Analiza ironike e gazetarit për Trump pushton rrjetet sociale

9 Korrik 2017, 18:24Sociale TEMA
Analiza ironike e gazetarit për Trump pushton rrjetet sociale

Nga Bjorn Runa, Toronto

Komenti i një gazetari australian mbi pjesëmarrjen e Donald Trump në samitin e G20, ka pushtuar rrjetin, për shkak të analizës së hidhur, që Chris Uhlmann i ka bërë marrëdhënies së presidentit amerikan me liderët e tjerë botërorë.

Uhlmann, i cili është edhe redaktori politik i televizionit ABC e cilësoi Trump si një figurë të papëlqyer, të vetmuar, të çuditshme dhe pa asnjë kapacitet për të drejtuar botën.

“Ai ishte një figurë e papëlqyer, e vetmuar dhe çuditshme në këtë takim, ndërsa të jepte përshtypjen se disa nga udhëheqësit u përpoqën vazhdimisht ta shmangnin,” është shprehur Uhlmann në analizën e tij.

“Donald Trump është një person, i cili kërkon pushtet për të rritur famën. Të qenit vazhdimisht duke diskutuar dhe i diskutuar, është në fakt e vetmja gjë që i intereson, ndërsa kuptimi i fjalëve të thëna nuk ka asnjë rëndësi.”

Në raportin e tij, Uhlman tha gjithashtu se Trup nuk ka asnjë dëshirë apo aftësi për të drejtuar botën, duke bërë që G20, nga tani e tutje të kthehet në G19.

“Nga ky samit mësuam se Donald Trump po nxiton drejt largimit të SHBA nga të qenit një fuqi botërore.”

Uhlmann ka komentuar edhe postimet e vazhdueshme të presidentit amerikan në Tëitter, duke thënë se, “Trump vjell vrer në 140 karaktere dhe humbet ditët e tij të çmuara si president.”

4 komente në “Analiza ironike e gazetarit për Trump pushton rrjetet sociale”

  1. Fjala shqipe says:

    Fjalori politik i presidentit Trump eshte pothuajse i njejt me te nje femije 2- 3 vjecar

    1. enter"" says:

      Hej, nje femije 2-3 vjecar eshte teper inteligjent dhe thote ate qe ka ne mendje, ii cilter etj.

      I bie qe edhe Trump te thote pikerisht ate qe ju nuk ju pelqen se e keni trurin e mbyllur nga propaganda e CNN

  2. Uncle Sam says:

    pirdh pirdh se lirohesh………….

  3. american2016al says:

    Eshte mire te shikoni filmin Dark knight dhe do te kuptoni realitetin.
    Mos flisni pallavra cdo njeri ka te drejte te thote ate qe mendon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje