“Epirotica – albanese”: Një lutje e panjohur në gjuhën shqipe e vitit 1960

10 Korrik 2017, 10:58Kulturë TEMA

Nga Ilir Cenollari

Peshkopi filolog dhe eruditi, Don Lorenzo Hervas y Panduro, në veprën “Sagio pratico delle lingue: con prolegomena e una racolta di orazioni”, të botuar në Romë në dhjetë gusht të vitit 1787, ndër të tjera përcjell këtë dëshmi: “Vijon më pas lutja Epirotica-Albanese e cila këndohet në katekizmën e kardinal Blearminos, të përkthyer në shqip dhe të shtypur në Romë nga Propoganda në vitin 1664 me ortografi italiane, të cilën unë do ta përshtas në spanjisht. Kjo lutje ekziston dhe në përmbledhjen e Bibiliotekës Lispiana dhe në atë të John Chamerlayn por me disa gabime. Unë bëra përkthimin me ndihmën e abatit Paulo Galata Albanese dhe në përkthimin letrar unë kam lënë përdorimin e nyjeve si duken dhe në gramatikën e Francesko Maria da Lecce të shtypur në Romë në vitin 1716 nga Propaganda…”. Kardinal Belarmino lindi më 4 tetor 1542 dhe vdiq në 17 shtator 1621, pra ka jetuar në vitet 1600, kohë trazimesh të mëdha për Shqipërinë dhe Evropën kristiane. Gessner Mithridate në vitin 1555 dëshmon se “gjuha epirote është gjuha ilire”, se në vitet 1500 shqipja shkruhet me alfabet grek. Ne dimë se “Meshari” i Gjon Buzukut u botua në vitin 1555, më pas kemi “E mbësuame e krishterë” të Lekë Matrëngës, viti 1592, duke vazhduar me “Doktrinën e Krishterë” të Pjetër Budit, fjalorin “Latino-Epirot” të Frang Bardhit dhe shkrimtarë të tjerë katolikë. Viset shqiptare në vitet 1500-1600 ndodhen në qendër të kryengritjeve antiosmane, Vlora, Durrësi, Ulqini, Shkodra, Ohri, Janina, Arta, Himara, etj., janë vatra të rëndësishme të qëndresës antiosmane. Shqipëria është shndërruar në urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, Shqipëria është shpresa e shpëtimit nga pushtimi otoman. Klerikët shqiptarë, katolikë dhe ortodoksë, vizitojnë kancelaritë e Evropës së krishterë dhe kërkojnë ndihma për organizimin e luftës çlirimtare. Prijësit shqiptarë mbajnë lidhje të ngushta me Papatin dhe mbretëritë e Evropës, populli ushqen shpresa të mëdha dhe lufton me heroizëm

të madh. Bash në këto kohra të turbullta lindi letërsia shqipe, libri shqip, sigurisht me mbështetjen e madhe të Papatit dhe Perëndimit, Buzuku, Mëtranga, Budi, Bardhi, Bogdani, Maria di Lecce, etj. Por të paraqesim më parë lutjen Epirotica-Albanese të përcjellë nga kleriku i shquar Italian:

I. LUTJA NË EPIRTOTICA-ALBANESE, viti 1664

-O ati jone … o padre nostre

-Chi yee …che sei

-Mbe kiell …in cielo

-Schetenuom kiofte …santificato sia

-Emenitetat …nome tuo

-Arte …venga

-Perendia yote …regno tuo

-U bafte …facciasi

-Vullendia yote …volonto tuo

-Sikunderese …come

-Mbe-kiellt …in-cielo

-Asctu end …cosi e

-Mbe zeet … in terra

-Bukune tane …pane nostro

-Teperditschimene …quotidiano

-Epneesod …da-ci oggi

-Enandeye nee …e perdonaci

-Detotetona …debiti nostri

-Posicunderese …cosi come

-Endena …anche – noi

-Ndeyeime …perdeniamo

-Detoresitotetane …debitori nostril

-E mosna …e non-ci

-Le-me-raam …lasci-a-cadere

-M’ndetekech …in tentazione

-Ponalargo …ma allontana

-Gizze …ogni

-Nzekechij-scit …male

II. EPIROTICA-ALBANESE MODERNE, 185

Don Lorenzo Hervas y Panduro, këtë lutje e jep në shqipen mnoderne, kuptohet të kohës së vet, viti 1787.

-Atti üün

-Chi jee

-mbe kielt

-Sceitnuem kiost

-yotte emini

-Regginia yotte

-U mbaft

-Vulnessa yote

-Sicundersse

-Mbe kielt

-Astu ende

-Mbe zee

-Bukun taan

-Te-perdicmen

-Epena nee sod

-Enda ndeie nee

-Faiet tona

-Possi –na

-Ndeieiim

-Faitoreuet tona

-E mos

-Na le

-Mbe kech

-Pona rui prei

-Gizz se-kech

III. GRECA-SICILIANA, 186

(Ortografia është italiane ashtu si përdoret nga grekët siçilianë. Autori)

-Tata ghine tata (ati) (h)inë = ati ynë

-Cë chiex kë jeh = që je

-Schetruarë clost shetraurë klostë = shënjtëruar qoftë

-Embri ghit embri it = emri yt

-Jar jar, jak, ar = ardhtë

-Reghria jote mbretëria jote

-Bure klost bure kloft = bërë qoftë

-Vulema jote vullneti yt

-Astu në chiext ashtu në kieht = ashtu në qiell

-Si në dee si në dhe

-Bucnë tënë buknë tënë = bukën tonë

-Të discmen Të diçmen = të përditshmen

-Emna sot emna sot = jepna sot

-E ndiena e ndjena

-Mcatëtë tona mkatëtë tona = mëkatet tona

-Si na si na

-Ndicgnëmi ndicnjëmi = ndjeni, falni,

-Armikete tënë armikete tona = fajet tona

-E të moj e të moj = e të mos

-Bieme biemë = bjemë

-ën pirasmô në tundime

-Mâ lirona ma lirona = ma çlirona

-Caa giet e liga kaa gjiet e liga = nga gjëtë e liga

-Astu clost ashtu klost = ashtu qoftë

P.S. Shqipërimet janë të autorit. Shikohet qartë se kjo lutje përdoret nga shqiptarët e Siçilisë të besimit ortodoksë. E folmja është e banorëve të viseve jugore të Shqipërisë, Çamërisë, Toskërisë.

IV. GRECA-CALABRESE

-Tatta-in tata in ati ynë, tata ynë

-Cue jē nue kielue kë je në kielë (qiellë)

-Klot beccuar klot bekuar (qoftë bekuar)

-Embri iti embri it, emri yt

-Bue tue rignueme Bë të rigneme = mbretëroftë

-Due parraisue ci venga Dë parrajsë që vjen = ardhtë parajsa jote

-Clot buerue Klot bërë = qoftë bërë

-Si do ti si do ti, si dëshiron ti

-Kue stu due kielue kështu dë qielë = kështu ndë qiell

-Si due prue de si dë prë de = si mbë dhe

-Venna Bucuenue Vëna bukunë = jepna bukë

-Ga ditta kaa dita = ngadita, përditë

-E duellenue e dëllënë = e ndjena ne, falna ne

-Si ne si ne

-Duellennuemue dëllënëmë = ndjena nëmat, fajet, falna

-Nuemickitue tonna nemikëtë tona = fajet, mëkatet tona

-E bue tue mosue vemmi E mbë të mos vemi = të mos shkojmë

-Nue dozue tue palicudue në do zë të pali kudë = tundim-e

-E tue mosue e të mos

-Chemmi kueqi kemi keq-i

-E klot astu e klot ashtu = qoftë ashtu

Termi gjuhë greke siçiliane dhe greke kalabreze përdoret rëndomë për të treguar banorët shqipfolës të Italisë Jugore. Termi më tepër i referohet përkatësië fetare ortodokse, “greke” se sa përkatësisë etnike. Po kështu shihet qartë se termi “epir” “epirot”, gjuhë epirote tregon gjuhën shqipe, etninë shqiptare. Dialektet siçiliane dhe kalabreze i takojnë të folmes jugore dhe besimit ortodoks dhe duket se ruajnë trajta më arkaike se sa gjuha e lutjes katolike (Epirotica-Albanese). Pavarësisht formave dialektore, e folmja e kësaj kohe kuptohet fare qartë, është shqipe e kulluar me ndikime të pakta latine ose helene. Për ta bërë dhe më të qartë panoramën gjuhësore të viteve 1600 po japin pasazhe të shkurtra nga vepra e Pjetër Budit, Frang Bardhit dhe Maria di Lecce. Eqrem Çabje thekson se gjuha e Budit është “normë letrare”, jo e folur krahinore ose dialektore. Lorenzo Hervas y Panduro thekson se gjuha e lutjeve kristiane (katolike) pasqyron të folmen e Durrësit, domethënë të Shqipërisë së Mesme, kjo vërteton dyshimet e Eqrem Çabjet për “një normë a njësi unike gjuhësore”. Lutjet fetare, psallmet në kisha, janë të vjetra dhe duhet të kenë

qarkulluar në formën e formulave gojore, njëlloj si letërsia popullore shqiptare. Formula e pagëzimit e vitit 1462 është një provë për këtë pohim: “Un’ të pagëzont pr (për) emnit Atit e Birit e Shpertit Shenit”! Panduro thekson se të dy Epirët dhe Maqedonia flasin gjuhën shqipe, se ata janë shqiptarë. Pjetër Budi jetoi në periudhën kohore 1566 – 1618. Botimi i shkurtuar i “Doktrinës së Krishterë” u bë në vitet 1599, më vonë vepra e plotë u botua në vitin 1618, i treti në vitin 1636, i katërti në vitin 1664. Gjuha e Budit, po t’i heqësh vështirësitë ortografike për shkak të përdorimit të alfabetit latin të plotësuar me disa shkronja cirilike, është shqipe e rrjedhshme, e kulluar, e bukur, e zhdërvjelltë. Ja disa pasazhe nga gjuha e “Doktrina e Krishterë” e Pjetër Budit nga Guri i Bardhë: “…A je e ti i krishtenë, pse kjo është themeli e kryet e gjithë kishave për të shëlbyem. E zakoni hi mirë e di ay arrsyenë se si duhete me y rresponduom, bukur, gojëplot mbet ey thashë: jam shpyrt Krishtit mëshirshim zotit tunë (tonë)…E zakoni pse ndë tënë zotnë ashtë njëye (njëji) e vetme zotnijë e njiay natyrë i padam (ë) ma ashtë ndë tre vetë ki kuhen (quhen) Ati, Biri e Shpirti i Shint (Shenjtë). E prifti doe të ma thoshë njie këtë fjalë ende nçelë ndeomos ndoonë meshish cdo shembëlturë të ketë ay yettë (jetë), m’keshekitë mundnjye ende ma mirë me ndëgjuo sesi e mbë kish arrësye mune (munde) ndëgjovet kjo ndë tre një i vetmë Zoti ynë. E zakoni pse shëmbëllturë mbet ey thashë pak mos mbë këtë arrësye, një herë njij kërshtenë enjëye Jezusi tue kundrështuem njani me tjetrit, Jezui posi i pa zijshin mbet e u thashë si mune (mund) jetë Ati e Biri e Shpirti i shint nji i vetmë Zot ynë e ai kërshteni s’ish akij (aq) y ditshëm, thosh se…”.

Lekë Matrënga është poet i vërtetë, ja një strofë e “Të mbësuamë e krishterë”: “Gjithëve u thërres kush do ndëlesë (ndëgjesë)/ të mirë të krështë bura e gra/ mbë fjalët të tinëzot të kishi meshë/ se sishtë njerij nesh çë mkatë s’ka/ e lum’ kush e kujton se ka të vdesë/ e mentë bashkë mbë tënëzot i ka/ se krishti ndë parraisit i bën pjesë/ E bën për bijr të tij e për vëlla” Le të ndjekim një pasazh nga gjuha e Frang Bardhit nga Zadrima e Shkodrës, viti 1635, “…Tue pasunë ditë e përditë, të dashunitë e mij, mbassi hina ndë Kolexhë, kituem

(kujtuam) me kish copë librë keshë me ndihmuem mbë njaanë gjuhënë tanë, ki po vdaretë e po bastardohetë saa maa parë të ve; e maa fort me ndimuem gjithë atyne ki janë nd’urdhënitë Tinëzot e të shintesë Kishë Katolike, paa të ssijët (ditur?) askush s’munë shërbenjë si duhetë…”. Francesko Maria Lecce, në hyrjen e Gramatikës shqipe”, Bari, 25 tetor 1715, thekson se sot shqiptarët banojnë në Dalmaci, në të gjithë provincat e Mbretërisë së Dy Siçilive (Napolit dhe Siçilisë), në të ashtuquajturën Bullgari (Shqipëria e shekullit IX-XI, Berat, Ohër, Vlorë, Janinë, shënimi im etj), në Kostandinopojë, përbëjnë një komb që meriton të ketë idiomën amtare gjuhësore. Më pas Maria Lecce iu drejtohet shqiptarëve me këto fjalë: “Arbënuer i dashuni, kët’ Gramatikën e shkrova jo për zotini tande, ki di ma fort e ma kthjellt se unë veçse pë rata Fratini ki vinë për së largu me iu shërbuem. E përse ndë kët’ dhe të Romësë s’kanë haber (fjalë turke) të gjuhësë sate: punë e mirë asht, ki ma parë ta marrënë vesh kahá. Ndë të pëlkieft hesapi (fjalë turke) i kësaj letre (të lutem) më fal tinzot, se tha mue (me) shëndetn me mbaruem kaq punë. Ndë mos paça mirë rieshtitun fjalat ndiima: përse luftova sa mujta me i vumë pa hile (turqisht) sikundërse m’i fali Zoti ynë…paç jetën e gjatë e të puth dorënë…”.

E në fund të këtij shkrimi dëshiroj të theksoj se puna e lëvruesve të parë të gjuhës shqipe s’duhet të kalojë në heshtje, të mbetet pronë vetëm e atyre pak njerëzve që merrem me shkencë dhe studime. Vepra e pionerëve të gjuhës shqipe duhet të botohet, propogandohet, shpërndahet, njihet, recitohet, vlerësohet, nderohet nga të gjitha brezat dhe kategoritë shoqërore, në radhë të parë nga nxënësit, studentët, mësuesit, studjuesit dhe dashamirësit e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Këta klerikë nuk janë vetëm korifejë të krishterimit por dhe krijues të një tradite shkrimore dhe kulturore, kultivues të shpirtit dhe ndërgjegjes shoqërore shqiptare. Brezat e sotëm duhet t’ju jenë përjetë mirënjohës atyre, t’i njohin mirë, t’i studjojnë dhe nderojnë sikundër e meritojnë, sikundër i ka hije një populli të qytetëruar.

16 komente në ““Epirotica – albanese”: Një lutje e panjohur në gjuhën shqipe e vitit 1960”

  1. Njoni says:

    Korrigjoni vitin tek titulli se eshte gabim

  2. Edi says:

    Më fal, po nëse është e botuar në një libër, si mund të jetë e panjohur? Eh…. albanologjia në Shqipëri!

  3. Alban Hamzai says:

    Te shkruash :”gjuhe greke siciliane ,gjuhe greke kalabreze ,termi epirot dhe gjuhe epirote ” tregon gjuhen shqipe dhe etnine shqiptare eshte te festosh me mendjen tende .Po per te treguar banoret greke te Italise nga Napoli e poshte ,qe kishin krijuar nje numer shume te madh kolonish nga shek.8 para Krishtit e ne vazhdim si duhet shkruar ,meqe me “greke kalabreze e greke siciliane” kuptojme shqiptaret ? Nga Napoli e deri ne jug te Sicilise italianet e quanin Magna Grecia (Greqia e Madhe) per shkak te numrit shume te madh te banoreve greke .Pse nuk shkruhet “arber” ose “albane” per te treguar shqiptaret ? Megjithate ju vazhdoni te festoni me mendjen tuaj ,nje pjese e shqiptareve do te kenaqen me keto studime akademike te tipit shqiptar dhe o burra perpara .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Arjan says:

      O sumce alban qe mban emrin e Shqiptarit ka ikur ajo kohe qe gjuha shqipe thirrej e mallkuar,nuk e kuptoj ju te qyteterurit deri dje na therrisnit gjuhe barbare si eshte e mundur hidheni perpjete per cdo gje qe ka lidhje me Shqiptaret , nxitoni te jepni mendimin tuaj te kishes greke qe ska vlere atje ku ka shqiptare.Une nuk shoh asgje greke me shkronjat e perdorura ne kete artikull , mos je gje i pire dhe futesh ketu Sa per Te care trapin.

      1. Fotaqi says:

        Jane greke dhe gjuha qe flasin eshte greqisht.
        Flamuri gjithashtu eshte bizantin.Pike!

        1. undefined says:

          Se keshtu ju pelqen ju shurrtoreve te Anstasit qe jeni mesuar me perralla e endrra nuk ka “greke” nuk ka pasur e nuk do te kete te gjithe jane shqiptare aty ne token italiane te ritit bizantin ndac gelltiteni ndac mbajeni ne goje

    2. hahaha says:

      Ne shek8 para Krishtit “helenet” as nuk pipetinin more kokrra e hajvanit ato u shfaqen ne shek 5-4 para Krishtit te tjerat perpara ketyre shekujve jane perralla “greke” me lesh te ngritura mbi romantizmin europian dhe interesat e tyre

  4. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    ”………….kleriket shqiptare katolike dhe orthodhoxe vizitojne kancelarite e Evropes kristiane dhe kerkojne ndihma per clirimin nga hordhite osmane,prijesit mbajne lidhje te ngushta me Papatin dhe mbreterite e evropes,populli ushqen shpresa te medha dhe lufton me heroizem……..”
    Pra,duket qarte se shqiptaret [katolik e orth/ox] luftuan me gjak er mbrojtien e Arberise nga sumat turke dhe soi i tyre muslimon brothers qe sollen me dhune ne kete toke.
    Nje lufte qe edhe pse u luftua me trimeri e gjak nuk u fitua,perfundimi: SUMAT E SULLTAN MURATIT[muslimonet shqipfoles] ZAPTUAN DHE QELBIN EDHE SOT TOKEN E ARBERIT!
    Zike pederi,pseytoistoriani Xhufi,Llalla apondonje tjeter,sunitet,shiitet,turkocamet,kosovare,shpellare,mujahedine e shejtani me te bir sot falen 5 here ne dite dhe luajne”shqiptarin”………………….ptuuuuuuuuuuuu,fare e keqe!

    1. Toni KS says:

      Evgjit bythezi nga Ponti, nese ka luftuar ndokush ai sigurisht nuk je ti, prandaj mos merr merita per luftra qe nuk ke bere.

  5. Vesi says:

    Keto lutje ne shqip beheshin nga arbereshet e Italise. Kurse ne kishat e shqiperise kerciste greqisntja. Dhe 400 vjet me vone, Noli ne Amerike beri meshen shqip.

    1. FRANK says:

      Ato i dime .po pse nuk permend qe kercet arabishtja 5 here ne dite apo se nuk te vjen mire qe je pjelle turke.

      1. Toni KS says:

        Prá, mallkue qoft njaj bir Shqyptari,
        Qi ketë gjuhë të Perendís,
        Trashigim, qi na la i Pari,
        Trashigim s’i a lên ai fmís;
        Edhè atij i u thaftë, po, goja,
        Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
        Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
        Flet e t’veten lên mbas dore

  6. Shqipe si Pirro says:

    Me habit se pse quhesh Alban Hamzai?
    …eshte fare e qarte :je mbeturine e Turqise

    1. me thene te drejten says:

      ? eshte PISOGLENDI tgfs qe nderron emer sipas rastit ?

  7. Gezim says:

    Jam i habitur me komentet e shumta sepse askush nuk po merret per te analizuar kete artikull por ne moment qe flitet per gjuhen e vjeter shqipe pernjeheresh fillojne ofendimet e sharejt , jo grek jo turk, keto studime i kan bere te tjeret ne lashtesi.Ne , shqipetareve na takon ti shohim ti rishohim , ti studiojme si greket per gjuhen e tyre e turket.Kete ua rekomandoj shqipfloseve qe kane komentuar.

    1. ca po thu o Mik says:

      Ti qeke n’autobuz lale,asgje s’ke kuptuar! C’a bone si ke qene,nga shpia mire ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje