Thirrja e Bashës nga çadra për Ramën, që i kthehet pas!

3 Korrik 2017, 19:15Politika TEMA

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në PD kërkojnë që ai të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit, në mënyrë që gara për kreun e PD-së të jetë e barabartë.

Basha deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë, dhe gjasat janë që most a bëjë deri ditën e zgjedhjeve.

Është ironike në fakt, sepse vetëm pak muaj më parë, Lulzim Basha i bëntë thirrje Ramës nga çadra përballë Kryeministrisë, duke i kërkuar të njëjtën gjë që sot i kërkojnë kundërshtarët e tij në PD.

Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ka frikë të largohet nga karrigia e pushtetit, sepse me të ka lidhur fatin e tij politik. Ka frikë të dalë para popullit. Dil para popullit jo si kryeministër dhe garo.

 Liroje pra karrigen t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Por e vërteta është se Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës, nuk i mjafton as Meta. Rama del në garë vetëm kur është i lidhur me fije të dukshme e të paduskhme me krimin, drogën, korrupsionin, ndaj nuk e lëshon karrigen e tij, sepse po e lëshoi ndihet inferior para shqiptarëve dhe ka frikë para tyre”, shprehej Basha më 18 prill.

Tani me sa duket ka ndryshuar mendim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje