Eksponentë të Partisë Socialiste kanë komentuar ditët e fundit mundësinë e pengesave ligjore për ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta.
Por Kuvendi është thirrur me dekret të presidentit në detyrë, Bujar Nishani për tu mbledhur më datën 24 korrik për ceremoninë e betimit të presidentit të ri.
Në këtë mënyrë, ceremonia e betimit është një proces ligjor që nuk mund të pengohet nga pjesëmarrja ose jo e deputetëve të caktuar të Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi duhet të respektojnë dekretin e presidentit.
Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme. Pasi mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh.
Burime nga stafi i Z. Ilir Meta bëjnë të ditur për gazetën Dita, se Z. Meta i mjafton bashkëpunimi me kreun e shtetit Bujar Nishani për ceremoninë e betimit.
Presidenti i ri betohet dhe merr detyrën më 24 korrik.
Kujtojmë që dje Nishani dekretoi thirrjen e Kuvendit në seancë të posaçme, sipas nenit 74 të Kushtetutës.
Betimi i kreut të shtetit është një proces formal që nuk ka asnjë lidhje me vijimin e mandatit.
Po nqs ne salle nuk ka asnje dep. ju lutemi çfare ndodh?
Mero,
Po te bjen keq per Meten?
I duhet arrestimi