Reagon Patozi: Unë do të vazhdoj të jem kandidat për kreun e PD. Do fusim në shina procesin statutor...!

3 Korrik 2017, 21:33Politika TEMA

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, nuk u pranua kandidatura e Astri Patozit për të garuar per kryetar.

Por i ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i PD-së Astrit Patozi është shprehu se do vazhdoje garën.

Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor.

Kjo është më keq se farsi sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë. PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet. 

Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë.

Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje. Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar.

Sipas meje unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj.

PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD por as serioze është dhe nisma ime dhe e mijë demokratëve.

Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë.  Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë”, tha Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje