Arrestohen memaljotët e tmerrshëm, dyshohen për mashtrim, rrëmbim dhe plagosje

8 Korrik 2017, 10:49Kronika TEMA

Ishin shpallur në kërkim për mashtrim, por sot u arrestuan nga policia.

Dy memanliotë dyshohet se pasi i kanë marrë hua të majme shtetasit E.K nga Gjirokastra, e kanë shantazhuar, rrëmbyer dhe madje plagosur edhe të atin.

Oficerët e sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër kanë vendosur në pranga mëngjesin e sotëm dy persona nga Memaliaj.

“Të arrestuarit janë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç dhe Arbër  Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjykata kishte caktuar për ta masa e sigurisë “arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit”. Në bazë të këtij vendimi Prokuroria e Gjirokastrës, ka lëshuar më 4 korrik 2017 edhe urdhrat e ekzekutimit.

“Masa e sigurisë  për këta persona është caktuar pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E. K., banues në Gjirokastër”, vijon policia.

Kanë qenë dëshmitë e E.K ato që kanë fundosur dy të arrestuarit.

E.K pretendon se më 19 maj të vitit 2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng. Ndërsa babai i tij H.K, u plagos nga persona të paidentifikuar më 15 shkurt të 2012 me armë zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje