Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Pukës.
Një adoleshente vendosi t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Uragji të Pukës.
Viktima, 17-vjeçarja Diana K., ishte bijë e dy prindërve të divorcuar.
Burimet tregojnë se ajo kishte kaluar në depresion prej disa kohësh.
Diana jetonte me dy motrat e tjera, babain, njerkën dhe gjyshërit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës