Shqipëria duhet të vërë rripin e pantallonave!

2 Korrik 2017, 08:29Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Dihet se dy nga paraardhësit tanë të mëdhenj, Konstandini i madhi i Ilirisë dhe Mehmet Aliu, kanë ndërtuar dy nga pikat më të rëndësishme lidhëse të botës, të cilat qëndrojnë të tilla edhe sot e kësaj dite. I pari themeloi Konstandinopojën dhe i dyti ndërtoi Suezin.

Në fantazinë po të doni merreni dhe të një nacionalisti të sëmurë, do të kisha pasur gjthnjë dëshirë që statuja e Konstandinit të madh të ishte aty në Durrës, apo në Vlorë…Nuk është dëshirë e lidhur vetëm me historinë, por së pari si një kujtesë se kjo rrugë, përkundër mendimit të zakonshëm, duhej të ishte prapë, e jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të tjerët, një nga më të rëndësishmet.

Në ndryshim nga ne, rëndësinë e saj e kuptuan të parët grekët, të cilët e zëvëndësuan Egnatian e madhe të Konstandinit me Egnatian e re, e cila kësaj radhe nuk fillon nga portet e Shqipërisë, Vlorë dhe Durrës, por nga Igumenica.

Problemi mund të quhej i mbyllur dhe në rastin e zakonshëm duhej ta lidhje mosvëmendjen tonë me gjendjen e vështirë që kaloi vendi në periudhën e tranzicionit, apo me lobet e fuqishme të fqinjëve, që ndryshe nga ne, i shfrytëzuan shanset e tyre më mirë.

Po a është vërtet një problem i mbyllur dhe ne mund të themi se e humbëm përfundimisht trenin që na fuste akoma më shpejt në Evropë nëpërmjet këtij instrumenti të rëndësishëm?

Besoj se jemi ende në kohë, nisur thjesht nga portet tona, veçanërisht ai i Vlorës, që në potencialin e tij është jo vetëm shumë herë më i rëndësishëm sesa i Igumencicës si kapacitet, por edhe se shumë nga portet e rëndësishme të Evropës apo më tej.

Vepra e Konstandinit të madh e shndërroi faktikisht rrugën midis dy Romave për shumë kohë edhe rrugën më të rëndësishme të botës së lashtë.

Në Shqipëri, kjo rrugë, me dy degëzime dhe e quajtur Egnatia, vinte nga Vlora dhe Durrësi, kryëzohej diku të themi midis Rrogozhinës dhe Elbasanit për të shkuar drejt Konstandinopojës apo Stambollit të sotëm.

Gjithnjë kur kaloj afër Rrogozhinës, ku vetëm disa kohë më parë, ndoshta një vit, ka një rrethrrotullim që mezi u bë pas dhjetë vjet përpjekjesh, buzëqesh me hidhërim. Dikur, në kohërat e para pas luftës së dytë dhe deri nga vitet ’70, Rrogozhina ishte një tip dispeçerie nga ku mund të shkoje drejt Jugut. Gradualisht ajo e humbi rëndësinë.

Megjithatë është kurioze se me gjithë politikën e dështuar ekonomike, Hoxha,e pa pak më tej se ajo Elbasanin si një pikë centrale apo dispecerie nga mund të krijoje një farë baraslargësie me gjithë pikat e tjera të vendit. Ai ndërtoi aty Metalurgjikun dhe po aty ishin edhe rezervat shtetërore.

Po le të kthehemi në temë.

Rruga Egnatia e shndërroi vendin tonë për shumë kohë si një vend tranzit. Besoj se kjo karakteristikë pati dhe anën e saj negative. Nuk e lejoi vendin asnjëherë të ndërtonte shtet të rregulllt, apo të themi me termat e sotme, administratë reale shtetërore.

Kjo karakteristikë vazhdoi edhe pas rënies së Romës katolike. Prej brigjeve tona shpesh shkohej drejt Romës së Konstandinit, qoftë edhe për ta pushtuar apo plaçkitur atë.
Pushtimi turk e humbi këtë karakteristikë për 500 vjet rresht dhe e shndërroi Shqipërinë një zonë thjesht kufitare të perandorisë. Arsyeja duket elementare.

Nga të gjitha perandoritë e fuqishme që kanë ekzistuar në kohëra, Turqia ishte më e dobëta si fuqi detare. Në këtë sens ajo e shihte të paleverdishme zhvillimin e dy qyteteve, Durrës dhe Vlorë. Mund ta shohësh këtë edhe në tablo të të huajve që të tregojnë se Durrësi i viteve 1500 ishte shumë më I zhvilluar se ai që erdhi më vonë. E kjo për arsyen e treguar më sipër.

Po nisur nga kjo pikëpamje, besoj se për ta ishte më i rëndësishëm kalimi nëpër Evropë nëpërmjet rrugëve tokësore. Arsye po e mjaftueshme kjo për të kuptuar pse Beogradi nuk e humbi rëndësinë e tij për një periudhë të madhe të ekzistencës së perandorisë turke.
Periudha turke bëri që Shqipëria ta humbte rëndësinë e saj në të gjithë planet. Ekzistonte vetëm një interes i Austrisë që, me dobësimin e Perandorisë turke, mundohej të pengonte me çdo mënyrë penetrimin e Rusisë nëpërmjet rrugëve tokësore drejt Konstandinopojës apo Stambollit të sotëm. Historianët tanë nuk e kanë paraqitur hollësisht këtë specifikë gjatë periudhës së Hoxhës për shkak të marrëdhënieve që kishte ky i fundit me Rusinë. Në vend të një studimi të hollë të çështjes, për shkak të këtyre marrëdhënieve, hidhej gjithnjë për konsum vetëm fakti se Lenini kishte denoncuar vendime të Traktatit të Londrës për copëtimin e Shqipërisë.

Periudha e pavarësisë apo e ajo e Zogut zhvilloi dalëngadalë disa rrugë të tjera, si Durrës-Bari, Korçë –Follorinë, Gjirokastër-Janinë, apo Shkodër –Mali i Zi.

Periudha e Hoxhës, që shpuri në izolimin e vendit, megjithatë kishte një specifikë interesante. Pavarësisht armiqësive të tij me Jugosllavinë, ai ishte detyruar të shfrytëzonte këtë të fundit, ku kalonte pas Luftës së ftohtë edhe një nga korridoret më të rëndësishme që lidhte Lindjen me Perëndimin, apo ndryshe, Korridorin 10. Ky I fundit që niste nga Evropa qëndrore, shkonte në Budapest-Beograd, Shkup-Selanik dhe së fundmi Stamboll.

Shanset tona për të rivitalizuar pozicionin tranzit që mishërohen te ai që e quajmë Korridori i 8-të vijnë dhe forcohen pak përpara luftës në ish-Jugosllavi, e cila veç të tjerash, pezulloi për njëfarë kohe edhe Korridorin 10.

Po a e shfrytëzuam këtë dhe cili ishte pozicioni real I fqinjëve?

Italia e shihte Durrësin, apo Vlorën më pak, si zgjatim i porteve të Italisë së jugut, për të hyrë në zemrën e Ballkanit. Italianët kishin më përzemër Durrësin. Edhe deri para pak kohësh mund të shihje në Bari tabela të mëdha që flisnin për rëndësinë e Korridorit të 8-të, por që në thelbin e tij si pikëhyrje në Shqipëri portin e Durrësit… por jo Vlorën.

Natyrisht, Vlora dhe porti i saj nuk mund t’u leverdisë shumë si Italisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, siç u theksua më parë, e zëvëndësoi Koridorin 8 nëpërmjet portit të Igumenicës dhe Egnatias së re.

Korridori 8-të avash-avash kaloi në “kalendat greke” dhe asnjë politikan i Shqipërisë nuk flet për të, prej një kohe të gjatë.

Në një vështrim minimalist të problemit, Korridori 8 është domosdoshmëri nëse sheh hartën e Shqipërisë. Duke ndjekur gjurmën e tij, nisur ashtu si në kohën e Konstandinit të madh, e kupton se ajo është distancë më e shkurtër, që të lejon të hysh e të dalësh prej vendit. Duke mos e ndërtuar atë është njëlloj si ta lësh një njeri pa “rripin e pantallonave”.
Ky rrip është domosdoshmëri edhe për arsye më të mëdha. Nëse Shqipëria do të ndërtonte Portin e Vlorës, ajo besoj do t’i jepte Kooridorit 8 lavdinë që i dha dikur Konstandini.

Potenciali i madh i tij, (llogaritet se ka një thellësi më të madhe dhe basen shfrytëzues natyror disa herë më të madh se ai i Roterdamit) lejon që Korridorin 8 ta ndërtosh me lekët e të tjerëve. Kjo në kuptimin e rentabilitetetit që atij i sigurohet nga ky port.

Potencaili i madh i Vlorës lejon jo vetëm Shqipërinë, por dhe fqinjët e saj ta shfrytëzojnë atë dhe Korridorin 8. I shtyrë më tej drejt Shkupit, ku kryqëzohet me Korridorin 10, ai e shumëfishon epërsinë e tij.

Po le ta zëmë se jemi brenda atyre fantazive që në fund të fundit nuk dëmtojnë njeri. Dhe le ta pozojmë problemin thjesht. A i lejohet një vendi që ka një shtrirje të tillë në hartë të mos lidhë dy pikat më të shkurtra të tij hyrëse dhe dalëse? Është si thashë më parë, në një krahasim që dikujt mund t’i duket vulgar, të lësh një njeri pa rrip pantallonash.

Unë besoj që nëse Shqipëria nuk do ta vendosë këtë “rrip pantallonash” duke shfrytëzuar pozicionin e saj gjeografik, pavarësisht dëshirës apo mosdëshirës së fqinjëve, bën një nga ato gabimet që do ta mbajnë në një varfëri edhe për shumë kohë.(konica.al)

 

15 komente në “Shqipëria duhet të vërë rripin e pantallonave!”

  1. Don says:

    Shikoni sa po rritet cmimi i cobaltit dhe vanadiumit (V2O3) ne bursat dhe tregun nderkombetar. Keto perdoren sot per baterite Redox te acumulimit te energjise elektrike dhe per baterite e makinave Tesla (anode vanadium & lithium dhe cathode cobalt&lithium) . Shqiperia eshte e pasur ne keto elemente qe sot percaktojne zhvillimin e revolucionit teknik e teknologjik. Hapni syte se dikush po i ben yzmetin pa u ndjere kesaj pasurie ndersa shqiptaret po merren me politike. Qeveria shqiptare duhet te ndertoje nje plan strategjik zhvillimi te ketyre pasurive dhe per kete duhen njerez te ditur dhe jo militante qe shperblehen me poste qeveritare. AKBN ja ne shqiperi eshte gropa e zeze e krimit ekonomik ne shqiperi. Hapeni dhe aty do te shikoni vjedhjet dhe shperdorimet katastrofike te bera nga militante partiake ca nga padija e ca nga urija per te vjedhur. Te rishikohen urgjentisht koncesionet minerare dhe termat e negocimit. Vanadiumi dhe cobalti jane bere sot materiale strategjike dhe ne tregjet nderkombetare ato kane vetem rritje. Kerkesat per to deri ne vitin 2020 parashikohen te rriten mbi 150%.

    1. Edkari says:

      Shqiperia duhet te vere rripin e sigurimit se timonin e ka nje psiko

    2. Savon says:

      Cfare the mo,cobalti?
      Po uzinen e cobaltit,ate qe quhej “UZINA NR.12” e ndertoi socializmi,por kapitalizmi antishqiptar e rrenoi per interesat serbe qe shqiptaret te vuanin per buke!
      E rrenuan drejtesine dhe tani bejne sikur duan ta reformojne!
      Nje tallje mizore me popullin shqiptar!
      Dikur Enver Hoxha nga bakri nxirrte lingota floriri,nga kromi nxirrte ferrokrom etj por kapitalizmi i rrenoi dhe tani shteti merr borxhe nga FMN qe te paguaje pensionet!
      Turpi ju mbulofte o qeveritare kriminele te 27 vjeteve,qe e late popullin ne mjerim!

  2. Aldo says:

    Z. Nazarko ka shume te drejte ne analizen qe beri dhe problemin qe ngre. Jo vetem qe do i jepte hov zhvillimi ekonomise por do hapte perspektiva te reja. Deri ketu e ka shume mire por I ben hesapet pa ” hanxhinjte ” ( qe kryeqeveritaret tane ) . Ky zhvillim i Shqiperise nuk ju intereson, jo vetem fqinjeve tane te “dashur “, por as “hanxhinjve ” qe mjaftojne disa zarfe te majme per te ndryshuar dhe vonuar projektet apo per ti anulluar Ato. I kane dhene provat keto 27 vjet qe me korridorin 8 , portin e durresit, dhe shume projekte te tjera. Nga shqiptare trima u kthyem ne shqiptare sylesha qe nuk po e ngreme zerin dhe protesten kunder padrejtesive dhe korrupsionit masiv ne vend, me vjedhjen dhe shperdorimin e fondeve publike me vjedhjen dhe shkaterrimin e pasurive dhe burimeve natyrore. Domethenia e fjales Demokraci ne Shqiperi nuk ka vlere. Po na e vrasin ndergjegjien , shpresen, krenarine dhe te ardhmen kjo fare e intoksikuar politikanesh qe duan te mbushin xhepat me cdo kusht ne kurriz te ketij populli.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Don pse ja kujton apo ti heqin qafe edhe ato me koncesion
    Nga cfare shkruan dukesh qe je i afte per te bere dicka per kete vend
    MOS rri anonim dil denoncoi se do kesh mbeshteten e te gjithe popullit
    Edhe nazarko mund te jete i afte
    Po’ i ka ngel ora te lenini dhe Enveri.

  4. shefi says:

    Mire e nise o Nazarko. Por nuk eshte nevoja ta besh Konstandinin ilir. Nuk ka asnje gjurme historike qe ai te kete bere dicka qe te kujtoje Ilirine

    1. Abc says:

      Po shyqyr qe paskam dhe nje tjeter qe mendon njesoj si une. Kostandini s kishte asigje ilire. As emrin quhej Flav Valer Aurelio Kostandin. Emrin e plote madje e kishte Flav Valer Kostantin Pius Feliks Invictus Maksimus i biri i Flav Valer Kostancit i njohur dhe si Kostanc Klori se ishte shume i zbehte nga surrati. E ema Po ashtu quhej Flavia Julia Elena. S kishte asnje lidhje me Ilirine. Kostantini Nuk kishte as gjakun dhe as formimin ilir. Ishte romak bir romaku dhe vetem ata qe s e kane haberin nga historia por perserisin vetem dokrra e mbajne per ilir duke treguar injorancen e tyre. Me vjen keq qe mesohej ketyre eshte rreshtuar dhe Nazarko i Madh. Nuk e lexova me tej se paragrafi i pare kete opinioni e sotem.

  5. Ay says:

    Fshati digjet nazarko krihet…tipike per te zhvendosur opinionin publik, e ben shpesh dhe muci me ato tezat e tij qe te vijne kur je ne banje i zene kaps..

  6. Ago says:

    Z. Nazarko !
    Do isha dakort me ty, …….por ka nje problem te vockel.
    Qe te vesh rripin e pantallonave, duhet qe te kesh pantallona, e ……. te shkretat pantallona vishen permbi breke.
    NE NUK KEMI AS BREKE.
    RRJEDHIMISHT:
    1. DUHET TE GJEJME E TE VESHIM BREKE.
    2. DUHET TE GJEJME E TE VESHIM PANTALLONA
    3. PASTAJ E KA RRADHEN RRIPI
    PRAKTIKISHT KJO DO TE THOTE QE POLITIKANET TONE PA BREKE MUND TA JAPIN ME KONCENSION EDHE PORTIN E VLORES EDHE KORIDORIN 8 NE KUSHTE MBYTESE PER SHQIPERINE (KUJTO KONCENSIONET E NAFTES P.SH.).
    PRA BREKET ZOTERI, BREKET, KJO ESHTE IMEDIATE, …………..ME VONE EDHE, EDHE RRIPI (PRIVIZORISHT NA BEN PUNE EDHE USHKURI

  7. Dritani says:

    Don faleminderit per informacionin qe na dhe. Nga menyra e te shkruarit duket qe e njeh problemin me detaje. Dil dhe shkruaj me germa te medha per kete pasuri qe na e ka falur ZOTI, dhe po e grabisin rrufjanet e pangopur.

  8. goni says:

    Nazarko,kojton te kaluaren,dhe nostalgjija rikthehet perkohesisht ne ndjenjat e Njerezve qe thone ishte me mire atehere se tash.Por rrealiteti qendron,dhe shtrengimi i rripit,eshte mire te jete edhe tek Zoteri Nazarko me shoke,si dhe tek Punedhenesit e Tyre.Shpesh here ka kthim prapa,si ishte nga erdhem ,qfar ishim,dhe kjo ndodh tek qdo Popull ne Bote!Ndersa rrealiteti nganjehere neglizhohet,dhe kush ka ha e pi kush ska kenaqet me ndihmen sociale!Mendoj se kur i ben thirrje katunareve,te vijne ne Metropole,nje here Metropoli,te siguroje nje standart,baze.Shqiperia eshte mire te rishqyrtoje,rrjetin hekurudhore,duke menduar,qe sirena e trenit,te arrije Konispolin ne Jug,dhe Veriun e larget!Sepse shkrimi,ne shoqerim te nje gote birre,dhe copave te mishit,del i mire por harrohet shtrengimi i rripit!Kanibalet Njerezore,te ushqyer me mish e raki,me sugjuk e sallam,me fruata e perime,japin platforme se qdrejtim duhet shkuar,bejn programe,dhe pamflete,kurse Njeriu i ardhur ne Metropol humbet orjentimin dhe krejt shkrimet,ishin nje e kaluar.Pra teoria(shkrimi),bije ne kundershtim me praktiken,dhe Njerezit qe enderrojne per nje Jete ne Metropol,ku do te gjenin edhe Bashkeshortet,pas humbjes se orjentimit,levizin me veshtiresi,sepse rrjeti hekurudhor,mungon,dhe ne eshte i pranishem,eshte i ndare ne klase,ku klasi i pare,nuk begenise te ulet ne klasi e dyte e te trete,ndersa klasi i dyte ,deshiron shoqerine me klasin e pare,duke terheq pas veti edhe klasin e trete!Pra lidhja Katundare e Qytetare,eshte teorike(kjo jo komplete,sepse egziston lidhja Katundare e Qytetare,por tendenca eshte drejt shkuarjes jo te ksaj lidhje,epse edhe ktundaret e civilizuar tashme,preferojne jo lidhje me katundaret te ashtuquajtur jo te civilizuar!)Hyrja ne shekullin e ri,ishte e furishme,dhe e papritur per shumicen e Popullsise boterore,dhe veshtiresite,kapluan,me nje furi te rrezikshme te gjitha Shtetet e Botes.Te mos flasim shume per te kaluaren e paraLDB(qe pa me te voglin dyshim,eshte per tu denuar),por qndodhi me pas,eshte e rrezikshme,per jeten Njerezore,dhe furia qe kaploj Njerezimin,ne praghyrjen e shekullit te ri,dhe me pas,me qellimin e ndreqjes se gabimeve ,eshte e frikshme.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Tek ne nuk jepen koncensione, politikanet kane interesa te marrin kredi,prej tyre marrin interesin e fitimit ne dore !
    POPULLI FUTET NE BORXH NGA KREDITE,POLITIKANET PASUROHEN NGA PERQINDJET !

  10. katarakti says:

    Shkrim qe ia vlen te lexohet. Ngre probleme qe ia vlen te shqyrtohen. Por Korridori 8 nuk mund te ndertohet pa deshiren dhe angazhimin e fqinjeve. Sidomos Maqedonise. A kane interes vendet fqinje te zhvillohet Shqiperia?! Aspak. Pa folur ketu per makuterine e pushtetareve shqiptare gjate ketyre 27 vjeteve shkerdhatokraci. Mund te lexoni po te “Tema” intervisten e Jemin Gjanes sesi jane pasuruar politikanet shqiptare me koncesione dhe shitje tepasurive kombetare! Shqiperia sot ka nevoje per nje inteligjence qe te mos jete e lidhur me pushtetin. As me opoziten. Se kjo e fundit eshte edhe me e keqe se pushteti i sotem. Por kjo inteligjence nuk ekziston. Sot vendin e saj e kane zene biznesment bandite, politikanet hajdute, mediat e shitura te pushteti. Me 1990-ten ishte inteligjencia ne krye te puneve, ne krye te levizjes demokratike. Pas permbysjes se sistemit komunist vendin e saj e zune xhambazet, banditet. me nje fjale llumi qe nuk njihte din e iman. Kjo funderrine e Shqiperise u pasurua marramendshem pa njohur dhe respektuar asnje vlere njerezore apo kombetare. Shembullin e tyre e ndoqen politikanet. Si nje ndermarrje qe ka nevoje per nje revizor qe te kontrolloje veprimtarine e saj ekonomike, Shqiperia ka nevoje per nje revizor qe te kontrolloje se ku kane humbur pasurite e saj. Sii jane pasuruar dhe bere me vila dhe me konto jashte shtetit politikanet, gjyqtaret dhe shtetas te tjere qe burim zyrtar jetese kane pasur nje page modeste! Dhe ketu del ne pah roli i inteligjences me shpirt kombetar. Personalitete te tipit Volter, Zola, Gete qe e marrin perpara me shkelma sistemin qeveritar dhe i çjerrin masken. Kush merret me koncesionet ne Shqiperi?! Kush kontrollon tenderat?! Qeveria e sotme ne Shqiperi eshte disi me e mire se katastrofa e PD-se, por edhe ajo eshte larg me nevojat e shqiptareve te sotem. Gjithçka eshte mbuluar nga terri; TI ke dhene me koncesion mineralet, naften, metalurgjikun etj etj. Me nje fjale gjithe pasurite kombetare te vendit. Dhe nuk ke dhene asnje llogari. Nuk ka asnje lloj transparence se perse ky koncesion u dha me keto kushte dhe me kete çmim? Perse iu dha kesaj kompanie te huaj dhe jo asaj tjetres?! Ku kane vajtur miliarda dollare borxh qe Shqiperia u ka fajdexhinjve nderkombetare. Qe do paguhen nje dite me lot gjaku, siç po ndodh sot ne Greqi. Dhe shqiptaret ne vend qe te kerkojne llogari per te ardhmen e vendit te tyre apo te femijeve te tyre kenaqen me cirkun politik qe shohin ne televizor. Nje pjese tjeter perpiqen te largohen me bindjen se ky vend nuk behet me kurre. Vriten shqiptaret me njeri tjetrin per nje vije uji apo nje gardh, por askush nuk sakrifikon per te miren e perbashket! Askush nuk del ne demonstrata per t’ia bere qeverise 8 me 2! Dolen nje here per mbetejet kimike dhe bene shume mire, por e lane me kaq. Prandaj njerezit duhet te zgjohen. Ne fillim vitet ’90 nje shkrim i Ylli Popes apo Ismail Kadarese zgjonte dhe mobilizonte nje popull te tere. Sot shqiptaret vrasin njeri tjetrin per nje cope buke dhe i lejne maskarenjte e te gjitha kallepeve te hedhin valle ne kurrizin e tyre. Kjo eshte fatkeqesia.

  11. Asd says:

    Shume pak gjera varen nga ne.

  12. Kristaq says:

    O njerez kritik , Gjeja me e lehte ne jete eshte te besh kritiken, edhe kur nuk je kompetent per te. Lereni mendimin per punen te dale , e mos pengoni te shprehurin duke u kundervene me argumenta te konsumuara prej 25 vjetesh qe per fat te keq , ka qene detyre e politikes se derisotme ta deduktoj ne popull nepermjet mediave per te deformuar fjalen “pune” ne krim hajdutteri etj. Fjala “Pune” e ka humbur prej kohesh konceptin e vertet te saj dhe eshte zevendesuar me reklamen e genjeshter. Nuk duhet te jemi pessimist , mbasi jemi familjare e duhet ti japim kurajo e shprese brezit qe vjen pas, E kjo eshte detyra jone, e jo te shajme e te kritikojme, mbasi ky eshte ushqimi e teoria e atyre qe permenda me lart.
    Shkrimi ne fjale jep nje mundesi se si mund te punohet dhe me kete teme duhet te merremi. Nqs, ke mendim o njeri mundohu ta japesh e ta argumentosh. Por ama biseda e komunikimi te jete thjeshte vetem per temen se si mund ta zhvillojme. Me falni per nderhyrjn qe bera , por e ndjej te nevojshme te jap mendi se ky opsion komunikimi eshte edhe nje fare ulture se si duhet te bashkebisedojme. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje