Vodhën 7 milionë euro, shqiptari dhe serbi dënohen me... 4 vjet burg

4 Korrik 2017, 11:10Kronika TEMA

Një shqiptar dhe një serb janë dënuar me nga katër vjet burg për një vjedhje të bujshme të kryer në Itali dy vite më parë.

Zef Zefi dhe Denis Jovanoviç vodhën në shtator të 2015-s një shumë prej 7 milionë eurosh në shtëpinë e trashëgimtares së një biznesi të madh në Torino.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi dje më dënimin me nga katër vjet burg.

Ata mbahen në paraburgim prej prillit të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, dy hajdutët janë ndihmuar nga punëtorja e shtëpisë ku u krye vjedhja dhe nëna e saj, shtetase italiane.

Asgjë prej shumës së vjedhur nuk u arrit të rikuperohej.

1 komente në “Vodhën 7 milionë euro, shqiptari dhe serbi dënohen me… 4 vjet burg”

  1. santiago says:

    per 3.5 miljon euro kush nuk ben 4 vjet burg ,deri sa te dali dy vje e gjysem do bej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje