INVESTIGIMI: Vendimet e falsifikuara bënë varrmihësin vlonjat, pronar të Karaburunit

6 Korrik 2017, 18:32Turizëm TEMA

Hetimet e Prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar një skemë kriminale me anë të së cilës qindra hektarë pronë turistike në gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Zvërnec u tjetërsuan në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë në arkivën e Gjykatës së Vlorës vendime të falsifikuara.

Nga Lindita Çela

Raimond Mëzi me profesion varrmihës jeton në një shtëpi të varfër në lagjen “Partizani” në Vlorë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Vlorës të datës 29 Dhjetor 2000 nga gjyqtari Thoma Nika, Mëzi rezulton të jetë pronari i një sipërfaqe toke prej 220 hektarësh në gjirin piktoresk të “Shën Vasilit” në gadishullin e Karaburunit.

Ka vetëm një problem: vendimi i gjykatës që e bën Mëzin pronar të pronës që kap një vlerë tregu prej 210 milionë euro është i falsifikuar.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, krijimi  i dosjeve gjyqësore me procese që nuk janë zhvilluar kurrë,  falsifikimi i dokumenteve arkivorë e më pas certifikim të tyre në institucionet shtetërore është pjesë e një skeme kriminale të zbuluar nga Prokuroria e Vlorës në vitin 2016-të. Sipas Prokurorisë, mbi 314 hektarë tokë është përfituar në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit e më pas është shitur tek të tretë.

Ndër dosjet e falsifikuara rezulton  një vendim i gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi – i vrarë në vitin 2011 në Vlorë me një sulm me ekspoliziv i tipit mafioz – dhe të një gjyqtari tjetër Qatip Bylykbashi, i cili rezulton të ketë ikur nga Shqipëria që në fillim të vitit 1990.

Për të hetuar dyshimet për manipulimet me pronat në qarkun e Vlorës, në Gusht të vitit 2015-të, kryeministri Edi Rama urdhëroi ngritjen e një task –force ndër-institucionale, nëpërmjet së cilës ai premtoi se institucionet do të hidheshin në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës. Nga viti 2015-të deri në vitin 2017-të Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kallëzuar në prokurori 35 raste të tjetërsimit të pronës nëpërmjet falsifikimit, raste për të cilat nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga gjykatat shqiptare.

Hetimi për falsifikimin e pronave në Karaburun është një nga çështjet e evidentuara nga task-forca ndërinstitucionale. Në Shkurt 2016-të Prokurori Albert Kuliçaj urdhëroi arrestimin e disa të dyshuarve, përfshirë Raimond Mëzin, avokatin e tij Enkes Hysendhima, ish punonjësen e hipotekës së Vlorës Blerina Dhrami, noteren Belona Seraj, si dhe u vendos  masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra” për  Donika Besimaj- përgjegjëse e arkivës në Gjykatën e Vlorës- si e dyshuar në këtë skemë të falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe biznesmeni Pëllumb Petritaj, i cili nuk është ndaluar akoma nga Policia e Shtetit.

Më shumë se 1 vit më vonë, Prokuroria e ka akoma çështjen e bujshme nën hetim ndërkohë që të gjithë të dyshuarit që u arrestuan një vit më parë, përfshirë Raimond Mëzi, tashmë janë liruar me urdhër të prokurorisë. I sapo dalë nga burgu, Mëzi i tha BIRN se ai nuk kishte lidhje me falsifikimet e bëra dhe ishte thjeshtë një viktimë. Prokuroria e Rethit të Vlorës u tregua e rezervuar për dhënien e informacionit sepse çështja është akoma nën hetim, por sipas dokumenteve që BIRN disponon emri i Mëzit duket se është përdorur vetëm për sigurimin e pronës e cila më pas është shitur nga avokati Enkes Hysnedhima, falë një prokure përfaqësimi.

Sipas Mëzit, në vitin 1994 i ati Jakupi, kishte bërë një kërkesë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për rikthim e një sipërfaqe prej 6,600 metra katrorë të konfiskuar nga regjimi komunist në qytetin e Vlorës.

Bazuar në këtë kërkesë të Jakupit, në Gjykatën e Vlorës është gjetur një vendim i atribuar gjykatësit Thoma Nika me datë 29 Dhjetor 2000, që e bën Raimond Mezin pronar të 220 hektarëve tokë në Karaburun. Në Tetor 2012-të, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është bërë një kërkesë për ta regjistruar këtë pronë në emër të Raimondit, ndërsa 2 vjet më vonë prona i është shitur palëve të treta. Prokuroria dyshon se e tërë dosja gjyqësore është falsifikuar pasi gjyqtari Thoma Nika ka deklaruar se kurrë nuk ka zhvilluar një proces të tillë gjyqësor në vitin 2000. Mëzi i ka deklaruar prokurorëve se dokumentet e shitjes në zyrën e noterit i ka firmosur në fletë të bardhë.

Avokati Enkes Hysnedhima,  i cili ndryshe nga Mëzi jeton në një vilë luksoze në qytetin e Orikumit, i tha BIRN se procedurat e ndjekura nga ai janë ligjore. Ai mohoi të ketë njohje me përfituesit e pronës dhe shprehet se thjesht ka përfaqësuar klientin e tij Raimond Mëzi, në të gjithë  transaksionet e kryera.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se prona në Karaburun nuk është e vetmja sipërfaqe toke e falsifikuar në emër të Raimond Mëzit. Nëpërmjet një vendimi gjyqësor të vitit 2003, i cili i atribuohet gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, Mëzi është shpallur pronar i një sipërfaqe tjetër në Zvërnec. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i falsifikuar. Prokuroria e ka konstatuar si tërësisht fiktiv këtë vendim, pasi, në kohën e dhënies së vendimit, i ndjeri Konomi nuk ka qenë gjyqtar.

Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë që kjo skemë falsifikimi e pronës është përdorur gjithashtu për të tjetërsuar një sipërfaqe tjetër toke prej 5.2 hektarësh në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, kjo pronë është regjistruar fillimisht me anë të një vendimi të falsifikuar në emër të shtetases, Shqiponjë Emina, e cila rezulton e vdekur. Prona më pas është  shitur tek persona të tretë. Dosja e gjyqësore dhe pse mban vitin 1996, ka mbishkrimin Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë- emërimi zyrtar i vendit nga vitit 1976 deri në vitin 1991. Ky vendim rezulton të jetë dhënë në emër të gjyqtarit Qatip Bylykbashki, i cili rezulton të ketë qenë pjesë e gjykatës gjatë periudhës së komunizmit dhe është larguar nga vendi në vitin 1990.

Sipas dokumenteve e ndjera Shqiponjë Eminaj ia ka dhuruar pjesë të kësaj prone të barabartë me 11,200 metra katrorë nipit të saj Artur Rrapush Selfos, ndërsa pjesa e tjetër e tokës është transferuar te palë të tjerë të treta. Njëri prej palëve që i është transferuar prona, Bernat Çaushi, mohoi të kishte dijeni për ndonjë pronë në Zvërnec dhe tha se nuk kishte blerë tokë nga Eminaj – duke i shtuar edhe më shumë dyshimet se kush fshihet mbas kësaj skeme kriminale dhe është përfituesi i vërtet i saj.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, pronat e tjetërsuara në Karaburun dhe Zvërnec mbeten nën sekuestro paraprake me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.

13 komente në “INVESTIGIMI: Vendimet e falsifikuara bënë varrmihësin vlonjat, pronar të Karaburunit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Mez me pasuri 250mln evro,po kur te behet kal…!!!?? hahahaha,bourdhelo sunitesh varu kkkkkkkkkkk…………….

    1. ben says:

      Turkobythos, nga keto ndodhi ke sa te duash ne Greqine tende, prandaj mos ha mut kot.

  2. j says:

    Reforma e vetme efikase per drejtesinë shqiptare.;
    BOMBA ATOMIKE.

  3. LORA says:

    Vlora eshte nje xhungel krimesh te llahtarshme ne sektorin e pronave te palujtshme.
    Sidoqofte,letrat e falsifikuara kane pergjegjes te identifikueshem kollaj,te cilet duhet te ndeshkohen pa meshire.Lajmi qe sjell me siper Lindita Cela nuk tregon asnje ndeshkim ,,por eshte nje kronike mburoje per kriminelet pergjegjes.Sic duket BIRN e paska merak dekurajimin e njerezve ,qe meritojne e duan drejtesi.
    Ne Vlore eshte emergjente nje qilizme e vertete mbi gjykaten,prokurorine dhe ZRPP-ne e qarkut.

    1. albaniafirst says:

      LORA, po cfare denimesh kerkon ti dhe nga kush. Keto gjykatesit qe kemi, vertet beson se do marrin vendime kunder seres se tyre? Sorra sores nuk ja nxjerr syte thote nje fjale e vjeter. Ajo qe eshte zbuluar ketu, eshte vetem maja e ajzbergut. Gjykatesit tane jane njerezit me te pasur te vendit. Viktimat e tyre jemi te gjithe; kush me shume e kush me pak. Ajo qe kerkon te beje Rama eshte rruga e vetme qe te vendosed drejtesia ne Shqiperi.

  4. zaho says:

    o PLATO nuk e di cfar te rendon me shume ty muti qe ke ne koke apo truri qe ke ne mendere po bej ore komentet per ate qe e ke zakon

  5. Bogonica says:

    Nuk kuptova ku ishte dhe si ishte bere fallsifikimi,dhe kujt ja kishin hedhur fallsifikatoret.Po te kujt jane keto prona?Te shtetit?Po ku ka prona te paluajteshme shteti?Shteti ka vetem Lumenjte,minierat te dhena me koncesion,Hidroelektro centralet,asgje tjeter.Te gjitha jane privatizuar.Atehere keto prona duhet te jene te nje privati tjeter dhe gjykata ja ka dhene dikujt tjeter.Mirpo keto gjykata kemi pasur,i bie qe te gjithe vendimet gjyqsore per pronat, duhet te rishikohen nga e para,pavarsisht se kane kaluar te tre shkallet e gjyqsorit.

    1. ben says:

      Bogonica, qe ne kohen e Zogut, shteti kishte prone te gjithe bregdetin; 1 km nga buza e ujit. Ata qe pretendojne se kane prone brenda ketij brezi prej 1 km, kane dokumente te falsifikuara.

  6. myqerrem says:

    kjo eshte gazetari , bravo BIRN

  7. arben says:

    Ne duan vertet te shkallmojne korrupsionin duhet ta fillojne me te gjitha privatizimet qe jane kryer qe nga vitet 1991 e ketej pasi te gjithe e dime baterdine e madhe qe eshte bere ne kuriz te popullit shqiptar nga klilat mafioze te veshura me pushtet.Ne te kunderten sic thote populli vetem nje vrime ne uje kane per te bere dhe buja e madhe per Vetingun do te perfundoje ne nje gote uji.

  8. Albi says:

    Gjithe ajo buje e madhe u sfumua .Avokati na dhenka intervista nga vila e tij ne Orikum , Noterja ne detyre firmos e vulos gjithe diten .Mezi ha fara luledielli , Ai menaxheri i llumit Petriti kushedi nga ben plazh edhe ja u zgjidh edhe ;eshtja. Prokuroiria e korruptuar i nxori nga biruca , Gjykata edhe me keq , ne arkiven e gjykates kishin hyre edhe dosjet e falsifikuara. Po si mendoni Ju jane bere keto pune . Po keta prokuroret te marin erzin per hic asgje , gjykatesit te pine gjakun edhe kur kerkon te drejten tende . hipoteka te mohon ate qe ke tenden. Eshte shume e thjeshte , keta mafiozet kane falsifikuar se i kane ndare me ata qe i kishin keto pune ne dore . Cfare hetimesh ,falsifikimet jane te gjitha me dokumenta , kush i ka hartuar , kush i ka nenshkruar , kush i ka pranuar , kush i ka regjistruar te gjithe jane fajtore . Prandaj prokuroret gjyqtaret , avokatet ,noteret , regjistruesit duhen ndeshkura sa me rende sa per te hapur siparin , keta do nxjerrin se per ke kane punuar .

  9. miri says:

    Ne kodin penal duhet bere nje ndryshim
    “Fallsifikimi i dokumentave te pronesise nuk eshte veper penale, kur kryhet nga punonjesit e sistemit te drejtesise”

  10. Zzzzzz says:

    HIPOTEKA E VLORES ISHTE DHE ESHTE CERDHJA E KORUPSIONIT..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje