Tym e flakë në kabinën e pilotëve të avionit Ankona-Tiranë, dëshmitari tregon çastet e tmerrit

7 Korrik 2017, 15:02Kronika TEMA

Një avion i cili do të nisej nga Ankona për në Tiranë, është detyruar që të bëjë ulje emergjente në aeroportin e ‘Sanzio Falconara”.

Ulja emergjente e avionit në aeroport erdhi si pasoje e tymit që doli nga kabina. Mësohet së në bord kishte 68 pasagjerë, dhe thuhet se ata kanë përjetuar disa momente frike dhe paniku.

Por nga ana tjetër mediat italiane bëjnë të ditur se çdo gjë është zgjidhur në vetëm pak minuta. Mësohet se tymi kishte dalë si rezultat i një shkëndije në një qark të shkurtë elektrik.

Ndërsa njëri prej pasagjerëve të papranishëm në bordin e aeroplanit ka rrëfyer ngjarjen për disa nga mediat shqiptare, ku është shprehur:

“Vetëm 15 minuta pasi jemi nisur nga aeroporti i Ankonës konstatuam erë të djegur në bordin e avionit. Në aeroport na kanë pritur zjarrfikëset. Mes pasagjerëve kishte tension të madh, disa filluan të qanin”, dëshmon një prej pasagjerëve. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Ankonës me destinacion Tiranën.

Ndërkohë  mësohet se avioni akoma nuk ka arritur në aeroportin e Rinasit, duke parë dhe orarin zyrtarë të përcaktuar.

3 komente në “Tym e flakë në kabinën e pilotëve të avionit Ankona-Tiranë, dëshmitari tregon çastet e tmerrit”

  1. besnik says:

    mistral bashkepunon me blu panorama,ernest eshte kompani me vete!

  2. Hysen says:

    Blu panorama Punon me MISTRAL jo me ERNEST i nderuar pasagjer informohu mire shiko dhe fotografine e avionit se te nxjerr genjeshtar

  3. Hasan says:

    O Hysen,
    MISTRAL dhe ERNEST jane e njejta gje !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje