Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 4 muaj burg ish- kryetarin e komunës së Rashbullit Hysen Gashi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.
Vendimi i Apelit vjen pasi më herët Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës Rrashbull, i akuzuar për dhënien e të paktën 16 lejeve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin në zonën turistike bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, dhe për të cilin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim.
Në këtë proces, së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.