Kryesuesi i listës së deputetëve të Qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka nisur turin e dëgjesave publike nga Njësia Administrative Drenovë në Bashkinë e Korcës.
Në takimin me banorët e kësaj Njesie Administrative Peleshi ka qënë i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.
Peleshi e konsideroi mandatin e ardhshëm qeverisës si mandatin që do të transformojë Shqipërinë.
Ai u ndal te një nga reformat kryesore që pritet të ndërmerren, punësimi në administratën publike, që sipas tij do të realizohet vetëm përmes meritokracisë.
“Shkëputja e administratës nga ndikimi politik do të sjellë një standart europian dhe do të risë eficencën e institucioneve në nivel qendror dhe lokal”, tha Peleshi.
Dëgjesat publike janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin, si një nisme e Kryeministrit Rama nën slloganin “Bashkëqeverisje me njerëzit”.
E po kurr tall leshte dhe Pandi pe leshi,ai popull vetem lesh me qime meriton.
Po cfare degjese thoni ketyre po i kretikove te bejne bllok ne faqet socjale kurse ne tv shesin lajme sikure po qajne hallet e popullit thjeshte popogande medjatike nje lloje si ishe rregjimi saliut po me fityra te tjera
Rruga Korce .Drenove eshte jo me shume se 3km ,pse e lini pa rregulluar .bej dicka konkrete rregullojeni ….fillo nga ajo …..
Le ta nise nga Bashkia e Korces, ku kunata e kryetarit merr leka per punesim te TAPI-Floq. Kjo eshte administarata, pastaj shko te zyra e punes Berat, ku po ashtu Shefja merr leka per punesim po te TAPI. Ne Shqiperi korupsioni … melesh palesh … .