Gabimi i Belgjikës: Liron “baronin” shqiptar të drogës, madje i paguan dhe biletën

7 Korrik 2017, 09:26Kronika TEMA

Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar me 9 vite burg për shantazh, drogë dhe prostitucion është liruar gabimisht nga autoritetet.

Gazeta belge “dhnet.be” shkruan se shqiptari Safet Rustemi u dënua nga gjykata e apelit në 25 janar të këtij viti dhe rezulton se u lirua rreth 6 muaj pas këtij vendimi.

35-vjeçari shqiptar është dënuar për tentativë vrasje, tentativë grabitje, shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale, ndërsa aktualisht ndodhet në Shqipëri.

Apeli e dënoi me 9 vite burg, por për shkak të një gabimi të gjykatës belge, që nuk urdhëroi arrestimin, por deportimin, Rustemi u dërgua në Shqipëri, madje edhe shpenzimet e biletës u hoqën nga autoritetet belge.

Gazeta belge “dhnet.be” shkruan se Safet Rustemi ndodhet në fshatin Dobraç të Shkodrës duke shijuar lirinë.

Gabimi u zbulua vetëm pasi Rustemi u deportua në Shqipëri, ndërsa tashmë pritet që të shpallet në kërkim për t’u arrestuar dhe ekstraduar për të vuajtur dënimin në Belgjikë.

Ndërsa avokati i shqiptarit Romain Delcoigne deklaron se klienti i tij nuk është arratisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje