Ndahet kryesia e PD për kandidimin: Ja deklarata e grupit anti-Bashë, ku është dhe dhëndri i Berishës. Rrëzohet 14 me 11

3 Korrik 2017, 20:33Politika TEMA

Kryesia e Partisë Demokratike eshte perballur sot me dy qendrime te kunderta rreth procedures se zgjedhjes se kryetarit te ri te PD.

Nga nje ane ishte Basha, qe perfaqesohej nga Paloka dhe Spaho, te cilet kane regjsitruar si kandidate ne zgjedhje vetem Bashen dhe Selamin, dhe pjesa tjeter e kryesise, qe kerkonte anullimin e procedurave te deritanishme dhe nisjen e gares sipas statutit te PD.

Më poshtë kërkesa e plotë e lexuar nga Gent Malko në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD.

Kerkesa u hodh ne votim.

11 anetare te kryesise votuan pro, kurse 14 votuan kunder.

Ketu merr fund dhe historia e zgjedhjeve ne PD.

Kërkesa drejtuar Kryesisë:

Ne, anëtarë të Kryesisë së PDSH, në kushtet e krijuara pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, në bazë të nenit 40 të Statutit të PDSH, i drejtohemi Kryesisë, duke parashtruar kërkesat si më poshtë vijon:

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nga Sekretari i Përgjithshëm në bazë të nenit 43 të Statutit, për bërë analizën e rezultatit të zgjedhjeve.

Anullimin e procedurës së nisur pa miratimin e Kryesisë së PD-së, në kundërshtim me nenin 40, pika 2 e Statutit

Ngritjen e një grupi gjithëpërfshirës pune për hartimin e Rregullores për zgjedhjet dhe të kalendarit të procesit zgjedhor;

Miratimin e Rregullores dhe Kalendarit sipas Statutit;

Me hyrjen në fuqi të këtyre akteve, Kryesia të shpallë zgjedhjet në një datë të përshtatshme dhe të pranueshme për të gjithë (propozimi ynë është java e tretë e muajit nëntor, si afati që garanton më mirë zhvillimin e procesit me të gjithë komponentët e tij)

Pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të fillojë menjëherë procesi për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë, ku të paraqitet platforma politike për rimëkëmbjen e PD-së dhe për ringjalljen e opozitarizmit në Shqipëri.

Anëtarë të Kryesisë

Arben Skënderi

Avenir Peka

Endira Bushati

Genti Malko

Jamarbër Malltezi

Valbona Mezini

Suzana Guxholli

Tomorr Alizoti

9 komente në “Ndahet kryesia e PD për kandidimin: Ja deklarata e grupit anti-Bashë, ku është dhe dhëndri i Berishës. Rrëzohet 14 me 11”

  1. sala says:

    hahaha me keta firaune do vij PD ne pushtet ,hahahahaha

  2. Xen deledashi says:

    Prapa diellit te gjithe plehra antishqiptare !

  3. Studenti says:

    Qofsha i gabuar,,,,,,por PD nuk vjen më në pushtet me këto monstra që janë aktualisht dhe as me të tjerë që pretendojnë të garojnë për të drejtuar PD.
    Kjo gjë ndodh sepse PD është parti personale e Sali shpellarit dhe askush nuk mund t’i afrohet kryesisë së PD, pa lejen e kryekriminelit Sali Berisha.

  4. Bekimi says:

    Vetëm duke e hedhur Saliun në kosh të plehrave, mund të thuhet se ata që rreshtohen me ligësinë PD, janë vetë mishërim i ligësisë. Kjo është në dëm të Shqipërisë, si gjer më sot.

  5. pedro i ri says:

    Rrace e keqe ,,, katunare te ndyre .

  6. Mirush says:

    Këta do benin republiken e re :).

  7. Mahmut Koxha says:

    Oboboooo ! C’fare e ka gjetur aneteresine e PD-se ! Prape ne dore te pacavureve ! dmth,prape pa shprese ! Turp ! Me vjen vertet keq per idealistet, qe besojne ne kauzen e tyre ! Kauze qe perdhoset nga spiunet,matrapazet dhe ish – at e kohes se shkuar, qe kane leshuar rrenje dhe tallen me anetaresine..C’fare do behet tani me zgjedhjet e lira ne PD ? Do ngrihet cader para selise ? Per ke ? Per ate qe kerkonte te vendose rregulla per lagjen dhe ben rremuje shtepine ? E tmerrshme ! Pse maskarenjte nisen nga interesi ne nje kohe qe udherrefyes eshte statuti ! C’fare u mboll rradhen tjeter ne zgjedhjet per kryetar, PD-ja e mori bereqetin,prandaj anetaresia zgjodhi te shkoje ne plazh ose te LSI-jaqeju be dhuate qe me 2013 -en nga Berisha.Po nuk e kuptoni ju qe talleni me anetaresine,,sepse nje fare qe nuk jep bereqet,duhet nderruar ? Mesa duket eshte vendosur qe : E dime qe nuk jep bereqet ,por ne do e mbjellim prape kete fare se keshtu e don puna ! Po ju kujtoni qe fara e mire qe eshte me shumice ne PD – do prese cfare do dale nga eksperimentet me faren e keqe ! JU prifte e mbara hajdute e ish -a, se anetaresine e moret me qafe dhe me kete mendje,nga fara e keqe do ta lini djerr fare.Sistemi I kaluar ja la fatkeqesisht PD-se faren e keqe.

  8. TRAPI says:

    LOJEN E BERISHES DHE BASHES AKOMA NUK E KENI MARRE VESH…MASHTRUESI BERISHA ESHTE SY KROKODIL,,(SHIKOJENI NE INTERNET KETE FENOMEN HE KUPTOJENI|

  9. edi says:

    Ka te drejte dhenderushi, kane nje jete qe e ndajne bashke Argiten……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje