Negociata për kreun e PD-së, ja kush është ndërmjetësi i kontakteve Basha-Patozi

3 Korrik 2017, 09:40Politika TEMA

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Astrit Patozit për të qenë pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe paraqitjes së 6 kërkesave ndaj Lulzim Bashës, procesi ka hyrë në një fazë negociatash.

Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë të ditur për Panorama, se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është caktuar si negociator mes Bashës dhe Patozit për të vendosur rregulla të qarta të garës.

Dy ditë më parë, Astrit Patozi kërkoi që të mos ketë anëtarësime të reja në PD, por vetëm ata që janë pranuar në PD që nga data 1 qershor i vitit 2017.

“Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e anëtarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017), si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin (pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qendrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje.

Listat e zgjedhësve duhet t’u jepen kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës. Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në uebin e kryesisë së degës e në hard copy në ambiente publike të selisë së degës së PD”, tha Patozi.

2 komente në “Negociata për kreun e PD-së, ja kush është ndërmjetësi i kontakteve Basha-Patozi”

  1. Populli says:

    Ore akoma nuk e kini marr vesh që nuk i plas trapi askujt për pd?
    Merreni vesh kush nuk e di akoma:
    Ky është fundi i një partie KLIK që ka lyer duart me gjakun e shqiptarëve të pa fajshëm!

  2. Fatosi-kosove says:

    Ka shprese akoma per lulin,te futet ne qader dhe ne ems ta var nje litar,keshtu duke kercenuar pjesamrresit e qadres se do var veten nese nuk e riemerojne kryetar ai do te fitoi edhe nje mandat dhe kjo do te ishte gjeja me e mire qe shqiperia do ta kishte,pasi me kryetar si sali berisha e lul baha me keshillatr serbin fazlliq do te kete vetem nje grusht njerezish,sa ishin ne qader qe do ta votojne,futu ne qader lul futu qe te shpetosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje