DOSSIER/ Dokumenti sekret i vitit 1959: Luçie Miloti dhe Ana Kçira aventuriere, jetë të çthurur dhe tentuan arratisjen...!

2 Korrik 2017, 20:17Politika TEMA

 Nga Dashnor Kaloçi

Ekskluzive / Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe artistët….” publikon dokumentin sekret te vitit 1959 të gjeneral-major Mihallaq Ziçishtit për Liri Belishovën, lidhur me “problemet” që u kishin dalë organeve të Sugurimit të Shtetit, me dy artistet e njohura të Ansamblit të Këngëve dhe valleve Popullore dhe Estradës së Tiranës…?!

 Drejtori i Sigurimit: “Dy artistet e skenës, aventuriere, jetë të çthurur dhe tentuan arratisjen”

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një raport-informacion me siglën “Tepër secret”, i vitit 1959, ku zv/ministri i Punëve të Brendëshme, gjeneral-major Mihallaq Ziçishti, i cili gjithashtu mbante dhe funksionin e lartë të Drejtorit të Sigurmit të Shtetit, i dërgon Liri Belishovës, sekretares së Komitetit Qëndror të PPSH-së që mbulonte sektorin e artit, kulturës dhe propagandës. Siç shihet de nga dokumenti në fjalë, gjeneral Ziçishti i bën me dije asaj lidhur me “problemin” që u ka dalë organeve të Sigurimit të Shtetit që ai drejton, nga përpunimi (ndjekja, përgjimi dhe survejrimi) me artisten e njohur, Luçie Miloti, e njohur si një nga legjëndat e këngës popullore (asokohe dhe më pas soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore), si dhe kolegen e saj, Ana Kçira, konferenciere në Estradën e Shtetit në Tiranë. Të cilat sipas tij, jo vetëm që kanë shfaqur “sjellje jo të mira”, “jetë të shthurur dhe aventuriere”, por kanë tentuar dhe arratisjen?! Ajo që bie në sy në raport-informacionin e Ziçishtit, ku nuk ka asnjë përgjigjie apo shënim nga ana e Liri Belishovës, është fakti se për këto gjëra, ai sugjeron që “të shikohet me drejtësi trajtimi i tyre…” pasi në të kundërt, “prej tyre mund të pritej çdo lloj skandali”?! Me shumë gjasa kjo gjë nuk ka të bëjë më shumë me një “punë humane” të organeve të Sigurimit të Shtetit, se sa me atmosferën disi liberale që mbizotëronte në atë kohë në Shqipëri, edhe si rezultat i ndikimit të Moskës zyrtare në sajë të politikës liberale që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe denoncimit të krimeve të Stalinit. (Shto këtu edhe politikën pajtuese me Beogradin që Hrushovi insisonte të realizonte Tirana zyrtare në atë kohë, ndërsa dy artistet e njohur akuzoheshin për nxitje nga ambasada jugosllave?!) Gjë të cilat nuk mund të mos kishin rezonancë edhe në vëndin tonë si një nga satelitët më të bindur të Bashkimit Sovjetik. Por sa më sipër, në ”trajtimin” që sugjerohet për dy artistet e njohura, nuk mund të përjashtohet edhe versione të tjera, si p.sh. “përfitimiet personale” që shpresonin të kishin kuadrot e lartë të Sigurimit, nga ”këshillimi” që ata u bënin “objekteve” që kishin në përpunim, gjëra të cilat ndodhnin jo rrallë në punën e tyre?! Dokumenti publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                TEPER SEKRET

MINISTRIA E PUNVE TE BRENDESHME       Tiranë, më 18/IV/1959

DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT

Nr. 05- 154

LANDA:  Mbi Luçie Pal Miloti e Ana Gjon Kçira

                KOMITEIT QENDRR TE P.P. SHQIPERISE

                      SHOQES LIRI BELISHOVA

                                                  TIRANE

Ju informojmë mbi disa të dhëna që disponojnë organet t’ona për Luçije Pal Milotin soliste popullore në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, si dhe për Ana Gjon Kçira konferencjere në Estradën e Shtetit.

Të dyja këto, kanë një të kaluar mjaft të çthurur, aventurjere dhe në disa raste nën nxitjen direkte të funksjonarëve të Legatës Jugosllave, me të cla kanë pas kontakte, kanë çfaqur dëshirën për t’u arratisur.

Më von, të penduara për rrugën e gabuar që kishin marrë, i janë drejtua sekretarit të organizatës bazë të partisë duke pranuar gabimet dhe premtuar se nuk e tradhëtojn Atdheun dhe nuk e njollosin veten si tradhëtare. Në të njejtën kohë këto kanë çfaqur disa pretendime se nuk trajtohen mirë, gjë që i ka hedh në pakënaqësi.

Pakënaqësitë e tyre konsistojnë bë këtë çështje:

Këto pretendime dhe pakënaqësi, të përmëndurat i kanë çfaqur edhe para organeve t’ona, të cilat u thirrën me rastin e takimit që bëri për t’u mbytur në det Luçie Miloti me datën 26/II/959. Luçia kur u pyet para se tentoi të vet-mbytet, deklaroi se sa më sipër si dhe për disa fatëkeqësi që ka pas në jetë si sëmundje, e cila vuan nga T.O.b, vdekja e nënës, sëmundja e motrës, grindjet me të vëllezërit, etj. kjo gë mbas hetimeve t’ona të gjitha jënë të vërteta.

Duke marrë parasysh se të dyja këto kanë pranuar hapat, gabime dhe dënojnë të kaluarën, mendojmë të shikohet me drejtë trajtimi i tyre si nga drejtuesat, ashtu dhe nga gjithë kolektivi në ansambël dhe estradë, në të kundërt prej tyre mund të pritet çdo lloj skandali.

GJENERAL – MAJOR

(MIHALLAQ ZIÇISHTI)

 

8 komente në “DOSSIER/ Dokumenti sekret i vitit 1959: Luçie Miloti dhe Ana Kçira aventuriere, jetë të çthurur dhe tentuan arratisjen…!”

  1. lato says:

    Si s`keni turp qe botoni kto pacavure te sigurimit.Lucie Miloti eshte zeri hyjnor i qindra vjet kulture muzikore Shkodrane,e paarritshme ne jete te jeteve.Kane dashur t`i mekin kangen ne shpirt.Kurre nuk eshte trajtuar si Vace Zela dhe dhjetra te tjere te privilegjuar nga partia.sigurimi,ushtria.Po te kete tentuar arratisjen, mire ka bere te shpetonte nga ferri.Sigurimi ka qene mitra e cthurjes,thurjes,qepjes dhe cqepjes.Bravo i qofte Liri Belishoves qe ka disaprovuar ne heshtje kete provokim te vrasesit Mihallaq Zicishti,udheheqesit te batalionit te vdekjes qe pushkatoi pa gjyq 68 intelektuale Tiranas ne nentor 1944,

    1. spartaku says:

      Lato! ore laço,po mos e mere me kaq perpjekur.Sa per sigurimin e shtetit ne ate kohe ka qene nje nga instrumentet me te mire e te domosdoshem,qe ne saj te punes se tyre te pamoheshme,dhe personelit shume te pergatitur,dhe te talentuar,i zgjaten jete atij pushteti per 50 vjete.Kjo eshte merite e tyre dhe e Enver Hoxhes,qe ne mese te europes dhe te rrethuar nga te gjitha anet me armiq,ai mundi te mbijetoi me sukses,dhe nuk u tremb per asnje moment.Prandaj mos e nenvlefteso ate organizem shtetror,qe ishte syri dhe veshi i pushtetit popullore te asaj kohe.Sa per Luçie Milotin,eshte e vertete,qe ka qene artiste e madhe dhe zeri saj ishte brilant.Mburrje.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Pastaj mihallaqi e hengri te semes

  3. Shoku shpati says:

    Keto bukuroshe s’ jua paskan vare katunareve te sigurimit.

  4. Shoku shpati says:

    Keto bukuroshe s’ jua paskan vare katunareve te sigurimit.

  5. Shoku shpati says:

    Keto bukuroshe s’ jua paskan vare katunareve te sigurimit.

  6. Dani says:

    Jam me ty lato Po emrin e Lucije Milotit se ate tjetren se njoh fare gjeten keto ndyresira te perlyejne Dhe fotoja s`eshte eLucijes pore Liljana Cavollit kengetare ne Kosove

    1. Ballisti me cene says:

      Dava kurvash edhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje