ZYRTARE/ Astrit Patozi sfidon Lulzim Bashën për kreun e PD-së: Ja 6 kushtet e mia

1 Korrik 2017, 18:07Politika TEMA

Astrit Patozi ka vendosur të kandidojë për kryetarin e Partisë Demokratike.

Vendimin Patozi e komunikoi me anë të një deklarate nga selia e PD-së.

Ai ka kërkuar plotësimin e disa kushteve, për të pasur garë të lirë.

“I shqetësuar për rezultatin dramatik të PD jam këtu për të marrë të gjitha përgjegjësitë e mia.

I mbështetur nga një numër i madh anëtarësh, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj nëse do të ketë garanci për zgjedhje të lira.

Kërkoj dorëheqjen e Bashës, largimin e tij nga zyra bashkë me stafin dhe çlirimin e selisë deri sa të përfundojë procesi.

Normalizimi statutor i garës duke bërë nul vendimet e deritanishme të dy nënkryetarëve.

Anëtarësimet e dy muajve të fundit të mos kenë të drejtën e votës.

Listat e zgjedhësve duhet t’u jepen kandidatëve jo më vonë se tre ditë nga gara. Analizë dhe fushatë.

Komisioni duhet të ketë nga një përfaqësues nga kandidatët.

Të ngrihet një komision për auditimin e procesit të garës, i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm.

Këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Basha të dalë mbi ambiciet personale.

Jam gati të punoj me Bashën për një garë reale, por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do marrë përgjegjësitë.

Cdo anëtari të PD i lind e drejta të mos lejojë një farsë elektorale, që synon grabitjen e mandatit të kryetarit nga Basha” deklaroi Patozi.

6 komente në “ZYRTARE/ Astrit Patozi sfidon Lulzim Bashën për kreun e PD-së: Ja 6 kushtet e mia”

  1. malo says:

    A. Patozi nuk ka inteligjence te mjaftueshme per te qene lider.
    Ka per te perfunduar si Petrit Vasili.
    Mbajeni mend.

  2. shqip says:

    Paske qene pa shtylle kurrizore . Dhe thoje se nuk do kantidoje . Tani ve gjashte kushte . Te shtosh edhe nje te shtate . Te gjithe anetaret te votojne vetem per ju . O titi ! Nder 100zagaret qe mban Saliu pas vetes , une do preferoja te ishit ju kryetar . Por shume vone . Duhet ta kishe bere zgjedhjen qe pas vrasjes se Olldashit . Ti dhe nja 10te figura ne pd . Ta kishit braktisur marrezine e çadres , te shkonit ne parlament , e tu vertetonit shqiptareve te kunderten . Megjithate shpresoj te ndahesh me ndergjegje nga mizorite e Berishes. E theksoj ; Berishes!

  3. Zgjohu SHqipo ! says:

    nese patozi don te kete fundin e Olldashit ,mund te kandidoje.por eshte larg te qenit
    perfaqesues i demokrateve te vertete Shqiptare.i mungon .karizma,inteligjenca,dhe se fundi
    energjia…..atije i ka zene duart kjo pune…..kushtet per mua i ploteson me mire se ky
    ujku i Cerrikut……nuk po tallem.Patozi eshte viktime e vetevetes ……eshte thjesht nje Lul
    i dyte.

  4. A.vlora says:

    Boll mos e tepro, se dote gjeje si Holldashi.

  5. mira says:

    PD=fytyre nallane

  6. arben patoku says:

    malo ziu….kur Astrit patozi bente politike lul basha bente kamarierin ne rinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje