Rama njofton tur në gjithë Shqipërinë me deputetët e rinj, para krijimit të Qeverisë së re: Është koha të dëgjojmë qytetarët

1 Korrik 2017, 19:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se muji korrik, do të jetë një tur i madh nëpër Shqipëri i tij dhe deputetëve socialist, për të dëgjuar këreksat e qytetarëve.

Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore.

Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre.

Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësve tanë në çdo qark.

Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me Qeverinë e Re, një seksion i veçantë i saj do t’i shërbejë posaçërisht çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.

Pas këtij turi 30 ditor, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark.

Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës.

Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap✌️??”, shkruan Rama.

24 komente në “Rama njofton tur në gjithë Shqipërinë me deputetët e rinj, para krijimit të Qeverisë së re: Është koha të dëgjojmë qytetarët”

  1. Arb says:

    Po fushaten per cfare e bere? Vetem per batuata? Nuk kishe kohe te degjoje qytetaret. Me qe ra fjala, perkrah policise bashkiake te tiranes, dikur nje hapesire publike per banoret, ka filluar ndertimi i nje kompleks pallatesh per te cilen leja ishte dhene qe ne shkurt, ndersa ndertimi filloi paturpesisht fiks nje dite pas perfundimit te zgjedhjeve. E dinit qe do te humbisnit vota nese do te fillonit me pare. Kjo tregon qe nuk ndryshoni shume, por jeni tepsi me cilesore, material cingato.

    1. Zigur Qarri says:

      Sheshi ne qender u inagurua pak para zgjedhjeve,masakrimi direkt pas zgjedhjeve!
      Erion Velia eshte personi politik me negativ ne Shqiperi.Makiavelisti i kohes moderne.

      1. era says:

        shume e vertete, por e ka te lehte se ka popull mjeran

    2. spartaku says:

      Albi! Bjeri legenit ti bjeri.Si nuk kupton se Edi Rama si kryeminister,po bene gjene me te madhe duke biseduar me popullin per hallet e popullit.Por ju te atij kallepi nuk u inereson kjo, por duke nxier mbroçkulla e pislleqe nga goja.

      1. Hasani says:

        Kështu bisedonte E. Hoxha…gju me gju me popullin. O syleshe të mësuar skllevër.

  2. arben patoku says:

    pse deri tani ke ka degjuar? padyshim oligarket gjakpires….o popull dele me nje kryeminister pikturist/oligark dhe injorant.

  3. Meta ik says:

    Per Ramen, a nuk i degjove qytetaret kur bere fushate? Mos na zhgenje tani, por qeveris.

  4. Eri says:

    Ky, eshte me Goebels se Goebelsi

  5. H.D. says:

    Pershendetje Z. Kryeminister!
    Me sa degjome, Populli kerkon Administrate meritokratike ne profesion dhe me kulture ne mardhenie me publikun qe nga niveli me i ulet e deri tek nivelet me te larta. Shqiperia eshte e te gjithe shqipetarve. Te mos kete asnje dallim partiak ne perzgjedhjen e punojnsve te administrates, por vetem te jete i ndergjegjshem, me karakter, profesionist dhe i afte per vendin e punes qe do i ngarkohet me konkurs.

    Kerkese eshte: Me ane te nje administrate profesioniste, ndoshta edhe me konsulente, te zgjidhet problemi i pronesise, i cili po konsumon shume enegji nga energjia e popullit dhe po krijon shume hasmeri. Te ngrihet Taks-force dhe sipas denoncimeve, te kontrollohet origjina ligjore e çdo titulli pronesie duke vene para pergjegjsise kedo qe ka shkelur ligjin duke paguar edhe demin qe ka shkaktur sepse kete dem skane perse ta paguajne taksapaguesit qe i kane paguar rroge punonjsit te shtetit. Populli thote nje fjale: “Frika ruan vreshtin” dhe ne rastin konkret “Frika te zbatoje dhe mbroje Ligjin”.

    Po u realizuan keto, te tjerat ecin.

  6. Tetovari says:

    U kthye ai qofte largu tu shkerdhej manane votuesve qe i dhan voten bordelo hesapi

    1. Taqka says:

      Kurse mamanë tënde do ta shkerdhejme ne që i dhamë votën. I çoj ndonjë poçe vazeline se jena shumë

  7. rrumpalla says:

    pse merr pall, tani do t’i degjosh qytetaret ti !!

  8. Xen deledashi says:

    Me këtë mendje që ke, edhe 20 vjet të tjera ke për të qeverisur vendin !

  9. Probleme me adinistraten,VKM jane per Keshin e Ministave apo per digasteret, E kam fjalen per INSIG un dhe Drejtorine e sigurimeve Shoqerote Tirane,Ne te dy keto digastere ka disa punonjes medioker dhe qe jane punesuar me arsye te ndryeshme,por qe jane ne kundershtim me ligjin, jane medioker te pa afte dhe interesagjinje,Eshte turp te thuhet qe kam mbi 9 vjet qe kerkoj nje gjysem pensini per gruan dhe nuk gjej zgjidhje,NE asnje pergjigje nuk permenden VKM SI ai i prezences se librezes se punes qe te jete i rregullt me firma dhe vula,K u merren vite pune edhe transfertat qe kane marre nga viti1993 e ne vazhdimKy eshte nje rast imi,por sa ka si ky,P o e lexuat ju faliminderit nr tel,0697263641

  10. xhemal says:

    po realizon ate qe i premtoi njerezeve per ta kethyer administraten ne sherbim te njerezeve .skini pare gje akoma po hapet sheshi per skrapin

  11. DETARI [email protected] says:

    NJi pjese njerezish,mire qe jane injorante ose dashakeqe , por nuk rrine edhe pa llapur !
    Kur nuk kupton nji gje qe behet fjale,,,pyet !

    ——————————————————————————————————————————-
    Edi Rama , ne ndryshim 1000 % nga ata qe qeverisnin edhe me pare ,por dhe nga ata qe kishte qeverine e kaluar ,kerkon qe pasi mori ok- , nga populli,te dali dere me dere dhe te degjoje kerkesat ,problemet dhe mendimet e tyre .

    Disa thone se pse nuk i beri keto gjate fushates ?
    —-Gjate fushates shpaloset nji program qe ka nji parti .———
    Kurse tani fillon zbatimi i programit por edhe degjimi i njerezve,………gje qe hajvanet qe komentojne ,nuk besoj se e kane pare ndonjihere ne enderrr,e jo nga partite qe votojne !

    Eshte megjithmend nji fantastik dhe FENOMEN,me te gjitha keto qe mendon te beje .

    I uroj nji pune te mbare, kurse zagaret dhe injorantet, le te rrine ne zagarllikun dhe injorancen e tyre !

    1. Hasani says:

      Kur e dëgjove programin ti??? Na e thuaj ta lexojmë.

  12. optimizem per vendin says:

    Demokracia te jep te drejten te zgjedhesh, lirine per te folur dhe krahet per te fluturuar ne gjithe boten, pvaresisht pengesave qe te dalin perpara. Kur ke kembenguljen, pergjegjesine, patriotizmin, seriozitetin per te bere pune e per te sherbyer, ngre larte figuren tende por rrit dhe dashurine e njerzeve nga sherbimi qe u ben. Bravo, Edi Rama dhe grupi qe ke prane i Partise Socialiste. Trim i mire me shoke shume.

  13. Nje version tjeter qe tregon per korrupsionin e tyre eshte edhe rasti i imi dhe disa shokeve te mij, Kemi dale ne reforme me 31,12,2002 dhe deri me 31,12 2004 jemi paguar me reforme,Ne vitin 2009 pati nje ndtyshi te satatuesit,i cili hynte ne fuci ne vitin 2003, Nje pjese e ushtarakeve i moren shtesat e asistenves nga ky vit e deri ne 2009 nje pjese nuk i morem,ndoshta edhe per mungese informacioni,Kemi bere kerkesa per me na i kompensuar dhe na thojme qe keto nxirren me gjygje,Lind pyetja Pse me gjygje,kur ti letrat i ke ,sa na ke paguar dhe duhet me na paguat, Nr im i telefonit 0697263641

    31

  14. Doktori says:

    Keto ftesa per “zerin e qytetareve” jane njesoj si ato qe beri Berisha ne 2005 me ate numrin e famshem te telefonit per sms e denoncime qe nuk zgjidhen asgje ,por i sherbenin pushtetit te Saliut thjesht e vetem per te shantazhuar,gjobitur dhe presionuar zyrtaret e denoncuar nga qytetaret. Propagande dhe fasade e provuar dhe sterprovuar kohe me pare qe nuk i beson njeri.
    Nese vertet doni zerin e qytetareve,shkoni ju tek ata.Ne shkolla,ne spitale,ne ente dhe ndermarrje publike.Beni sondazhe dhe pyetesore se si jane punet, si e ushtrojne pushtetin drejtuesit e emeruar si shoke,familjare,seksere te ministrave dhe deputeteve apo thjesht parelinj qe e kane blere postin me qellim per ta rrjepur. Pyetini mjeket,mesuesit,infermjeret,ekonomistet,inxhinieret,juristet si punojne ata qe kane ne krye,kujt i sherben menyra e tyre e drejtimit,cfare duhet bere per te permiresuar punet. Dhe keto shqetesime dhe sugjerime te profesionisteve qe punojne dhe kontribuojne prej vitesh shqyrtojini me vemendje dhe pergjegjshmeri e mos i hidhni ne hale ngaqe denoncojne tarafet dhe klanet tuaja te drejtimit. 80-90 perqind e ketyre shqetesimeve mund te zgjidhen menjehere se nuk kerkojne para,por duan vetem aftesi ,perkushtim dhe ndershmeri qe ju mungon drejtuesve te paafte, medioker apo atyre mafioze dhe abuzive.

  15. ADRENALIN says:

    tek ish parku i autobuzeve , lulishtja qe u be ne kohen e lulit , lali eri ka dhene leje per betonizim te behen pallate njesoj si padroni i tije ram betoni,
    Perse nuk e rrethuat nje dite para zgjedhjeve, ta gezosh Baftjar .

  16. . says:

    Eshte i vetmi kryeminister qe mer mendim nga populli,dhe kjo do te thote bashkepunim qeveri popull.Kush nuk e kupton ben mir te heshte.

  17. KAVAJOTI says:

    Leri xhirot me agallaret se jan kosto qe paguan populli>>> thirri mendjes <<<!

  18. Arberor says:

    Nuk ka asgje te keqe ky tur. Ashtu bejne edhe presidentet ne Amerike mbasi marrin mandatin, fillojne bejne turin e falenderimeve, por gjithashtu here pas here gjate presidencise shkojne ne ato zona ku kane premtuar qe do te bejne zhvillimet per te folur direkt me popullaten per ato qe kane arritur dhe cfare duhet te bejne akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje