PDIU sulmon KQZ-në për mandatin e Shpëtim Idrizit: Po sillet si trupë partiake

1 Korrik 2017, 20:53Politika TEMA

PDIU ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratës së anëtarit të KQZ-së, Bledar Skënderi, i cili thotë se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0.1 %.

Sipas PDIU-së, ky është rasti kur anëtari i KQZ-së sillet si militant partie. PDIU akuzon KQZ-në se nuk i hedh të dhënat në sistem për tre kuti që pritet t’i japë mandatin Idrizit.

Deklarata

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, deklaroi sot se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0.1 përqind. Ky është rasti kur anëtari i KQZ sillet si militant partie, dhe jo si komisioner e administrator i procesit.

Ne po presim verifikimin e të gjithë procesverbaleve dhe rezultatin përfundimtar për të bërë me dije pozicionin tonë ligjor dhe në gjithë informacionet që ne kemi, ky është mandati i PDIU-së.

Anëtari i KQZ nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të vetē KQZ, që ka 5 ditë që nuk i hedh të gjithë të dhënat në sistem. Kemi pritur deri tani certifikimin e të dhënave sipas procesverbaleve, proces i cili ka nisur me korrektësi, sipas Kryetarit të KQZ.

PDIU dënon deklaratet e anëtarit të KQZ që prononcohet pa dalë rezultatet e vetë KQZ. I kujtojmë që është vendosur në atë post nga një parti politike, por për të administruar vetëm sipas Kodit Zgjedhor, votat e shqiptarëve.

I bëjmë thirrje KQZ të mos sillet si trupë partiake, por si administratorë të betuar për administrimin e votave të shqiptarëve bazuar vetëm në Kodin Zgjedhor.

2 komente në “PDIU sulmon KQZ-në për mandatin e Shpëtim Idrizit: Po sillet si trupë partiake”

  1. fieraku NGA varibopi says:

    Merr një numër o Idriz ë në rradhë me të tjeret

  2. ABC says:

    Te tere thone…te dhenat qe kemi ne. Po te dhenat zyrtare i ka KQZ-ja apo se cili ka te dhena zyrtare sipas qefit te tij. Me te te dhenat qe kishte Likja dilte parti e pare por ja qe te dhenat zyrtare e nxoren te tretin. Perse nuk marin si shembull votimet e zgjedhjeve lokale te Kavajes ku PS humbi per nje grusht votash dhe as qe u be debat fare dhe u pranua humbja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje