Investigimi: Faktet e ndërtimit pranë “21-shit”

2 Korrik 2017, 21:15Politika TEMA
Investigimi: Faktet e ndërtimit pranë “21-shit”

Sot Lulzim Basha ka folur për herë të parë që pas humbjes së zgjedhjeve dhe “ngirjes” që i bëri vetes si kryetar i PD-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka deklaruar se “Lulishtja” pranë parkut të autobuzave ka qenë investim i tiji për qytetarët kur ai ishte kryetar i bashkisë Tiranë, ndërkohë që sot sipas tij ajo “lulishte” po prishet nga kryebashkiaku i ri.

Sot përmes një postimi të gjatë në Facebook, firma e ndërtimit i kujton zotit Basha se ka qenë pikërisht ai që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.

Madje, subjekti “Arlis Sh.p.k’ ka shkuar më tej kur ka thënë se “Në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi Kunatin për t’i “falur” një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit.

Ne e refuzuam këtë pasi ishte një “gjobë” për të lejuar dicka që vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e Kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur “lulishte” pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falem gjysmën e biznesit.”, shkruante subjekti në reagimin e tij në Facebook që është pasqyruar më herët në media.

Por, si është e vërteta e gjithë kësaj historie me lulishte e gjoba nga kunati i Bashës ndaj subjekteve private, por edhe se si në fakt është e vërteta e lejes së ndërtimit e dhënë me disa kushte të ndryshuara nga Bashkia e Tiranës.

Ka ca fakte të pakundërshtueshme që e sqarojnë qartë sagën e nisur nga Basha me kunatin që kërkonte para dhe që u mbyll nga bashkia e re.

Faktet janë se:

Trualli në fjalë është pronë private e një subjekti privat. Ky subjekt ka aplikuar për leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës, në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës të vitit 2013, kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha. Sipas këtij plani nën njësinë 7/8, parashikohen ndërtime banimi dhe shërbimesh. Pra, në zonën për të cilën Basha sot akuzon se po i prishet “lulishtja”.

Fakti tjetër që bën diferencën në fakt është se ky projekt i cili do të zhvillohet në 3 faza, ku Bashkia Tiranë do të përfitojë plot 5 mln euro taksë nga ndërtuesi.

Por ajo që bën diferencën është fakti se sipas dakordësimit bashki-zhvillues, në fazën e dytë subjekti të ndërtojë në formë donacioni një ndëtesë 5 katëshe për bashkinë e Tiranës dhe parking nëntokësor.

E ç’është më kryesorja, i gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit, pjesa tjetër do të jetë hapësirë e gjelbër dhe do i kalojë pronësia bashkisë, pra do të jetë aset publik.

Fakt është poashtu se bashkia nuk ka asnjë fuqi të ndalojë një subjekt të zhvillojë, për sa kohë ai subjekt plotëson normativat e zhvillimit te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi.

Thënë këto, është e qartë se Basha kryetar opozite sot, ka shkruar kundër Bashës kryebashkiak dje. E jo vetëm kaq.

Sipas kunatit të Bashës do kthehej në “lulishte” vetëm nëse nuk jepej rryshfeti i majmë (gjysma e pronës), ndërsa sot, do jetë hapësirë e gjelbër dhe prona si aset publik.

12 komente në “Investigimi: Faktet e ndërtimit pranë “21-shit””

  1. Zigur Qarri says:

    Kush eshte artikullshkruesi???Kush eshte porositesi,makiavelisti Veliaj???
    Erion Veliaj eshte personi politik me negativ qe ka Shqiperia,mashtrimin
    dhe fallsifikimin e ka si princip baze per arritjet e qellimeve te tij.
    Erion Veliaj eshte pikerisht ai provinciali tipik,qe pershkruan Shenasi Rama.

    1. L leshi says:

      O zigur q (k) arri po pse mer injorant mundohesh te tregohesh i zgjuar ti gomar ke lindur dhe ashtu do vdesesh….dhe dicka ai provinciali shenasi nuk e kishte per Erjonin por ju plehrave ai qe punon dhe kerkon zhvillim ju duket perovincial…

  2. ToniTR says:

    Ja pra qe krisma nuk ka pas…gjithashtu Bashkia e Tiranes do detyroj firmen e ndertimit te vendosi nga nje vazo me lule ne cdo ballkon dhe kjo do te permirsoj ndjeshem ne cilesin e ajrit ne qytet. Me ato leke qe do fitohen nga ndertimi i ketij pallati do mbillen me mijra peme ne dajt, ne fark etj..kuptohet derisa ti dali pronari dhe atyre se pastaj do shkulen. E rendesishme eshte qe femijet e tiranes te kenaqen duke thithur pluhur betoni dhe ti behen mushkerit gur, ashtu si truri dhe zemra i dashnoreve te betonit dhe mjeshtrave te P.R!

  3. DETARI [email protected] says:

    a ka me rr… k….se sa nji njeri qe dikur ne detyre ka dhene leje ndertimi dhe ikerkon edhe ti shqyeje gjysmen e pasurise tjetrit ,mu ne zemer te kryeqytetit dhe sot del e……….shkrihet,nga ngrirja qe i beri vetes pas dajakut zgjedhor dhe kritikon bashkine pse financon per bashkine !!!!!!!!

  4. sali Serbi says:

    Kjo eshte praktike e njohur qe ne kohen kur Saliu ishte president e mandej Kryeminister. Ate kohe ai dergonte gjithashtu kunatin e tij ose sekseret e djalit e te vajzes per te mbyllur pazarin pastaj merrte vendim per lejen e ndertimit apo liçencat.Ketu duhet kerkuar shkaku i deshtimit te PD per ata qekerkojne te verteten sepse populli i njeh mire keta letyra. I te njejt(es praktike ka qene edhe Ilir Meta me kuneterit e tij qekurse bridhnin me çanta neper qytete per te mbledhur leket e shkollave te patentave te drejtimit te automjeteve.Me pas ky u be fare banal dhe i pangopur me blloqet qe mbante per “borxhlinjte”.

    1. Tomi says:

      O zigur te qafte nena .

      1. Grigor says:

        Ha ha ha ha
        Dhe pastaj thone se ai Turkofagos ja fut kot për Ziken. Nuk bertet kot ai Ziikeee
        Po nuk ma shan njeri Ziken mua. Ziken e kam flori. Ma ka lene porosi Saliu. “Kujdes Ziken” më tha. “E kam mik për kokë. Ja kam bërë pashaportizimin në Kukës, se atje në Mallakaster përndiqej.”
        Po Zikja nuk e di. Shiko kur të fillojë të shajë. Po nuk ka gjë. Unë e bej per Saliun.

  5. loni says:

    O ZIGUR QARRI Po qenke DEBIL o ty mbyllte

    1. One says:

      Nuk dua te merrem me politike por me faktin qe Tirana eshte e pabanueshme. Oksigjeni eshte bere per ta kerkuar me lupe. Shih nga nje lartesi ne rrethina dhe te tremb reja e zeze vdekjeprurese qe e rrethon Tiranen. Ose shih cfare ndodh po te bie nje shi i lehte, gjithcka mbulohet me pluhur. Me gjithe keto, prape ne Tirane vazhdohet me mentalitetin qe mjafton te kesh nje toke dhe mund te ndertosh edhe pse qyteti shkaterrohet. Ka nje llogjike ku e mira e pergjithshme duhet te mbizoteroje mbi ate personale. E fundit, mesa mbaj mend nje nga premtimet e kryebashkiakut ka qene qe asnje hapesire e gjelbert nuk do preket dhe kjo ka qene nje nga pikat me te forta per te cilen e votuan. Njerez mbroni jetet tuaja sepse realisht ato kane 27 vite qe vetem abuzohen dhe rrezikohen. Asnje politikani nuk i intereson jeta juaj apo e femijeve tuaj me shume sesa juve.

      Dhe nje mesazh per Meron, e fillove mire me kete gazete por po shkon drejt zanatit te vjeter ku behesh mbrojtes ekstrem pa kushte i nje krahu dhe e pame sesi u katandis gazeta para kesaj.

  6. Artan says:

    Kjo eshte histori 20 vjecare. Pyesni familjen Nela?

  7. sit back and relaks says:

    Mero, kam degjuar qe prapa atij ndertimi qendron nje emer i njohur, nje gerdecar, Delijorgji i thone. Jo per gje po aty kam pas parkuar makinen pernate qe kur u hapen themelet dhe u rrethua me gardh vite perpara dhe nje pjese e saj perdorej si parking privat. Di gje ti Mero per kete?

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    O zigur ti je PA pagese
    E shikon reshtin poshte teje
    Sic shiten voten shesin b.
    Mero botojeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje