Një e moshuar nga Tiranë, është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Policia bën të ditur se shtetësia me inicialet D.H, 88-vjeçe dyshohet se ka vdekur për shkaqe aksidentale, pasi është rrëzuar në tualetin e banesës.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.07.2017, ora 22:00, në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, është gjetur e vdekur shtetësia D.H, vjeç 88, banuese në Tiranë, e cila jetonte e vetme. Nga veprimet hetimore dyshohet se vdekja është aksidentale, pasi është rrëzuar në tualetin e banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.