Tepelena nderon Daut Gumenin me titullin “Qytetar Nderi”

12 Qershor 2017, 19:18Kulturë TEMA

Daut Gumeni është një prej figurave më potente të historisë bashkëkohore, një individ që idealizohet për sfidën dhe luftën që i shpalli diktaturës përmes penës dhe forcës së fjalës.

Pak ditë pas inaugurimit të dokumentarit që iu kushtua jetës dhe kalvarit të vuajtjeve që ai kaloi në emër të së vërtetës, Daut Gumeni është shpallur qytetar nderi i Tepelenës.

Ky titull nderi është dhënë nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës me motivacion: “Burri me kurajo qytetare, me forcë të pashoqe mbijetimi, buruar nga forca e shpirtit që luftoi për mbrojtjen e lirive tona, që luftoi për të qenë NJERI”.

Daut Gumeni është cilësuar si poeti që mbushi qelitë e burgjeve me këngët e lirisë. Ai lindi më 11.03.1943 në Gusmar, Tepelenë në një familje me tradita atdhetare. Në vitet 1957-1961 mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste.

Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Në vitet 1961-1967 punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990.

Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.

2 komente në “Tepelena nderon Daut Gumenin me titullin “Qytetar Nderi””

  1. Grigor says:

    Respekte Daut Gumeni. Njeri fisnik ne vuajtjet we hoqi nga regjimi komunist. Por nuk u Bashkia me lukunine e hajduteve ordinere qe na dolen gjoja te oersekutuar dhe e kthyen shoqaten e te perndjekurve ne birdello politike te Sali Berishes.
    Daut Gumeni nuk eshte vetem nderi I Tepelenes por edhe nderi I Kombit.

  2. Shyqyri Hysi says:

    U bene disa dekada qe njoh nje burr simbol i vlerave humane sikurse jane: prefesionalizmi si mesues,; nje diplomat i mpreht, me qetesi olimpike e fjale prer; burr kurveleshas i fjales se mbajtur; fisnik ne sjellje dhe i vendosur ne mbrojtjen e vlerave atdhetare; besnik i miqeve dhe shokeve te sinqert; i papertuar te vihet ne sherbim te çeshtjes kombetare; shkrimtar e poet i pranueshem nga te gjitha brezat; tepelenasi qe rrezaton vlerat mitike te treves legjenadre te Laberise; djal qe s’u pergjunje perpara mjeteve torturuese te hetusise moniste; shqiptari qe di te eci perkrah mbreterve krenar; lezeti i ambjenteve shoqerore dhe nderi e vlere i ambjenteve institucionale; njeriu me supet mbi kendrevice; nje gusmarjot qe shkon kudo me ballin larte e zemren top; fjalen mjajt e shpirt barot. Daut Gumeni lindi ne flaket e luftes dhe e shkoi jeten duke luftuar kunder gjithe te keqijave te jetes, shoqerise dhe shtetit.
    Uroj me shpirt, Lisin Hijerend gusmariot per titullin: “Qytetar Nderi” i Tepelenes, TA GEZOSH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje