18 vjeçarja nga Gjirokastra denoncon gjyshen në polici se e qortonte: Më dhunon psikologjikisht

6 Korrik 2017, 17:09Kronika TEMA

Një 18 vjeçare nga Gjirokastra është marrë në mbrojtje pasi denoncoi gjyshen në polici për dhunë psikologjike.

Me anë të një njoftimi policia bën të ditur se është lëshuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasen me inicialet D.M, pasi dyshohet se gjyshja E.M,  63 vjeç, e ka dhunuar psikologjiskëshit.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 18, pasi dyshohet se gjyshja E.M,  vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje