Vazhdon telenovela/ Vjehrri i nuses që helmoi vjehrrën: Nuk ishte e virgjër

8 Korrik 2017, 10:33Kronika TEMA

Shumë i acaruar ka qenë reagimi i vjehrrit të nuses që helmoi me kos të shoqen dhe akuzoi atë për përdhunim.

Eduart Stafa duke folur për Report TV ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës. Stafa deklaroi se 19-vjeçarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.

I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.

Ai insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin. Ai nuk e fal më nusen e djalit për herë të tretë.

“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes, por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, shprehet Eduart Stafa.

Ndërkohë që lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo,ai tha se e po e pres të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa.

2 ditë më parë gjykata e lartë e la të lirë Elda Tanushin në kushtet e arrestit të shtëpisë edhe pse ajo akuzohet për tentativë vrasje.

Përpara gjyqtares ajo ishte konfuze me deklaratat dhe dëshmitë e saj ku tha se qëllimi ishte të helmonte vjehrrin se ky e kushte përdhunuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje