Deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se zgjodhi të garojë për kreun e PD vetëm se beson që partia duhet ringritur dhe bashkuar.
Duke falenderuar mbështetësit, Patozi ka dhe një mezash për ta të cilëve u thotë se: “Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike”.
ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR
Të nderuar miq,
Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.
Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:
Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI
Jam shume dakord qe Basha eshte karabush,dhe e ka mare n’qafe PD-en,por me Patoza,Selama,Jozefina etj,nuk do keni gje ne vije.Nuk keni kapacitet lideri,dhe me e keqja eshte se tek moçali qe jeni ska njeri te sakte.
O Patoz! Mos u mundo ti hedhesh hi syve shqiptarve, nuk ka ringritje per PD !!! eshte formuar qe ne gen parti hajdutesh dhe tradhetaresh te kombit. Kjo parti e rritur dhe ushqyer prej fukarallekut te Shqiptareve eshte e destinuar te vdes!! Ne historiku n e saj eshte e mbushur me vrasje, fukarallek dhe poshterim per shqiptaret. Luftra e 97, gerdeci, vrasjet e panumerta te shqiptareve i faturohen kastes suaj ku edhe ti ke pjesen tende. Harrojeni te votojne me Shqiptaret per ju. Shpresoj te mos e gezoni gjene e vjedhur nga Shqiptaret. Prandaj ti patoz, zhelefina, Ben Imami e kompani beni mire te zhdukeni nga syte e Shqiptareve se jeni zhytur ne mut deri ne fyt.
Z.Patozi,ju patet guximin dhe thate, midis rreshtash, te verteten e humbjes se 2013 dhe ishit i vetmi qe bete kete,asnje tjeter nuk pati kurajo ta thote ne PD te verteten qe thate ju.Per ta mbyllur me fort kete te vertete ,Berisha beri “harakiri”,dhe me kaq cdo gje mbeti ne vend.Pa u thene te vertetat e humbjes se 2013-es nuk do te dalin asnjehere arsyet e verteta te humbjes se 2017-es.Per mua PD-humbi nga vetja jo nga kundershtari i cili ishte shume me lart ne cdo aspekt,por kjo nuk qe arsyeja kryesore e humbjes, une dua te them se PD-ne e braktisen te vetet,ata nuk votuan fare.Kjo eshte demokracia, c’ke mbjelle do te korresh.Respekt per ju z.Patozi,ndofta ju quaj figuren me te pa konsumuar qe mund ta mbani ate parti ne kembe.
Bravo Astrit!
Ke gjithe eksperiencën dhe motivimin e nevojshëm. PD ka nevojë për një forcë bashkuese qofte ajo dhe dikush që dashur pa dashur eshtë ngarkuar me energji negative nga qeverisja Berisha. Po fundja kush më shumë se Basha kishte energji të tilla e ja Basha u zgjodh. Mbase do I kish ndritur PD me të po të mos ish kaq miop, klanist I pashprese dhe mbase dhe me një fobi ndaj takimeve me anëtaresinë. Gjate dy viteve, me një rendiment të lartë dhe pareshtur arriti të largojë disa nga personalitetet më të shkëlqyera në zona si dënim për thashethemet se mund te kishin mbështetur Olldashin.
Suksese Astrit, jo për ty po për PD e për Shqipërinë
Astrit, nuk e kupton se koha ka ecur? Ti, Jozi, Imani etj jeni vjetru. Lere garen dhe shko voto per Lulin ose moshatar te Lulit. Ka hik koha jote, o Astrit!