“SANDWICH: A është mirë me qenë shqiptar?”, libri më i ri i publicistit Mustafa Nano u promovua sot në UET. Në libër trajtohet teza e nacionalizmit shqiptar dhe raportet me fqinjët në të gjitha kohërat.
Publicisti Mustafa Nano tenton të futet në fushën e historisë dhe albanologjisë me librin e fundit të botuar me UET-Press, ku autori rikthehet pas disa botimeve të mëparshme.
Libri me titull provokues, dhe me teza po aq provokuese, analizon marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët sllavë dhe grekë dhe ngre një dilemë shekspiriane “A është mirë me qenë shqiptar?” duke luajtur me ndjenjën nacionaliste.
Libri voluminoz ka shumë citime nga albanologë, udhëtarë e historianë të huaj që kanë shkruar për shqiptarët, por provokimi më i madh vjen me tentativën për rrëzuar mitin e “shqiptarit të mirë” e “fqinjëve të këqinj”.
Parathënia e librit është shkruar nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili tha se ky libër është një tentativë për të kuptuar çështjen e ndarjes së shqiptarëve mes veti dhe me fqinjët duke analizuar marrëdhëniet me fqinjët në të gjitha momentet e historisë.
Botuesi Henri Çili vlerësoi se ky libër ka potencialin për të provokuar intelektualisht një mendje kurioze dhe për të hapur debat.
“Mustafa Nano e lëvron publicistikën prej vitesh, u bënë gjashtë ose shtatë libra tashmë, në kufijtë midis publicistikës, intelektuales dhe letrares. Ky miks, që është dhe ky libër, që trajton rrëzime, ose konfirmime, ose të paktën pikëpyetje të miteve tona historike, është për mendimin tim një qëllim i përmbushur. Tani ne jemi në një universitet dhe kemi një kontradiksion sepse do t’i jepnim përparësi shkencëtarëve, ose vetëm shkencëtarëve. Nuk është kështu. Autorë si Mustafa Nano na ndihmojnë në qëllimet tona akademike, sepse minimalisht na shërbejnë për një provokim intelektual. Më tej se kaq, studiues, grupe pune, grupe kërkimore, doktoratura, monografi, mund t’i çojnë përpara këto revizionime historike”, theksoi Çili.
Vetë autori, duke shpjeguar pse ka zgjedhur këtë titull, sqaroi se “unë në këtë libër merrem me një sandwich historik, grekët, shqiptarët, sllavët, dhe fakti që shqiptarët janë në mes të sandwich-it ka krijuar në vijimësi asosacionin e viktimës, e dobësisë, e vuajtjes”.
Por Nano e vë në pikpyetje këtë asosacion të viktimës.
“Ka një opinion mainstream që ne shqiptarët këtu në Ballkan jemi gjëja më e mirë, ne jemi “the good guys”, kurse fqinjët tanë janë të ligjtë, “the bad guys”. Ne themi që jemi të pafat sepse pikërisht fati ka dashur që të kemi për fqinj, ca fqinj që janë shumë të këqinj në raport me ne. Kjo është një tezë që ha shumë diskutim”, u shpreh ai gjatë promovimit të librit.
Historiani Pëllumb Xhufi e vlerësoi librin për gjuhën e kuptueshme me të cilën sjell tek lexuesi historinë dhe albanologjinë, dy fusha ku lëvrojnë kryesisht ekspertët.
“Dhe ky libër do thoja është gjithçka, është një hyrje në gjuhësi, në histori, në kulturë, unë do thoja më së shumti në antropologji. Këtu gjen vërtetë tentativa shumë interesante për të shpjeguar shqiptarët nëpërmjet zakoneve të tyre, veshjeve, kulturës në përgjithësi, institucioneve të tyre juridike, tradicionale, moderne etj. Nuk sjell vetëm si të thuash të gjitha ca janë teori, ca janë teza që janë hedhur prej shekujsh për shqiptarët dhe i sjell do thoja, në një mënyrë të kuptueshme, dhe kjo është një meritë e madhe e Muçit sepse si të thuash ato arritjet e shkencës nuk arrijnë të kapin ndonjëherë publikun e gjërë, atë të interesuar sigurisht”.
Duke komentuar tezën kryesore të librit mbi marrëdhënien tonë me fqinjët, Xhufi thekson se “Ideja e z. Nano që është shumë interesante është që realisht marrëdheniet tona me fqinjët nuk kanë qenë aq skandaloze sa duket ndonjëherë nga këto zhvillimet tona moderne, por kanë qenë disa faktorë, si p.sh mitologjitë që kanë ngritur popujt e ndryshëm. Muçi është kritik në radhë të parë me ne shqiptarët pastaj me serbët dhe me grekët”.
nuk o sand-vic si ja don feja muzullmanit
por sallam me mish gamori or ti
Kesaj i thone:
Pika ore Ahmed me ke ben muhabet … !
dhe sunit dhe i mire!!!??? absurde!
hahahaha duhet te jesh PUCO qe te jesh i mire
pune sunitash,varu sandwich-in………….pis miliet!
Shkor mor kelysh jevgjiti gen bastardesh anadollak kriminel e paraziten
Ky trendi per te provokuar dhe per te shokuar eshte mjaft i perhapur kudo qe nje kohe relativisht te gjate, por askush nuk e ben kete duke e mare neper kembe historine e vet kombetare. Me siguri shum “miq” do ta pergezojne autorin per “guximin intelektual” dhe do ta therrasin ne ndonje interviste (per tu tallur me te). Ky eshte ai parimi i Nastradinit: Mos e kqyr pazarllakun, por kqyre kallabllakun.
Ik or Kar
Sa te kete budallenj qe cojne femijet ne
Shkollat me lek ne uet te naim cili
Do botohen edhe budalliqet. Mucit
Do japin bursa edhe fondacioni
Gramoz pashko.
O shqiptare shikoni shikoni lokalet si rrine gjithe diten plot me studente
Vec te tjeeve qe Jane afer dylokalet Brenda per te ngrene e per te pire
Ore per ATA qe i kan qyl ska problem
Po’ ATA te shkrete qe punojne ne emigracion e gjoja i cojne ne unive tsitet me leke.
E punon fatkeqi ha barkdreqi.
ky sllavogrek ne qoftese nuk ndien veten shqiptar ….te shkoje te jetoj greqi apo serbi te shkruaj librat e tij se atje shpermblehet me mire ……………… ,ky tallet me vuajtet shqiptareve ne shekuj qe persukutuan nga komshit ,,
Me erdhi keq qe nuk mora pjese ne kete perurim,sa me clexova ne keto komente,per kete gazetar, pse jo dhe shkrimtar, qe une e adhuroj..Te jene te verteta sa zhgaravisin komentuesit me lart,O perendi….!?Ku ta gjej ta lexoj te bind veten,per simpatine ndaj Mustafa Naanos qe nuk dua ta humbas.
. Guri Naimit D.