Bomba e Genc Rulit: Rama po ndihmon Bashën në garën për kreun e PD-së, Selami është kandidat i blerë

3 Korrik 2017, 18:29Politika TEMA

Genc Ruli ka qenë i ashpër sot me Lulzim Bashën dhe ka hedhur dyshime se ai po ndihmohet nga Rama në garën brenda PD.

Sipas tij, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës.

Ai tha gjithashtu se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës.

“Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës.

Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës.

Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”, tha Ruli për ABC News.

Ai foli dhe për protestën e PD-ës dhe ngritjen e çadrës para Kryeministrisë.

Ruli tha se Basha e dogji për pak orë dinamikën e krijuar nga çadra.

Ajo protestë i bëri mirë PD-së” tha ai.

Por sipas Rulit, forca dhe energjia që dha çadra krijuan një energji dhe forcë të rreme te Basha, që i dha një vetëbesim të pajustifikueshm.

Takimi me Ramën në vend që të shërbente për të thënë ne mund të vijmë në pushtet, shërbeu për të thënë ne mund të marrim pak pushtet”, tha Ruli.

Sipas Rulit, Rama u tregua më i zoti se Basha dhe ai arriti një marëveshje që plotësoi 100 përqin nevojart e tij.

Por duke analizuar zgjedhjet në të cilat, sipas tij luajti rol dhe vjedhja dhe blerja e votës, Ruli vuri në dyshim rolin e Bashës në 25 qershor.

Basha e ka humbur magjinë për të kundërshtuar Ramën.

Ai nuk e bën më dot këtë” tha Ruli, i cili shtoi:

“OSBE ishte për herë të parë më e fortë se PD për denoncimin e zgjedhjeve.

Basha e humbi të drejtën t’i denoncojë zgjedhjet pas marëveshjes okulte të 18 majit”

3 komente në “Bomba e Genc Rulit: Rama po ndihmon Bashën në garën për kreun e PD-së, Selami është kandidat i blerë”

  1. optimizem per vendin says:

    Garda qe shkaterroi Shqiperine prej 27 vjetesh eshte hedhe ne sulm si derr i plagosur qe kerkon te shqyej si hiene çfaredo gje qe i del perpara. Dhe nuk eshte çudi qe del direk tek partia demokratike shqiptare, partia monopol dhe me kriminale qe ka egzistuar ket 27 vjet. Shikoni fytyrat e Genc Rulit bandit, Genc Pollo megjithese mungon ne debat, Jozefina Topalli nuk numerohen bemat e saj, Astrit Patozi, po Arben Imami, i vellai Artur Zhejit me nene por me mbiemrin e saj e plot kompani dobiçesh e intrigantesh. Lexoni e degjoni çfare thote Jemin Gjana, per te uluritur: rrini mire se do i theme te gjithe se çfare kini vjedhur…. pra duhet te rrine mire qe te mos i thote se po te mos rrine do ti thote ! Pika o Jemin ! Prandaj, qendroni larg ketyre hienave qe kane bashkepunuar me Ilir Meten mbi dhe nen rrogoz, lereni te hane njeri tjetrin dhe me ne fund veten se ky eshte ligji xhungles qe kane bere vete.

  2. Miqte Nga Italia says:

    A e dini kush eshte hajduti I pare me PD?Jua theme una Genci i drureve te Arres .eshte ky I pari,por a e dini se Nga I mesoi Ai keto: jua theme uni Ca mafjoze pertej detit I thane nja 80 mije dollare per te bere ca Pune te pista.Por Genci nuk kishte as bythe as kellqe ne ate kohe,por nje gje ai e kishte : Hajdutllikun.keshtu ky birbo hajdut nuk ja ketheu me dollaret. Pastaj Juve e dini vazhdimin Saliu e filloje nje proves per te.Por Gencit I eci “Fati ” sepse Saliu sic duket “ndryshoje”konceptet per te “luftuar” korrupsionin.Kaq as per te Filluar me ty BIRO.

  3. genc arra says:

    o genci I drurit te arres se vjedhur. nqs berisha behet shtatzene me siguri do thuash e ka me ramen. edhe gruaja jote po u be shtatzene do thuash e ka me ramen. edhe topalli, nqs, ne nje keto ditet do shfaqet shtatzene do thoni e ka me ramen. keshtu per paloken, ristanin, strazimirin e te gjitheve me radhe. pika ju. largoni plakun e rrjedhur e pjerdhur berisha nga pd-ja, qe pd-ja te ringrihet edhe me e forte. vetem kaq duhet, e eshte nevojshme e dmosdoshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje