Alarmohet e moshuara në Tiranë, zbulon një çantë me arsenal armësh në tarracën e banesës

7 Korrik 2017, 16:12Kronika TEMA

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kryeqytet.

Një 77-vjeçare ka lajmëruar policinë, pasi në tarracën e banesës së saj ka gjetur një çantë, brenda të cilës kishte 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës.

 

Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën “Sali Nivica’ në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.07.2017, në rrugën “Sali Nivica”, mbi tarracën e banesës së saj shtetësia L.O, vjeç 77 banuese në Tiranë, ka gjetur një çantë dhe brenda në të gjendeshin, 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje