SKANDALI/ Pogradecari tenton të hidhet nga pallati, qytetarët venë baste: Hidhu, s'ta mban, 50 euro që s'hidhet

5 Korrik 2017, 14:55Kronika TEMA
SKANDALI/ Pogradecari tenton të hidhet nga pallati, qytetarët

Një burrë ka kërcënuar mesditën e sotme se do të hidhej nga kati i 6-të i një pallati në Pogradec.

Menjëherë pas raportimit të rastit në fjalë aty mbërritën forcat e zjarrfikëseve dhe policia, të cilët bënë të mundur shpëtimin e burrit në fjalë dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

68-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihen ende është transportuar në spital për t’u pyetur mbi rrethanat dhe shkaqet që e çuan drejt tentativës së këtij akti ekstrem.

E gjithë skena është transmetuar live në facebook nga Televizioni Sot7 në Pogradec, dhe është shoqëruar me komente të shumta.

Ajo që ka rënë në sy ishin komentet skandaloze nga disa dhjetra persona që talleshin live dhe hidhnin baste për hedhjen ose jo të personit në fjalë, madje i bënin atij thirrje të hidhej nga pallati.

Ndër të tjera shumë komentues përmendin koeficientë bastesh ndër të tjera, siç duket në fotografitë e shkëputura më poshtë nga komentet dhe pamjet live.

6 komente në “SKANDALI/ Pogradecari tenton të hidhet nga pallati, qytetarët venë baste: Hidhu, s’ta mban, 50 euro që s’hidhet”

  1. sali says:

    Pogradecaret jane populli me injorant i jugut.Kane nivel mediocre

    1. Lugati says:

      o sali..qeke kokrra hajvonit…

      1. lugano says:

        o lugat po te dogji mbaje se qe ashtu jeni ashtu jeni …

    2. boom says:

      Ja edhe nje rrot k.ri qe paska internet dhe poston idiotesite e tij.

  2. Lugati says:

    ku o skandali

  3. lugano says:

    skandali o lugat eshte qe ty s te duket skandal veprimi i ketyre mostrave po ti je moster vete prandaj s te ben pershtypje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje