Komunistët morën vetëm 8 vota në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, shpërthen kreu i PKSH, ja çfarë thotë

2 Korrik 2017, 08:37Politika TEMA

Partia e Komuniste e Shqipërisë konkurroi me 143 kandidatë në zgjedhjet e 25 qershorit. Siç ishte e pritshme, ajo mori një rezultat të dobët në zgjedhje. Deri një ditë para votimit, kryetari i PKSH-së, Muharrem Xhafa (në foto me Nexhmije Hoxhën) i bënte thirrje ndjekësve të votonin nr. 16, pra partinë që ai drejton.

GSH.al kontrolloi rezultatet e kësaj partie dhe vuri re se PKSH ka marrë 1024 vota ose 0.6% në rang kombëtar. Por, ajo që bie në sy është se në vendlindjen e themeluesit të Partisë Komuniste, Enver Hoxhës, kjo parti ka marrë 8 vota. Mund të thuhet se në qytetin e Gjirokastrës, përkundër 10 mijë votave të PS-së dhe 5.898 të PD-së, janë edhe 8 nostalgjikë “të kuq”. (grafiku më poshtë)

Nga ana tjetër, Peza, një tjetër bastion “i kuq” i ka dhënë PS-së 63% të votave, ndërsa PD-së vetëm 15.9%. Ndërkohë, Partia Komuniste ka marrë në Pezë… 1 votë.

Por, kete realitet nuk e ka pranuar kreu i PKSH-së, Muharrem Xhafa. Sipas tij, vota e komunisteve u tjetersua.

DEKLARATA E PLOTE E MUHARREM XHAFES

Borgjezia nuk mund t’i fshijë nga jeta politike e shoqerore e vendit Partine Komuniste dhe alternativen e saj!

Krejt ndryshe nga si mendojne disa njerez, kete e treguan edhe zgjedhjet e 25 qershorit 2017!

Nje mik” me dergonte ne fb. foton qe shihet dhe nje tekst se PKSH-ja ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ka marre ne Gjirokaster, ne vendlindjen e Enver Hoxhes, 8 vota dhe ne vendlindjen e Myslim Pezes, ne Peze, 1 vote! Ndersa ne shkalle vendi rreth 1027 vota?!

Mesazhi ishte krejt i qarte, po “miku” kishte “harruar” te thoshte “nje gje te vogel” : O njerez, ja nje prej deshmive me tronditse te vjedhjes dhe tjetersimit te votave te komunisteve ne zgjedhjet kuvendore te 25 qershorit 2017!

A ka gjirokastrit, pezak e shqiptar te ndershem, qe ta pranoje nje genjeshter te tille si te vertete?! Mbase, po veshtire eshte te kete! U leverdis, kjo dihet, po edhe bijte e bashkepunetoreve te fashizmit, edhe antikomunistet e antienveristet prej Peze, Gjirokastre e rrethesh te tjera te vendit, nuk e besojne nje genjeshter te tille!

Parti politike te borgjezise herepashere do te eleminohen nga jeta politike e shoqerore e vendit, po kjo nuk do te ndodhe kurre me Partine Komuniste te Enver Hoxhes!

Sidoqofte, komunistet duhet dhe do te nxjerrin mesimet e nevojshme!(gsh.al)

4 komente në “Komunistët morën vetëm 8 vota në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, shpërthen kreu i PKSH, ja çfarë thotë”

  1. taraboshi says:

    O sh.Muharrem Mire bani me kerku rinumrim votash ne gjirokaster dhe atehere jua perplasni ne fytyre rezultatin.

  2. dyl patllakja says:

    paska dale dhe sorra plake me ket te rrotkarizumin..o te dhjefsha pezen e juj

  3. peço says:

    8 vota? Shifër e arsyeshme! Për kaq spitali psikiatrik nuk vihet në vështirësi për hapsira akomoduese.

  4. Glauku says:

    Dèshiroj ti pèrshèndes kèta DY personalitetet kètu lartè nè foto me respekt : TUNJATJETA !!! Dita e votimeve èshtè si njè ditè e djelè pazari ku njerèzit blejnè dhe shesin mallrat e tyre. Kush mè shumè e kush mè pak, sipas mundèsive dhe nevojave, pèr konsum tè pèrditshèm. Nèse çdo mall ka njè çmim tè caktuar, èshtè njè mall qè as nuk blihet dhe as nuk shitet qè nuk ka çmim dhe AI “mall” èshtè Shqipèria e ENVERIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje