Pranga djalit të bosit të VEFA-s, i dënuar me 4 vite burg për pastrim parash

6 Korrik 2017, 13:10Kronika TEMA

Arrestohet nga policia e Tiranës djali i Vehbi Alimuçës, ish-administratorit të firmës piramidale VEFA. Sipas policisë Artan Alimuçaj, 41 vjeç është i dënuar me 4 vite burg për ‘Pastrim parash’.

Kanë qenë Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që kanë bërë të mundur sot kapjen e Alimuçajt.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produktit të veprës penale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje