VIDEO/ Çmenduria e Donald Trump, që ka shkaktuar furtunë në SHBA

3 Korrik 2017, 10:40Politika TEMA

Presidenti amerikan postoi një video të shkurtër ku ai shfaqet duke rrahur një person që në vend të kokës ka logon e televizionit amerikan CNN.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump merr pjesë në spektaklin e njohur të Wrestling dhe godet pronarin e këtij organizmi Vionce McMahon.

Mësohet se video e modifikuar ku shfaqet Trump që sulmon CNN, një prej televizioneve më të urryera nga presidenti, u postua disa ditë më parë në forumet e internetit që mbështesin presidentin amerikan.

Por fakti që video e modifikuar u postua edhe nga Trump nuk është vlerësuar aspak nga media dhe CNN akuzoi presidentit se po nxit dhunë ndaj tyre.

CNN gjithashtu tha se me postimin e  videos, presidenti angazhohet në sjelle fëmijësh nuk i shkojnë aspak dinjitetit të zyrës së tij. Sidomos pas sulmit ofendues në “Twitter” të disa ditëve më parë ndaj dy gazetarëve, postimi i videos, pavarësisht se e rreme, nuk lë asnjë shije të mirë.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump mori pjesë në atë që quhej “beteja e miliarderëve” dhe ndihmoi të pranishmit e tjera t’i rruanin kokën rivalit të tij Vince McMahon.

Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur një valë të fortë reagimesh përtej oqeanit.

Gazetari Frank Rich e ka konsideruar këtë si një provë të çmendurisë së presidentit

Ai e ka analizuar aktin e Trump, si një thirrje të hapur për dhunë fizike ndaj gazetarëve.

Ndërsa gazetarja Katy Tur shprehet se kjo thirrje për dhunë tregon se Trump mund ta godiste me duart e tij një kundërshtar.

Jerry Springer nga ana tjetër tha se presidenti nuk është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka idenë e dinjitetit dhe shenjtërisë që kërkon detyra e tij.

“Kjo histori ka shkuar shumë larg. Presidenti nxit dhunën ndaj lirisë së shtypit. Amerika nuk mund ta pranojë këtë” tha editoralistja Ana Navarro.

1 komente në “VIDEO/ Çmenduria e Donald Trump, që ka shkaktuar furtunë në SHBA”

  1. Geri NYC says:

    Po cfare dhune cfare cmendurie…ore ju plehrat e kazanit mediatik ne te gjithe boten,cfare i kujtoni njerzit budallenj. Cdo gje e ktheni ne propagande, felliqesira te nevertishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje