Pse flas?
U bënë disa javë dhe muaj që dëgjoj: E pe Lulzim Bashën, a nuk të kishim thënë? Të tjerë : Cfarë të duhej ty të harxhoje kohë dhe mund, këta të gjithë njësoj janë ! Si e bëre këtë ? Ti ke qenë gjithnjë i paanshëm në politikë, je marrë me shkencë dhe filozofi, cfarë të hypi në kokë që përkrahe një parti politike, opozitën, partinë demokratike ? Qendro në shkencë dhe arsim se aty është kontributi yt, pse ngatërrohesh me politikën ku i thonë derrit dajë ? Ti vjen edhe nga një familje e majtë, pse ngatërrohesh me këta të së djathtës ? Dhe më në fund : E mo, e pe « republikën e re » të Lulzim Bashës, si e braktisi dhe të la në baltë ? Nuk na dëgjon Artan, nuk na dëgjon, je kokëfortë !
Bashkë me këto spica dhe pyetje, që në vetvete më bëjnë të buzëqesh nga jashtë dhe të qesh fort nga brenda, ndjej edhe trishtimin e moskuptimit. E dembelizmit politik dhe e bjerjes morale që ka përfshirë shtresa të tëra, larg e afër meje, të shoqërisë shqiptare. Të gjithë ankohen, shajnë, bërtasin, anatemojnë, rënkojnë, dhe nga ana tjetër nuk bëjnë gjë. Rrinë duarkryq. Për mua që kam kaluar jetën duke lexuar Platonin, nuk ka asnjë paradoks këtu. Mjerimi absolut prodhon mosveprim absolut ; Eshtë si puna e dikujt që pasi ka ndejtur njëzet vjet pa punë, edhe po i ofrove punë nuk punon dot më. Si një i burgosur që pas tridhjet vjetësh në qeli, nuk dëshiron të dali më që andej. Nuk ka asnjë paradoks.
Mund ta kisha bërë edhe unë, madje edhe me më shumë benefice sesa shumë të tjerë, por e kam të pamundur. E para, sepse duke punuar në shkencat shoqërore dhe politike, e kam për profesion ta dignostikoj të keqen dhe atë që nuk ecën, atë që e ka bërë Shqipërinë të jetë vendi që e braktisin shqiptarët, të jetë vendi ku qytetari nuk pyetet për asgjë, vend të varfërisë masive dhe të boshatisjes nga infrastrukturat ekonomike, të një arsimi që vende vende i ngjan atij mashtruesit që u shiste të tjerëve ajër, yjet e galaktikës, madje edhe jetë të lumtura në parajsë. Përse kontribuova që opozita të ngrihej ? Sepse jam unë që përpara vitesh e vitesh kam ngjizur shprehjen « Opozitë opozitës ! » Atëhere dikush u mërzit, disa shërbëtorë më anatemuan se po sulmoja opozitën në emër të pushtetit, dhe unë u tërhoqa. Ndërkohë gjykova se kisha bërë gabim.
Në Shqipëri pushteti e ushtron forcën e tij autoritare pikërisht nëpërmjet opozitës, duke kontrolluar opozitën, ose duke e shtyrë apo lënë atë të shkojë në rrugën e gabuar.
Opozita në kushtet tona duhej gjithmonë të kishte filluar si « opozitë e opozitës » për t’i bërë pastaj opozitë të shëndoshë dhe qytetare pushtetit, sepse një shoqëri demokratike devijon pa të.
Para disa muajsh mendoja se ekuilibrimi i numrave në Kuvend do të ndihmonte që edhe pushteti t’i rikthehej arsyes së shëndoshë, por mbi të gjitha që qytetari shqiptar, brenda një klase politike në ekuilibër forcash, të kishte mundësi të merrte frymë më fort dhe të ndikonte në qeverisjen dhe administrimin që i takojnë atij dhe askujt tjetër. Nuk mendoja se partia demokratike duhej të vinte me 74 ose edhe më shumë deputetë në fuqi në Kuvend sepse kështu pushteti do të ishte përsëri një rrugë jo optimale për qytetarin, pra për Shqipërinë. Por mendoja se një ekulibrim forcash do të kishte qenë optimal.
Kur z.Lulzim Basha doli me tezën e një « republike të re », atëhere shpresat m’u shtuan dhe mendova se kishte ardhur momenti për të arritur tre objektiva madhorë në politikë : E para, të goditeshin deviancat strukturore dhe kushtetuese që e mbajnë peng këtë shtet prej dekadash, e mbi të gjitha të reformohej një shtet klientelist, aspak neutral, aspak qytetar, por që në vend të monopartizmit të dikurshëm na ofron shumë-politizimin e administratës, një shtet që veç disa të drejtash politike bazë, sa për jetesë, nuk na jep liritë e premtuara dhe ato që gëzon sot Europa dhe Perëndimi. E dyta, mendova se kishte ardhur koha që forcat politike në Kuvend të ekuilibroheshin disi ; qoftë me një fitore të lehtë të partisë demokratike dhe aleatëve të saj, qoftë me një fitore të lehtë të partisë socialiste dhe të aleatëve të saj, por gjithsesi në të dy rastet fitore të lehta dhe jo thyese për kundërshtarin që në fakt thyejnë qytetarin dhe vetë Shqipërinë. E treta, sepse ushqeja shpresa te Lulzim Basha, elastik, elokuent, me arsim perëndimor, por mbi të gjitha sepse i ardhur nga dora e doktor Berishës në politikë, pa kaluar nga sita shkatërruese e rivaliteteve mes mëtuesve të pushtetit, e gjykoja të painfektuar nga luftrat meskine për pushtet. Po për këtë arsye kisha besim se do të ishte edhe i painfektuar nga aleanca të nën-tavolinëshme me segmente të pushtetit të dikurshëm komunist ose me pushtete të tjera.
Si mund të humbej ky rast ? Nëse do të ishim ende në dimrin e këtij viti, pra aty nga janari, dhe Lulzim Basha do të kishte ndërmend të riniste përsëri montimin e çadrës së lirisë duke pasur si ideal promovimin e idesë për një « republikë të re », unë përsëri do ta kisha rifilluar mbështetjen time pa kushte, të sinqertë, për të mirën jo të tij, as timen, as për të keqen e askujt tjetër, por për të mirën e të gjithë shqiptarëve që rrethe e qarqe të ndryshme dhe skuta të tjera të pista si uji i Lanës u shplajnë trutë duke mos i lejuar të mendojnë të vërtetën : Ne kemi një model qeverisje që është nën nivelin e demokracisë të vërtetë, që nuk i ngjan asnjë modeli, të asnjë vendi europian ose perëndimor, që ne jemi duke mos bërë shtet, por kemi ende një organizim që Weberi jo pa të drejtë e quante organizim fisesh nomade. Pasi na solli ato të mira që mund të na sillte kjo « demokraci nomade » na ka zënë brenda dhe po na asfikson. I u harxhon jetët të rinjve që mua më duhet, si shumë të tjerëve, t’i edukoj.
Dua të them se bashkëpunimi im me z.Lulzim Basha kalon nëpër tri faza. Unë sigurisht do të rrëfej momentet me dobi shoqërore dhe nuk do të hyj në detaje që mbeten konfidenciale dhe personale, e që nuk mendoj se vlejnë për t’i marrë kohën lexuesit.
Etapa e parë: Një opozitë gjysëm e përgjumur.
Në tre ose katër vitet e fundit kam pasur rastin të marr pjesë në debate për cështje të caktuara të organizimit shoqëror. Nuk pretendoj se zgjedhjet e mia kanë qenë të drejta dhe as përjashtoj që ndokush tjetër të ketë pasur të drejtë të mendojë ndryshe. Nuk është këtu problemi. Ndonëse edhe sot e gjithë ditën u qendroj bindjeve të mia që vijnë nga rezultatet e studimeve që unë ose kolegë të tjerë kanë ndërmarrë. Puna është se në të gjitha rastet e marra në shqyrtim, konstatohej, pa lidhje organizative dhe as kontakte midis nesh, se opozita e partisë demokratike mbante qendrime që zhvillonin edhe ato një kritikë sikurse i takonte ta bënte opozitës.
Në procedurat për konceptimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit për arësimin e lartë, zot Lulzim Basha shprehu dëshirën të na dëgjonte neve një grup pedagogësh kritikë ndaj projekt-ligjit në fjalë. Ne vajtëm në takim dhe publikisht, hapur, sinqerisht, shprehëm pikëpamjet tona. U mirëkuptuam, por opozita veç një debati fjalësh në Kuvend më shumë anash dhe jashtë temës të ligjit në fjalë, as nuk e luajti gishtin për ta kundërshtuar atë. Nuk bëri asgjë, ndërkohë që mund të bënte aq shumë. Po kështu edhe në kuadrin e përpjekjeve të qeverisë për reformimin e kërkimit shkencor, i cili edhe sot e kësaj dite ka mbetur i ngrirë dhe pa asnjë rezultat. Kështu për kulturën, për librin, për mediat, për reformën territoriale, etj.
Deputetët opozitarë e kishin kufizuar detyrën e tyre thjesht në debatin politik dhe të politizuar në Kuvend dhe në ngritjen e kartonit të kuq!
Për të gjitha këto veç se kam folur në publik i jam drejtuar me gojë madje edhe me shkrim edhe zotit Lulzim Basha si drejtues i opozitës. I kam kërkuar se përse ai nuk shkonte në seancat parlamentare, për të qenë i pranishëm, përse deputetët e opozitës nuk lëviznin nga salla e Kuvendit për të takuar grupet e interesit, përse nuk ushtronin vizita dhe konsultime në agjencitë publike, përse nuk kërkonin konsultime të gjëra shkencore dhe demokratike dhe nuk përgatiteshin për të zhvilluar aksionin opozitar demokratik brenda por dhe jashtë sallës të Kuvendit, në rrugë institucionale, etj.
Ideja ishte e thjeshtë : Deputetët opozitarë i gjykoja të zhytur në një kuptim tepër formalist dhe thjesht ligjërues të përgjegjësisë së tyre, ndërkohë që qytetarët, elektorati, shoqëria nuk ndjenin asnjë efekt të veprimtarisë së tyre. Madje veç doktor Berishës dhe të dikujt tjetër, pjesa më e madhe e deputetëve opozitarë dukej pa asnjë ndikim në publik.
Zoti Lulzim Basha më mirëkuptonte, më jepte të drejtë, por fatkeqësisht nuk bëri dot gjë që deputeti opozitar të rikthehej në rolin e tij pranë shoqërisë civile, pranë elektoratit, dhe të ngrihej në rolin cilësor të një ligjëvënësi të emancipuar dhe që emancipon.
Kjo opozitë si atëhere edhe sot, sipas meje, nuk na vlen as ne qytetarëve, as elektoratit të saj, as shoqërisë civile, madje as edhe pushtetit dhe Shqipërisë. Kërkoja të dija si studjues dhe si qytetar se cilat ishin parametrat matës të performancës të një deputeti dhe përsëri nuk gjeja përgjigje.
Asnjë deputet i partisë demokratike nuk shtron edhe sot e kësaj dite pyetjen : A kam qenë unë në lartësinë time si deputet përgjatë një mandati ndërkohë që jam ushqyer me taksat e qytetarëve shqiptarë ? Madje jal paguar edhe më shumë sesa një antar i qeverisë sepse fundi fundit, mirë a keq, një ministër punon, ka disa angazhime dhe përgjegjësi, kurse deputeti opozitar, sikurse kuptohej, bënte opozitën e fjalëve dhe ikte në punë të tij.
Shoh ish deputetë që kandidojnë bashkë me zotin Lulzim Basha për të kapur postin e lartë të drejtuesit kryesor të partisë demokratike dhe të opozitës. Sa zell nga të gjithë për t’u bërë kryeopozitar ? E kanë menduar se çfarë sakrificash kërkohen ? Dhe ajo që më trishton është se asnjëri prej tyre nuk shtron ende përpara vetes dhe publikut pyetjen : Cfarë deputeti opozitar kam qenë ? A kam përgjegjësi për rolin dhe funksionet e mia ? Bëjnë thjesht kritikën e fushatës që drejtoi Lulzim Basha, por as ky i fundit dhe as kritikët e tij, nuk shkojnë më tutje për të parë se çfarë kanë bërë si deputetë opozitarë ose për ta rinovuar opozitarizmin në vend!!!
Gjithë shqetësimi ka mbetur se kush do të kandidohej për deputet, përse nuk u kandidova unë ose ai tjetri, pretendimi se jemi asete, por askush nuk shtronte të paktën një herë pyetjen : A e meritoj unë të jem deputet ? A e meritojmë ne të jemi deputetë ? Me çfarë e provojmë ne se e kemi bërë detyrën tonë si deputetë opozitarë ?
Etapa e dytë: Dështimi i çadrës
Edhe unë u befasova kur pashë që pas pas mitingut të 18 shkurtit në bulevard të ngrihej një çadër e madhe. Fakti ishte aty. Mbështetja ime ishte e plotë, pavarësisht se po të kishte qenë për mua, do të më dukej e tepërt. Por, fakti kishte ndodhur dhe gjykoja se meqë aksioni opozitar kishte vendosur ashtu, ai duhej përkrahur.
Përse?
Në gjykimin tim mirëkuptoja edhe faktin se kishte një personalizim të rolit të liderit politik nga ana e z. Lulzim Basha. E mirëkuptova dhe e mbështeta. Përse ? Sepse gjykoja që ai ka nevojë të shfaqet si një lider i ri politik ndërkohë që këto katër vite nuk ka pasur mundësi ta afirmojë sa duhet rolin e tij. Kështu do të burrërohet në politikë qoftë edhe në një aksion politik rrokambolesk. Së dyti gjykoja që kjo do të ishte një sprovë edhe për deputetët e tjerë opozitarë. A do ta ndjekin ata idenë e « republikës së re » që në një farë mënyre vendos në diskutim dhe nën dylbinë e kritikës mënyrën si ata kanë qeverisur dikur, si e kanë bërë ata rolin e deputetit ? Këtë mendoja. Sepse është e papranueshme që shoqëria jonë të jetë me deputetë të pasur dhe me qytetarë të varfër që zgjedhin të parët. Luksi i deputetëve dhe i gjyqtarëve te ne, sikurse ka vendosur në dukje ambasadori Lu, sepse ne shqiptarët nuk e shohim dot, është i frikshëm, i turpshëm, fyes për qytetarin.
Por, askush nga deputetët dhe drejtuesit politikë opozitarë nuk luajti rol aktiv ose nuk e mbështeti idenë e « republikës së re », veç doktor Berishës dhe ndonjë tjetri që luajtën rol aktiv në çadër, nuk e zbërtheu atë ide askush, as Lulzzim Basha, nuk diti askush të mbante qendrim autokritik për gabimet e veta dhe kolektive, nuk ishte gati askush të ngrihej mbi vetveten për interesin publik.
Nga kjo pikëpamje, mbështetjen e z. Lulzim Basha dhe aksionin e tij politik e shihja edhe si test për politikanët dhe deputetët demokratë, pra sesa të aftë do të ishin ata të braktisnin modelet e dikurshme të sjelljes së tyre politike për t’u ngritur në nivelin e detyrave të kohës. Atje ku i kërkonte qytetari.
I kërkoja zotit Lulzim Basha të promovonte teknicienët e rinj, politikanët e rinj, administratorët e rinj, ata që kërkonin një model tjetër sjelljeje politike. Z. Lulzim Basha premtoi në çadër se drejtuesit e rinj do të dilnin nga oratorët dhe aktivistët në seancat publike në çadër, por ky premtim mbeti thjesht një premtim.
Kur z. Lulzim Basha takoi z. Edi Rama për të përcaktuar termat e marrëveshjes së tyre, isha i motivuar dhe u shpreha për dobinë e një marrëveshjeje. Kërkesa për largimin e kryeministrit më dukej si kërkesë për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë. Por, kërkesat e tjera opozitare të drejta. Pas marrëveshjes pashë se z. Lulzim Basha, i kishte mënjanuar de facto të gjitha kërkesat e shtruara më parë. Të gjitha lëshimet e bëra nga ana e kryeminsitrit ishin të zgjuara, taktike, teknike, kurse lideri i opozitës kishte dalë nga ai takim me xhepat bosh. Gjithçka kishte përfunduar në mendjen time. Pastaj erdhi fushata që ishte sa absurde aq edhe e pakuptueeshme për elektoratin. Nuk është fare cështja te rezultati i saj, por te fakti që listat, teknikat e fushatës, mobilizimi i partisë, braktisja e ideve që u artikuluan në çadër ishin në ditë të hallit. Por, kjo nuk është puna ime ta analizoj.
Unë u trishtova sepse z.Lulzim Basha braktisi idenë e një « republike të re », sikurse në çadër ai e deklamoi, por nuk arriti ta konkretizonte atë, ta detajonte, ta bënte të kuptueshme, madje duke e diskredituar atë dhe duke e cuar drejt një ideje gati anarkiste dhe populiste.
Gjatë fushatës iu drejtova disa herë me thirrje me emër dhe mbiemër, mikut tim Lulzim Basha në mënyrë që ai të përmendej, të zgjohej, të ngrihej në lartësinë e detyrave dhe funksioneve e përgjegjësive të tij, por ishte e pamundur. I shkruajta për reformimin e administratës, për ekonominë, për zgjerimin e të drejtave dhe lirive politike që duhej të promovonte në fushatë, për clirimin e arsimit nga spekulantët, etj., por ai as nuk jepte dhe as nuk merrte më.
Asnjë kontakt. Si duket dallga e kishte cuar në drejtime të tjera. Duhej lënë në punë të vet!
Dëgjoja historira me timon, me frena, me patenta, dhe qeshja me hidhërim. I mori drejtuesi i partisë në pushtet edhe simbolin e dy gishtave lart, dhe z. Lulzim Basha nuk bëri dot asgjë të paktën për të mbrojtur « gishtat » e partisë dhe të opozitës. Kishte dhënë dorën, i kishin marrë krahun, nuk bëhej fjalë për gishtat !
Etapa e tretë: Disfata elektorale
Rezultati zgjedhjeve është ai që është. Se përse ai rezultat, unë kam idetë e mia, por nuk dua t’a trajtoj këtu si çështje. Do të kem rast ta them një herë tjetër. Se përse partia demokratike e braktisi fushatën, se përse z.Lulzim Basha bëri fushatë para fushaatës, pra në çadër, dhe pastaj bëri « tur turistik » gjatë fushatës, se përse deputetët dhe kandidatët për deputet, ose drejtuesit politikë të partisë demokratike, nuk folën, heshtën, qendruan mënjanë, prisnin ftesë për të bërë detyrën, (O Zot cfarë nuk dëgjoj !), këtë e quaj një nga misteret e historisë politike shqiptare, po aq mister sa edhe vetëvrasja e Mehmet Shehut, po aq sa edhe hapja e thyerja e ambasadave në korrik 1990, etj.
Problemi është se pas kësaj disfate është demokracia dhe shoqëria civile, që i paguan haraçet. Me rrudhjen e opozitës, sistemi politik shqiptar është me pushtet por pa opozitë. Eshtë çekulibruar.
Tani lloj lloj spekulantësh ideologjikë hedhin baltë mbi idenë e « republikës së re », që z. Lulzim Basha zhvilloi, dhe ai hesht. Në vend t’i dali zot dhe të vazhdojë të propagandojë dhe mbrojë idetë e tij!
Më e keqja është se kritikët e Lulzim Bashës në partinë demokratike, nën efektin e drogave ideologjike i të cilave janë viktima, në vend të mobilizohen rreth një projekti emancipues që kërkon progesin shoqëror nëpërmjet evoluimit të modelit ekonomik, shoqëror, politik dhe administrativ të Shqipërisë kanë marrë rrugën e gabuar, vetvrasëse për një parti politike, duke anatemuar pikërisht konceptin dhe idenë e progresit shoqëror që sintetizon ideja e « republikës së re ». Pikërisht atë koncept, frymëzim dhe ide që u braktis nuk dihet se përse përgjatë fushatës elektorale.
Lloj lloj amatorësh në politikë dhe në shkencat shoqërore e në politologji, për t’i hedhur gurët e rastit Lulzim Bashës, gjejnë të lehtë të sulmojnë pikërisht idealin demokratizues dhe emancipues të projektit të ndryshimimeve sociale, administrative dhe juridike në një Shqipëri në stagnacion. Idenë e « republikës së re », që nuk është veçse ideali i daljes nga modeli i kalbur kushtetues dhe politik aktual, nga modeli i kalbur kulturor, arsimor dhe ekonomik që po na boshatis Shqipërinë nga shqiptarët, e anatemojnë si « marksiste », si injorantë e ngatërrojnë me vargjet e internacionales « për një botë të re ». E quajnë majtiste sepse fjalën « e re » e konfondojnë me « revolucionin » a thua se cdo progres rinovues është revolucion, e quajnë populiste sepse ajo bazohet te roli qendror i qytetarit në një demokraci që oligarkët fodullë kanë dashur ta pronësojnë, e quajnë « puniste » sepse kërkon drejtësi sociale dhe barazi shansesh dhe për ta « punizmi » është e vetmja praktikë politike që gjoja sjell barazi.
Nuk e dinë se në vendet e zhvilluara demokracia ka kaluar dhe po kalon nga një model i vjetër te një i ri, se në këto vende ka disa republika që vijnë njera pas tjetrës dhe shpesh janë frymëzuar nga grupime politike edhe të djathta konservatore. Mos prekni elitat ! – thonë injorantët tanë në politologji, a thua se militanti që ka zënë vend në nëpunësi është vërtetë një elitë administrative, a thua se deputeti i korruptuar është vërtet një elitë parlamentare. Nuk e duam fjalën « e re », sepse ne si të djathtë jemi kundër idesë së progresit, sepse ne duam vetëm traditën ! E gëzofshi të shkuarën !
Duan gjendjen aktuale ku deputetët dhe apartçikët i kanë hipur mbi kokë elektoratit, nëpunësit qytetarit që i ka zgjedhur, administratat e fiskut biznesit të vogël, forcës së punës, spekulantët i kanë hypur në qafë studentit dhe i shesin atij ajër të ndotur ose ujë pis si ai i Lanës !
Ata ngatërrojnë dështimin e fushatës të drejtuar nga z.Lulzim Basha me pëlqimin në heshtje ose me bashkëpunime të pjesëshme nga ana e drejtuesve të tjerë të partisë demokratike me dështimin e idealit të një « republike të re ». Dhe ironia e fatit bën që këtë ide gjatë fushatës dhe para e pas saj po e artikulon në detaje rivali politik i partisë demokratike, pikërisht kryeministri Edi Rama. Ai bëri ide të veten pikërisht cuarjen për skrap të modelit të vjetër administrativ, kërkon vetingun etj.
Z. Lulzim Basha i sheh dhe i dëgjon këta lehës kundër idealit rinovues dhe emancipues të shoqërisë shqiptare nga një model qeverisës dhe juridik që po i merr frymën kombit, dhe ka heshtur. Në vend të mobilizonte partinë përreth atij ideali ka « ngrirë » funksionet e tij, çka mbetet e pakuptueshme dhe e ka çuar partinë në kolaps. Aq më tepër nuk iu kundërvihet partizanëve të statukuosë që bërtasin kundër ndryshimit shoqëror, por ka heshtur dhe ulur kokën përballë tyre. Ata po e mbrojnë si një të gabuar të penduar, dhe ai nuk reagon ndaj këtij turpërimi që ata i bëjnë !
Partia demokratike po shkon në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj pa një platformë të menduar politike dhe mendore. Kandidatët duhej të depozitonin kandidaturën e tyre për konkurim pas një stadi seleksionues. Nuk mjaftonte të depozitonin cv, por mbi të gjitha platformën politike, organizative dhe ideore të mandatit që kërkojnë të marrin.
Gjithçka duket e boshatisur. Filloi me një ide të madhe, vazhdoi një fushatë duke e zbehur atë, ndofta edhe braktisur, dhe po përfundon në një fushatë zgjedhore brenda partisë pa asnjë platformë ideore, politike dhe ekonomike.
Gjithsesi brenda pretendimit për të sqaruar pozicionin tim, vetëm kaq, desha të them se shpresat për një ekuilibër politik sot janë zero. Nuk e di nëse idetë e një reformimi tërësor të republikës sonë do të vihen ose jo në jetë, nuk mund ta di nëse në qendër të tyre do të jetë autoritarizmi i reformave nga lart, apo decentralizimi në favor të lirive më të plota për qytetarin. Jam shumë skeptik. Pothuajse mosbesues. Por, një gjë di mirë, kontributi real i opozitës në këto reforma, pas dështimit elektoral, sido që ato të bëhen, për disa vite, në kushte të pandryshuara, do të jetë krejt sekondare, është apo jo në koalicion qeveritar.
Kjo është tashmë e vulosur.
Ajo do të duhet ta ringrejë mitin se Sizifit nga e para !
Zogu! Merru me filozofi pasi te jene ndodhur ngjarjet. Please mos fut mo hundet ne strategji elektorake se ti na paske marre ne qafe ne demokratve. Ik boj nai liber te keqen vllai. Se Luli edhe pa ty ngel ne klas rehat
Fuga je nje arrogant ‘piece of shit’. A mund a imagjinoni kete goje shthurr sikur ky te ishte minister? Ik shko bej shurren tek lana tani sepse helmin qe hodhe kunder Edi Rames te iku kot. Kishe qejf te beheshe nje cike minister. E humbe ate shans. Tani merru me punet e tua. Bye, bye filozof i vogel!
Ky gjoja-profesor Fuga, na qenka rritur duke lexuar Platonin. Domethene, na thotë ne: “Eeej, o injorantë, e shikoni kush jam unë.”
Demek, ky gjoja shkencetar, kur ishte I vogel nja 5 apo 6 vjeç, nuk lexonte perralla me arinj, por I kishte blere babi librin “Platoni gjeti një llullë”.
Demek paska rendesi se kush e gjeti llullën, around apo Platoni.
Ky Fuga dhe ai debili tjeter, perversi Edmond Tupja jane turpi i asaj shtrese qe vetequhen akademikër.
Mjere studentet ç’heqin duke degjuar broçkulla nga dy megalomanë të sëmurë.
Ky duhet te beje kursin e Jovan Bregut qe te na vije prape ne toke, se eshte fryre kaq shume dhe do na plasi atje lart.
o fuga..o shkenctare..po shyqyr qe te ka zgenjy ty dhe ca te tjere si ty..po ik pash zotin…derisa konsiderojesh i majte shko meru me gramoz rucin leje rehat bashen
Brockulla , Petulla me uje .
Nuk e kuptoj si e quan vehten filozof (mik i diturise) ,me vjen keq por une nje injorant e shumezoj me zeroooooooooooooooooo…
ORE ÇUNA! NDJENI NDONJË ERË TË KEQE JU,KUR
FLET KY?!!?
E kujt i plasi se cfare ke ti me Lulin. A thua se Shqiperia nuk do kete diell pa ju. Idiote te vetekenaqur
Studimi shkencor që Fuga i bëri i Bashës dhe ideve të tij shpëtimtare me medemek Republikën e re e frymëzoi të bëhej një mbështetës i tij i flaktë, madje shpenzoi për këtë mbështetje edhe tërë kapacitetet e tij si shkencëtar dhe rezultati qe zhgënjim. Dhe është historike kur rezultatet shkencore zhgënjejnë vet shkencëtarin autor. Ky ngjan me një Don Kishot modern që bëhet gjallë në kampin e shkencëtarëve. Rroftë perëndia që kujdeset për të mos na lënë pa personazhe të këtij kallëpi! Këta tipa që shpresojnë te tipa të llojit Basha, që janë edhe vrasës edhe hajdutë në fakt janë për të qarë e jo për të qeshur, por arsyetimi i tyre është aq qesharak saqë e qeshura s’u lë shteg të qarave. Sidoqoftë, si ASETE me vlera që janë u urojmë shëndet fizik, se shëndeti mendor u ka ikur në mënyrë të pakthyeshme.
Kashte dhe bar!
Paske rrjedhur fare zoti Profesor. Te rrespektoja jo vetem si profesorin e Marksizem-Leninizmit, pas per te dhen besimin se ajo ishte nje lend e imponuar, qe t’i na mesoje ne bankat e universtetit, por dhe me vone si nje intelektual i mirefillt. Por atkeqsisht turi te pask len, kur ve besimin tek Lulishtja e Sali Komunistit… Nje zhgenjim i vertet te shohesh nje intelektual, qe te mbeshtes bje gjakatar qe i ka duart e lyera me gjakun e 21 janarit, duart e pista me fondet e vjedhura ne Rr. e Kombit, bje tradhetar qe shiti shqiprin grekeve dhe i sherbente serbve. Si intelektual dhe qytetar i thjesht eshte e drejta e juaj te zgjidhni cilendo parti apo force politike, qoft PD, PR, PS apo Ballin Kombtar, por qe te mbeshtetesh nje hajdut dhe nje kriminel si Lulishtja, kjo bie nen nivelin e nje intelektuali qe ti pretendon te jesh… Te ruajt zoti trurin (megjithese e di qe ti akoma besone tek Marksizem – Leninizmi dhe mesimet e sh. Enver, dhe s’ beson tek zoti, ne te cilin as un si nxensi i yt s’besoj).
Ti mor profesor, diku ne mes te shkrimit ke thene qe, pasi pe çadren, u entuziazmove dhe vendose ti jepje nje dore Lulezim Bashes, per tu bere njer lider me stature te vertete. Boh … me vjen dyshimi qe, ti prof. ke nja 5 vjet qe ja paske fut gjumit, sepse nuk e ditke qe Lul Basha eshte nje lider i vertete, dhe e ka treguar kete me fakte, nje nga te cilet eshte rasti kur u vrane 4 qytetare teper te rrezikshem per demokracine, ne ate janarin e ftohte te disa viteve me pare kur Luli ishte minister i puneve te brendshme (se bashku me Berishen e Meten ne qeveri).
Vazhdo e lexo me mire Platonin, ne pambarim, sepse mund te ngrihesh ne nivel, ke nevoje prof.
Respekte.
Respekte pa fund per profesor me vizion te till, ku duket me se e qarte se nje i denuar qe ka bere 20 vite burg desheron me mire te rrije ne burg se sa te dal jashte tijE tille eshte pjesa derrmuese e shoqerise sone sote.. Shoqeria jone eshte mesuar me diktature, e shtypur, e neperkembur dhe shikoni qe nje pjese megjithese nuk i llogarit askush jane shume te lumtur qe nuk kane te drejte te votojne per deputetin e tyre, eshte e cuditshme per ky eshte realiteti, jane te kenaqur qe deputeti i zones se tyre te emruar nga prtia merre nje page mujore sa paga e 50 pensionisteve te qytetit dhe per vete te tyre nuk pyesin qe jetojne ne mjerim. Jetesa ne mjerim sic duket te sjelle kenaqesine e te qenit i varfer apo shume i varfer. Natyrisht republika e re do sillte ndryshime rrenjesore per te miren e shqiptareve,qe natyrisht turmat nuk kane se si ti kuptojne. Republika e re eshte nje objektiv qe desheroje te mos ngelet thjeshte si enderr por te behet realitet,duke filluar nga ndryshimet kushtetuese,ndryshimet e kodit zgjedhor,nje ndryshimin rrenjesor ne formimin e administrates shteterore,ku militantet te nxirren jashte saj si mbeturina e te formohet nje administrate shteterore serioze dhe e shkolluar. I nderuar profesor ndoshta duhet gjetur nje menyre tjeter votimi ku turmave tu hiqet e drejta per te vedosur se kush do qeverise,pavaresisht pjesmarrjes formale te tyre ne votime, ndoshta modeli i votimeve me kolegje zgjedhore
E lexova te gjithe artikullin me kersheri. Mjere te rinjte shqiptare per profesoret qe kane.
A doni me per Belulin?
Ate mendova dhe une per kete mburravec
Mania e madheshtise…..Fuga ,pas fitores se PS ,ben nje analize te bazuar ne …shkollen filozofike te Fuges….te Platonit…te Tiranes…Fuga permend …doktor Berishen …si me te diturin e Tiranes….ate qe shtypi anglo sakson e ka quajtur as me shume e as me pak ,,,gangster politik….Fuga hymnizon Bashen ,,,politikanin e ri …qe nga kryeministria hap zjarr mbi njerezit e thjeshte te parmatosur ,ministrin qe vodhi 240 milione dollare dhe e mbylli proceduren ,per aresye shendetesore…Fuga …ky shembelltyre e mashtrimit intelektual…deklaron se ne Shqiperi u prishen ekuilibrat ,se tashme pritet diktatura e Rames …pra Rames Dhe.. kush Rama …qe ndoshta dha shembullin me te çuditeshem ne boten moderne …i dha opozites pa asnje argument ..pushtetin… pa zgjedhje ,pa votbesim …me iniciativen e tij te pagjykueshme normalisht…Ua dha te gjitha…por beri nje fushate elektorale te cilen Fuga nuk e ka kuptuar akoma ,ose e ka kuptuar por nuk do ta pranoje..Sepse Rama ndertoi nje strategji elektorale qe lidhej direkt me interesat e njerezve te thjeshte…Nderkohe perdori forma dhe mjete elektorale krejtesisht te reja ,larg skemave te sofistikuara ,por teper inteligjente …Pa perdorur sulme te drejtperdrejta ,me ironi ,thjeshtesi ,cinizem ,folklorizem filozofik ,Rama zbertheu thelbin regresiv ,pse jo dhe kriminal te qeverisjeve te mbi 20 viteve te kaluara…Dhe qartesoi se i duhet shumica absolute per te varrosur menyren korruptive ,nepotiste ,kriminale ,antishqiptare te berishizmit…Te gjitha keto nuk i bejne pershtypje Fuges ,,,sepse Fuga ,me trurin e tij filozofik ,duke u bazuar ne logjiken empirike ,i trajton Berishen dhe Bashen si e ardhmja e Shqiperise ,por qe fatkeqesisht nuk u votuan nga njerezit mosmirnjohes…Sepse per Fugen shkaterrimi i shtetit ,i ekonomise ,i strukturave prodhuese ,shkencore ,shkollore ,shendetesore nga Berisha nuk kane ndodhur ,.Fuga i trajton problemet e PD si probleme personash ,si ceshtje ksrakteresh ,psikologjish individuale…
Ky mik i Bashes ,ky keshillues filozof akoma nuk ka kuptuar se PD …as ka qene as eshte dhe as do te jete nje parti politike normale..Akoma nuk ka kuptuar se Berisha eshte nje anarkofashist tribal ,pa ide ,pa kulture ,,,eshte thjesht nje karikature musoliniane ,jashte cdo standarti normal te politikanit modern …Ndersa artikulli i Guges ,me pak retushime ,eshte thjesht nje kopijim gebelsian provincial ,ku sofizmat ,kundreshtite logjike dhe mashtrimi vulgar jane evident ne cdo germe..Fuga ndoshta ka mbetur i shokuar sepse Rama ,ne programet dhe praktikst pas zgjedhore po deshmon sakte ate qe kane ndermend te bejne socialistet ,ate qe ne Shqiperi nuk mund ta beje snje force politike …Jo sepse Rama eshte i jashtzakoneshem ,por sepse ka nje popull te majte te jashtzakoneshem ,ne shumice edhe per 20 30 vite …te cileve as Fuga,figurat e erreta te medias shqiptare nuk mund tua tjetesojne idete vitale te solidaritetit ,barazise ,lirise ,humanizmit…..Dikush i quan shqiptaret te prapambetur,,,gabon ,,,ne pikpamje te vetedijes politike shqiptaret jane te barabarte me popujt me te zhvilluar…ndoshta edhe me inteligjente…. ne momente kyce dine te bejne zgjedhjen e duhur.Vetem per nje gje me vjen keq ,mjere studentet qe degjojne leksionet e Fuges ,,,te ketij teoricieni te anarkofashizit berishian…
Ermal, i forte je qe e lexove te gjithe. Mua me zuri gjumi pas rrjeshtit te katert. Qe sot nuk do numeroj me delet, Pak rrjeshta nga filosofi yne dhe gjumi eshte i siguruar.
Ky o e ka da mendjen ne mbeshtetje te Saliut (Basha eshte Saliu),o eshte naiv,un besoj kete te dyten.
Te dhjefsha shkrimin, ti sdi te perdoresh shenjat e pikesimit. Demek profesor…
Merre me mend se ne cfare sikleti je zotrote sa qe del prrallis brockulla te tilla per alibi.Ti nuk ke qene i zoti te njohesh Lulin per 12 vjet qe sorrollatet neper zyra dhe shkove ti japesh nje dore.Ai ka tallur trapin me ty,kurse ti si filozof i madh qe i kupton kaq mire njerzit shkove me mend se pasi Luli te bente hatane me fitoren qe do te arrinte,ti do te dilje e te flisje lart e poshte se ideatori i gjithe kesaj jam une.E shikoni se si nje njeri koti e bera lider te madh me ide gjeniale.Prof– e– sor, e mban vehten per fil– o– zof.Nuk do te behesh kurre,se je mendjemadh.Ky difekt te beri qe te aventurohesh me nje tip si Lul Basha.Fosile marksiste si puna jote as nuk ja kane idene se c’mund te jete nje republike e re.C’do gje ne lidhje me kete teme qe ke bere e ke bere vetem per egoizem personal. Vete implikimi me Lulin tregon se ti nuk e njeh fare natyren njerezore,sepse sado pak ta njihje nuk do te guxoje te ngaterroheshe me nje tip te tille. Ka njerez te sinqerte,edhe filozofe,qe kur bejne gafa te tilla e fillojne alibine:Une jam idiot……Nuk do te desh ti them keto fjale,por “filozofe”si ti ofendojne gjithe shqiptaret
Ky Fuga është një llafazan bosh e mëndjefylë i pandreqshëm. Xheç e di veten ky sharlatan.
Fuga është një gjoja profesor, që shpresat për realizimin e dëshirave të veta të mira (e theksoj = të mira) për Shqipërinë i mban tek një kriminel e dallkauk si L.Basha, sepse, siç thotë ai, ka dalë drejtpërdrejt nga Berisha (edhe ky një kriminel e dallkauk).
= mjerë arsimi i ynë i lartë për profesorë të tillë, që kanë mbetur tek Platoni, por duket se as atë s’e kanë kuptuar ende.
= mjerë ne, për këtë profesor me mendje të turbullt, që asgjë të përbashkët nuk ka me idealizmin e prindërve të tij, Myqeremit dhe Shpresës, të cilët ndonëse nuk kishin mbetur në shtëpi pa bukë, dolën malit me pushkë në dorë kundër fashizmit, duke e rrezikuar ralisht jetën, dhe jo vetëm një herë.
Ata nuk e kishin titullin profesor, por kishin atdhedashurinë në mendje e në zemër.
Çfare ti lexosh ketij injoranti te dashuruar me vetveten kur nje monstreje si berisha, nje mashtruesi dhe deshtimi njerezor ky i drejtohet me.. “doktor berisha”. Çfare ti lexosh ketij profesori te dashuruar me konjakun buze Lane kur nje sharlatani ish-kamarier, nje fyçkë mashkull me aftesi te spikatura hajduterie dhe mediokriteti ky i drejtohet si “zoti Basha”..
O Fuge o Koqe Kandari. Zbrit njehere ne popull te shikosh pa syze lakuriqesine dhe shemtine e ketyre “mbreterve”. O karagjoz filozof.
Z. Profesor!
Filozofia eshte mjeshtri e veshtire, nuk eshte per ty.
Atehere, na jep zgjidhje dhe mos bej pyetje retorike. Sa per shoqeri civili, ku beni pjese edhe ju, qe mbas vitit 1992, ne Shqiperi jo shoqeri civili nuk ka patur, por as civila. I zhduku te gjithe miku yt Berisha: I vrau, i rrahu, i pergjalu dhe me ne fund i bleu; duke filluar me Fatos Lubonjen dhe me personin tuaj!
Do te benit mire te thelloheni me shume ne doktrinat filozofike dhe perpiquni te mos i ngaterroni njeren pr tjetren.
Te fala Lulit, kryetarit te ardhshem te PD, i dale nga zgjedhje “te ndershme, te lira dhe te fshehta dhe me rregulla sipas statutit te PD”!
Koqe kanari bre.
Një “autokritikë” e pa sinqertë pas dështimit të tentativës për t’u shfaqur hapur si një “demokrat” i interesuar për fatin e PD me shpresën se ishte momenti i përshtatshëm për të përfituar ndonjë kockë e pse jo edhe ministrinë e arsimit, për të rrëzuar reformën e arsimit të lartë duke vënë në vend nderin e humbur gjatë asaj beteja donkishoteske dhe pa asgjë ide me vlerë.
Mos sinqeriteti shfaqet qysh në fillim kur thua :
U bënë disa javë e muaj që degjoj: E pe Lulzim Bashën…. Në fakt kjo shprehje përdoret vetëm këto ditë kur Basha dështoi në zgjedhje.
Më pas thua se : ? Ti vjen edhe nga një familje e majtë, pse ngatërrohesh me këta të së djathtës ?
Në fakt ti vjen nga një familje komuniste dhe vetë ke qenë komunist e madje edhe petagog i marksizem-leninizmit, pra jo thjesht i majtë.
Më pas shpjegon arsyen e vendimit tënd:….Mjerimi absolut prodhon mosveprim absolut…
Pa 27 vjetësh e kuptove ti se ndërhyrja jote ishte bërë “e domosdoshme”?
Po” opozitën e opozitës ” kur e ke menduar ta fillosh, apo kur të vijë PD në pushtet?
Sipas teje PD nuk duhet të fitonte 74 deputetë për të ardhur në pushtet (sepse kaq mori Rama) dhe kjo nuk është optimale për Shqipërinë.
Po sa duhej të merrte Rama që të ishte mirë për Shqipërinë? Ndoshta do të ishte më mirë të merrte 71 bashkë me LSI Dhe PDIU dhe atëherë çdo gjë shkonte vaj!!! Këto janë vërtetë ide “gjeniale”
Edhe idea e “republikës së re” që ty të pëlqeu aq shumë, ishte një ide pa formë e përmbytje, por ndoshta pasi të fitonit zgjedhjet mund të formulohej me ndihmën tënde, si njohës i shkëlqyer i Republikës së Platonit.
Nuk po vazhdoj më me ato “xhevahiret” tua, por shpresoj të kuptosh se politika është e rëndë për ty. Mjaftohu me aq sa di dhe argetohu në fb me ata që të vlerësojnë jo për ato që di, por për ato që ata mendojnë se ti i di.
Sa te jete Saliu qofte dhe formalisht ne Partine Demokratike zgjedhjet e ka te humbura pa filluar fushata. Keta PD istat ose kane frike ose nuk duan ta kuptojne ku qendron gozhda e problemit. Do ta shikoni ne zgjedhjet e ardhshme lokale se ku do perfundoni. Po ngritet prap cader ka rrezik aty te ngeleni deri sa te vdesi Saliu.Sami
Profesor bishti qenit bisht qeni mbetet,edhe ti ashtu do mbetesh bisht qeni bashke me tregimet e tua dallkauke boshe .
Nje i ditur, qe nderhyne ne te ashtuquajturen “Klase Politike”, ka humbur orientimin si “e ema e Zeqos ne maje te thanes”.
Z Fuga vjelljet,vrasjet ,shitjet e vendit populli denon me vote ne demokraci ,arroganca Juaj ndaj popullit eshte ndeshkuar me vote pranoni denimi dhe themeloni Republiken e Re me vetem tuaj Ku lutem mos na prekni me pendimet tuaja shpifura
U shterngua mali dhe polli nje mi.Kur thua qe : “perse kontribuova qe opozita te ngrihej”, une e perkthej ,si kontribuova qe opozita te shkaterrohej.Jam me mendimin e Shushices.Sali Berisha dhe pjella e tij Lulushka duhen denuar per shume krime qe i kane bere ketij vendi.
Ky njeri vuan nga mitomania, i duke vetja me i dituri e me i zgjuari. Z. Fuga, akoma nuk e keni kuptuar se tani edhe emri juaj na bezdis dhe jo me analizat empirike qe ju na afroni. Dilni ne pension dhe ndihmoni gruan duke i ber pazarin.
Fuga ti ose je mashtrues ose ke rreshqit nga trute e kokes.Kujtova se do te shihja ndonje rrjesht pendese por jo.Me fal qe po ta them Artan por je ne nje nivel me Arian Canin.
kur fuga ta kuptoje situaten ku ndodhemi shqiperia do jete ndertuar e rindertuar disa here . profesori eshte mbyllur ne cader e sdo te dale se kupton se per shqipetaret eshte me mire sot jane me ne paqe e qetesi .me te bashkuar.me te lire .me te sigurte me me shume shprese .me dinjitoze .eshte nje permbysje e madhe profesor .zgjohu mos shiko enderra me sy hapur e mos lexo vetem platonin
Tani e kyptova pse te gjith ata qe mbarojne universitetin ne Shqiperi,behen kamariere.
Ha ha ha ha
I madh je. Por ama, Platonin nuk e ke lexuar qe I vogel, si “professor” Fuga. Te lutem, duhet t’i themi gjerat drejt. Çfare jemi une e ti, para ketij “gjigandi”?
Platoni edhe kur vdiq, la amanet: “Mos mi humbni veprat, se do vije nje dite, qe nje njeri I madh, qe I fillon mbiemri me F, do t’i lexoje dhe do mburret me to”.
E mor Profesor. Sa keq qe populli zgjodhi rilindjen dhe jo kanakarin tend e pupacin e Saliut. Je i zhgenjyer nga auori i Republikes se Re. Si s`te vjen turp, qe akoma shkruan kunder vendimit te popullit, por jargavitesh me PD. Nuk ke vizion,as nuhatje jo e jo, nuk ke ndjenje, je amoral me qyteterimin, me Tiranen tone. Je shtojce e fares se keqe, je i pamoralshem ndaj qytetit tend ku u rrite, megjithese e shikon qarte se per ke voton Tirana e Shqiperia ne vazhdimesi. Shqiperia voton kunder nje grupi barbar, qe na prune drurin neTirane, na shkateruan shtetin, Shqiperine, na shkateruan te ardhmen, na trondisin sa here ju rrezikohet karrigja apo pasuria e bere ne demokraci dhe kur e shofin veten keq fare, jane gati te djegin me zjarr e hekur Tiranen si ne 1998 dhe gjithe Shqiperine si ne 1997. Gjynaf qe je pedagog, por prape mbetesh e je si ata te kohes se Enverit, qe bashkoheni me te keqin, spiunin, tradhetarin, vrasesin, gjithnje dhe asnjehere me popullin. Dua te shkruaj shume, si lagjexhi qe te kam patur, por me shume zor te lexova deri ne fund. Je negativ nga koka te kembet ne cdo aspekt. Perpiqu te mos shkruash, se i ben nder vendit dhe vetes ndoshta edhe PD.
Kur vetquhen filozof edhe gomeret cpret me nja ky vend.Ky si pune kaposhit qe duartrokit vetvehten kur kakaris.Sike surrat dhe shkruan akoma.Spaske ndonje te zgjuar te te thot ,MJAFTE SE PO TALLET DYNJAJA ME TY.
O Artan Fuga ! Nuk rri dot pa shkruar dhe une diçka per ty; Te kam lexuar, te kam degjuar dhe kohet e fundit te A1 Report qe nuk te pushonte goja se foluri apo dhe televizione te tjera qe u thoshe te pranishmeve “ti e ke gabim” per çdo gje. Nuk e di nga te vjen gjithe ky mellef kunder te gjitheve , si duket po fluturon me presh ne bythe si pedagog i komunikimit qe thua se je. I lexon komentet e publikut, apo ne Shqiperi dhe jashte kane vetem inat ty? Inat te kane gazetaret, inat publiku, inat ne rrjete sociale…, nuk e di sa s’te kane inat studentet ne qoftese u jep mesim! E kupton veten apo do ta lejosh Meron te te citoje vazhdimisht ketu ne gazete sepse ai ka interes se po shikuan se Flet Artan Fuga, turren te gjithe te klikojne e komentojne per te pare dhe reagimin e ketij njeriu: eshte ne rregull apo i lajthitur ne delir. Nuk e di ne merr ndonje leke per keto qe thua dhe po se eshte se merr, vazhdo. Vetem ti do ngelesh nje njeri i keq dhe pa asnje shprese per tu bere imire.
Ti qe e heq veten si me i mencuri ne kete mersele,na dole me trapi,shkruajte shume dhe nuk na the asgje.Analizat qe ben ti reflektojne pjese te karakteri qe ti ke,si nga kolona zanore ashtu dhe qendrimi fizik neper studio te ndryshme.Se sa parashikus ishe ti per situaten politike e tregoi mbeshtetja dhe argumentat qe na dhe per republiken e re,mbasi ti me shoke jeni aq larg objektivitetit,sa gjykimi juaj eshte shume nen gjykimim e popullit,ju kujtoni se populli jeton ne france,si puna juaj dhe duhet te mendoje si ju.
I nderuar Profesor Fuga E lexova me kujdes komentin tuaj Me lejoni qe tu bej disa sugjerime.Komenti i juaj per mendimin tim nuk pasqyron sa duhet realitetin une i respektoj mendimet e tjetrit por ato duhet te jene te ballancuar . Ju thoni se cadra kishte nje nga qellimet qe te faktorizohej Basha ,kjo qendrone vetmja arsye qe mund te jete, por ju nuk thoni perse nuk eshte faktorizuar kater vjet rjesht, i cmangeni te thoni se kush e ka penguar qe ju e dini shume mire .ish lideri i partise demokratike dha doreheqjen por defakto ai ishte kryetar i Partise demokratike.Ai duhej te largohej nga jeta politike sic u largua edhe Nano dhe ta linte Bashen te bente punen e vet me stafin e vet, sigurisht keshilla mund te merte por jo qe vendimarja te ishte 100 perqind e ndikuar nga ai. Kjo i humbi Bashes kater vjet dhe nuk eshte pak .
Komunikimi ine parlament dhe jashte saj fjalori i perdorur i tejkalonte shume caqet e e etikes dhe ne vend qe njerizt te degjonin nje debat konstruktiv degjonin sharje dhe akuaza pa fund , Keto ju i nderuar Fuga nuk i permendet .Por keto jane shume te rendesishme kur vjen fushata dhe atje populli te ndeshkon. Keto thirje nganjeihere per destabilizim te vendit i perdori edhe L.Basha ne Cader qe ja uli shume kredibilitetin , dhe pati edhe rjedhoja ne zgjedhjet. Por humbja e Bashes pritej dhe kjo nuk eshte fundi i botes .Nga humbja meson ne se ben nje analize te forte dhe pregatitesh te marish pushtetin pas kater viteve jo me revulicion por me mjete paqesore demokratike me zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke pregatitur edhe kuadrin ligjor te domosdoshem .Dhe e fundit qe ju nuk permendet disa gjera si rugen e kombit shperdorimet qe vuri ne dukje kontrolli i shtetit qe drejtohej nga apozita, gerdeci 21 janari etj, per te cilat nuk eshte dhene drejtesia e duhur.Por populli keto nuk i haron dhe ka nje ndikim jo te vogel ne elektrorat.Ketu ka pjesen e vet edhe Basha . Duhet pune e madhe per te fituar besimin e munguar nga ana e simatizanteve dhe perkraheseve te Partise Demokrtaike me nje program qe te japi shprese per te ardhmen sa me te begatshme per popullin shqiptar