinjitet e ke te sigurte humbjen por ska asgje te keqe se gjumash je ti me keq se Basha.Astrit bej nje medium privat si shoket tuaj se nuk je me politikan se ato dhe pini birra Tirana me qofte ne se ke arrit te bejsh ndonje lek ose eja te qajme se bashku me oiiiii…
ne pd , ose jane te trashe dhe fshehen mbrape gishtit te tyre ??? , ose nuk e kane kuptuar akoma se cndodhi , arsyet e humbjes , kujtojne se humbja u erdhi nga nje satelit tjeter , nga faktoret e jashtem , nuk na do europa , jane te gjithe ne kolpo te droges , e shume e shume te tjera arsye qesharake , nuk shikojne qe politika e tyre gjate 25 viteve qe komplet negative , erdhen me qellime te qarta , populli ata nuk i desh kurre , per kete tregon se si erdhen ne 92, ne 2005, ne 2009, me manipulime , vjedhje votash, me dhune . dmth shoqeria shqiptare pd ne fakt nuk e donte kurre sepse kjo parti , nuk i perfaqesonte , nuk mbajti premtimet per demokratizimin dhe pluralizmin e shoqerise shqiptare , dhe me e keqja eshte se nuk e kane kuptuar qe humbje ka arsye shume te forta , keto duhet te gjejne , arsyet , dhe jo personin , jane vene ne ndjekje per te rezuer nje person , nje gje eshte e qarte , kush do qe te jete ne krye te pd, keshtu sic eshte , po nuk ndryshuan kursin , po nuk hoqen rendesat politike , po nuk erdhen ne nje vije te drejte me hallet e popullit e te shoqerise , kure nuk do jene ne krye , qe te besh te gjitha keto , duhen nje revolucion ne pd , gje qe e cila nuk duket ne horizont , sa te jete garda e vjeter ne pd , keshtu qe nuk eshte personi , por gjithe struktura e deritanishme e pd-se , per sa here do vazhdojne keshtu, kur nuk do te jene ne krye
Si ka mundesi qe te gjithe personat e inkriminuar, qe kane humbur ose po humbin pushtetin kercenojne se populli, apo demokratet, apo Lesh e listat, etj. etj., do te ngrihen te marrin situaten ne dore (me force). Ke kercenojne keto plehra? Njesoj se Jozi, Patozi, Meta, Mona etj., te gjithe bejne thirrje per trazira per te mos humbur. Mendoj se te gjithe vetem se perpiqen te bejne sikur i ndjek kush pas, por ne te vertete asnjerit si shkon ndermend te ndjeki ato qe perpiqen e mbajne pushtetin me thonj e me dhembe.