Ilir Yzeiri
Në këtë vend është shumë e vështirë të gëzohesh, por është e lehtë, madje gati rutinë që të mërzitesh, të trishtohesh e të ndjehesh si i huaj. Tëhuajësimi ose largimi dhe humbja në vetvete janë shenja të depresionit shoqëror që kanë shkaqe nga më të ndryshmet. Ndërsa në Shqipëri, në vendin e kontrasteve fatale, tëhuajësimi, largimi dhe përhumbja diku larg, vjen për shumë arsye. Një ndër to mendoj unë është se vendi nuk të jep kënaqësi apo lumturi. Vendi ynë ndryshon gjithmonë, por ndryshon për të të acaruar nga nervat dhe jo për të të bërë që të ndjehesh ngrohtë, paqësor dhe i hapur me këtë vend. Ja shihni çfarë po ndodh këto ditë. Shqipëria po përuron për të disatën herë sheshin « Skënderbej ». Po në të njëjtën kohë mësuam se Kisha e Leshnicës, një monument kulture i rrallë, një shenjë e identitetit tonë të varrosur, u shemb. Fotografia e botuar në media të kujtonte Palmirën në Siri ose monumentet Budës të hedhura në erë në Afganistan. Si për të mos mjaftuar kjo, mediat në botë lajmëronin vrasjen e terroristit shqiptar me famë kriminale Lavdrim Muhaxheri. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, komuniteti islamik i Kaçanikut shkon dhe ngushëllon familjen dhe jep lajmin publik me termat e xhehnemit e xhehnetit. Tani për çfarë duhet të gëzohemi ? Për fotografinë e shembur të Kishës së Leshnicës, për mallëngjimin fetar islamik të komunitetit të Kaçanakut apo për sheshin e rindërtuar ?
Nëse ka një metaforë për të shpjeguar krizën tonë identitare kjo është metafora e sheshit « Skënderbej ». Me ndërtimin e Pallatit të Kulturës sidomos prej komunistëve, sheshi mori formën e një amfiteatri dhe gjithë dekori përdorej sidomos për të krijuar spektaklet e manifestimeve popullore që nisën disa kohë pas çlirimit të vendit. Qytetet e mëdha kanë në shesh, në qendër, objekte kulti të vjetra dhe madhështore, sepse në qendër të jetës ishte adhurimi për krijuesin. Musolini në Itali ndërtoi një monument tjetër për ta përjetësuar perandorinë e tij. Por edhe ai u ruajt. Ndërsa këtu te ne, sheshi « Skënderbej » është në ndryshim të vazhdueshëm sepse ai nuk është një vend i shenjtë në kuptimin historik. Ai është një truall që i josh të gjithë sundimtarët e këtij vendi që të tregojnë me rinovimin e vazhdueshëm të tij hijen e tyre. Sheshi nuk është shenjë e atij që e ka krijuar këtë qytet ose e frymës tiranase, e historisë tiranase. Sheshi është projketim i emocionit dhe i vetëdijes së sundimtarit të radhës. Pak rëndësi ka se si do të duket ai shesh. Thjesht ai është si një nga ato godinat luksoze të ndërtuara rrotull tij në Tiranë. Simbolika që po i japin me gurët nga të gjitha trevat është një metaforë e kapërcyer nacionalromantike që të kthen pas në kohë dhe të kujton më shumë emocionet e turbofolkut shqiptar. Po ashtu, simbolika e gurëve apo e gurit të kujton metaforën e malit dhe identifikimin e shqiptarit me objekte të ngrira e të ngurta të kohës parahistorike. E ndërsa po shkruaj këto radhë për sheshin, në vështrim kam gjithmonë Kishën e Leshnicës të rrënuar, të plandosur në tokë jo nga luftëtarët e ISIS-it, por nga ISIS-i që kemi brenda nesh, nga zelli i madh për të shkatërruar historinë dhe për të mos rindërtuar atë. Unë e kam të vështirë të kuptoj se si një ministreshë kulture si kjo që kemi sot mund të ndiehet e qetë kur sheh atë foto të Kishës së Leshnicës. Dikush mund të thotë se ajo i është dhënë në pronësi Kishës Ortodoksë Shqiptare. Mund të jetë edhe kështu, por përpara se të jenë pronë të Janullatosit, ato janë prona të vetëidjes sonë dhe të historisë sonë. U bë një debat i lodhshëm tani ai që lidhet me fronin e Janullatosit. Me emërimin e tij ne kemi hedhur në kosh veprën madhore të Fan Nolit. Kemi përjashtuar nga historia jonë ata qindra martirë të vrarë e helmuar nga fanarët grekë. Heshtja, injorimi dhe shkatërrimi i traditës së kishave të vjetra shqiptare është një vepër kriminale. Nëse bota lemeriset kur sheh të hidhen në erë objekte kulti në Siri apo në Afganistan, ne shqiptarët mendjelhetë nuk ndiejmë asgjë kur historia jonë varroset prej shtetarëve me mentalitet shkatërrues e idiotët e fustanellave. Më kujtohet me këtë rast kujdesi i kësaj ministreshe për një pllakë në Kalanë e Lezhës për një sulltan që kishte vënë dorë në atë Kala. Tani kur shoh kishën e Leshnicës të rrënuar dhe kur shoh vëmendjen për pllakën ne Kalanë e Lezhës, më së shumti mendoj se kemi të bëjmë me shtetarë idiotë e mendjelehtë që na kanë zënë frymën në gjithë këta vjet.
Sheshi “Skënderbej” do të jetë i hapur dhe aty do të derdhen shqiptarët pa kujtesë që të vijnë vërdallë e të shetisin. Do të ngrejnë sytë në hava për të parë qiellin, do të hedhin vështrimin anash e prapa dhe do të vazhdojnë të vijnë vërdallë. Në më të shumtën e rasteve do ta shfrytëzojnë për të nisur bisedat dhe, në ndonjë prej atyre bisedave, do të flitet edhe për Kishën e Leshnicës që u varros prej ISIS-it që kemi brenda nesh. Pasi të mbarojnë të gjitha bisedat, do ta kuptojnë se sheshi është një mundim i kotë, i tepërt për shqiptarët e lodhur. Duke ardhur vërdallë në atë shesh shumica do të kujtojnë se si ka qenë ai në fillim. Do të kujtojnë kafe Kursal-in që nuk është më. Do të kujtojnë godinën e bukur të Komitetit Ekzekutiv që u hodh në erë për ta zgjeruar sheshin dhe për të nxjerrë ballin e Muzeut Historik, do të kujtojnë tualetet prapa Komitetit dhe prostitutat e rëna nga vakti që rrinin aty, do të kujtojnë tabelat e reklamave të filmave dhe godinat e vjetra që u prishën për të ndërtuar 15-katëshin. Pasi të kenë rikujtuat të gjitha këto, do të shohin se sheshi është si një holl gjigand i një pallati. Mirëpo diku në hije mund të jenë disa cinikë profesionistë. Ata parashikojnë se si do të jetë sheshi pas disa vjetësh, atëhehere kur në pushtet të jetë jo një paranojak i gjatë që numëron kazanët, por i çmenduri i radhës që do të hipë në qafën e shqiptarëve. Atëhere ai do ta ketë më të lehtëta prishë këtë shesh e ta ndërtojë nga e para sepse edhe emri i Kishës së Leshnicës do të jetë harruar.
Epilog
Më duhet të sqaroj se puna që ka bërë një nga shetarët më të suksesshëm që ka pasur Shqipëria në këta vjet tranzicion, zoti Erion Veliaj nuk ka lidhje me metaforën e sheshit. Ai zbatoi një projekt të miratuar më parë ashtu siç po zbaton me korrektesë e ndershmëri të gjitha projektet në Tiranë.
c’lidhje ka nje sunit me kishen orthodhoxe!!!!???
ik o beqir merru me ndonje xhami apo me Muhaxherin…………..
nje lajm i hidhur per muslimon brothers ne Albanistan,Kosovo and FYROM: vritet AL-Bakerri i ISIS.
Degradimi dhe humbja e objekteve te trashegimnise sone kulturore dhe historike , eshte e barabarte me shembjen e nje ure . Qe nga momenti i shembjes se ures dy anet e lugines jane te ndara . Nje popull pa histori , eshte nje popull ne zhdukje.
Shume te drejte keni z.yzeiri,por nje sqarim se, Kisha e leshnices eshte monument kulture si shume objekte te tjera, te cilat lihen ne meshire te fatit nga qeveria deri ne renim te plote
Po more po,po lal Eri nuk ka ngulur asnje gozhde ne Yzberishin geto me 50 mije banore!
E gjitha kjo,sepse atje nuk i duket puna!
Ky legeni që komenton më sipër duhet të jetë ndonjë shqiptar filogrek se grekët e vërtetë s’kanë arsye pse të jenë kaq të kompleksuar! I ziu, kushedi sa vuan!
si mundet te ket gezim e lumturi ne ate vend ,
kur njerez si ti ,nuk njohin te miren ,punen ,nuk thone fjalen e mire ,per dike qe eshte nji shembull
i rinise si Erjon Veliaj,
kur gjuha e vrerit ,permend Kishen e me nji nerv islamisti e gjak te turbulluar te nxire ,
kerkon ta qelbesh ,sepse e ke ne gjak urrejtjen ,ligesine shqiprterore.
krahasimi qe tenton te bjer ky sharlatan ,me terroristin e kishen eshte absurd ,
lexojn komentet qe shqiptaret bejne ne faqe te ndryshme interneti ,kopjojne shprehje ,ide te tyre
e i fusin ne shkrimet e tyre ,gjasme per te levruar ndjeshmerine e tyre si njerez social ,te preokupuar gjasme shume ,
me ndjenjat e shqiptareve ,me gezimin ose te qenit te lumtur ,kenaqsine e jetes shqiptarit ne ate vend .
Kush lind sharlatan ,sharlatan vdes.
Me gjithe respektin per ju Ilir me duhet te them se ketu ke lajthitur. Sipas teje asnje pune nuk duhet bere, asnje veper e objekt i ri nuk duhet ndrrtuar deri sa te perfundoje resaurimi i objekteve te trashegimise kulturore!…. Rinia dhe populli ne qytete le ti mbys balts, le ti mbyse merzia derisa nuk eshte restauruar psh kisha e Ledhnices! Ka logjike ketu? Jane gjera we s’kane lidhje.
Kur shikoj disa nga komentet me vjen ti them autorit te ketij shkrimi ” i dashur Ilir me mire thyeje penen sesa rri e shkruan per kete mase idiotesh qe nuk kuptojne asgje nga ato qe ti shkruan. Per ta eshte me e rendesishme te perqendrohen tek mbiemri yt sesa tek problemi qe ti ngre, harrojne madje qe ti quhesh Ilir”.
TERRORIST ISLAMUT
KTHEHU NE VATAN O SHARLATAN
Shume e cuditeshme qe nje gazetar me pervoje si ju z.Yzeiri ta lini veten ne nje lajthitje te pamoralshme si kjo qe keni shkruar ! Po si mendon zoteria ky shesh nuk ja vlen dhe per te cilin sot po krenohen tere shqiptaret ? apo na duhej vetem kisha qe edhe mund te ishte ruajtura nga Autoriteti kishtar shqiptar qe e ka ne vartesine e vet ?Turp per ju z. gazetar qe nuk thoni dhe vleresoni ate qe mbetet per shqiperine !
O YZEIR, te gjithe shtetaret qekan te pa ndershem me punen e tyre dhe thjesht pushtetare pervec njerit qe nuk eshte pushtetare por thjesht zbaton projektet si nje zyrtar i devotshem. Dhe ky eshte Erion Veliaj. Burre me legen se ty dhe nje BYTHELEPIRES i neveritshem veshtire se mund te gjendet ne trevat shqiptare, kete radhe paske nevoje per lali Erin i cili me gjithe mend eshte nje PUSHTETAR i devotshem dhe me vlera por ti ja ke me hile me menyren se si shkruan si LEGEN
cojeni e i bani at vaksin ktijna qenit te terbum
se mos na kafshon noj student .
pranej jane bo gjysma e rinise ne ate vend psikopate ,se i msojn nji far kta te shkar mensh
Perfundimisht sheshi i Tiranes, edhe pse eshte shtruar me gure nga te gjitha trevat shqiptare, eshte simboli i zbrazesise kulturore, shpirterore, intelektuale, qytetare, shqiptare etj ej. Mendoj qe ai shesh eshte vetem nje krim. Krim sepse Tiranes i eshte prishur identiteti kulturor dhe historik, shqiptareve u jane pervetesuar miliona per nje shesh qe nuk thote asgje.
Gjerat e bukura mund te behen me me pak para. Ne ate shesh thjesht duhej nje shatervan i stilit klasik i rrethuar me breza me lule dhe kaq. Kujtoni Tiranen e viteve 30 . Ka qene qendra e saj shume me e bukur se sot.
Mekati me sheshin e Tiranes filloi me kohen e kriminelit enver hoxha (gjithsesi paradoksi eshte se ne kohen e tij) tirana me gjithe krimet arkitekturale nuk arriti te behej nje qytet i cmendur, qe drejtohet nga te cmendur dhe jetohet nga te cmendur) sot qendra e Tiranes eshte deshmi e spitali gjigand te cmendurish me shume paciente por qe edhe ata qe kane pese pare tru nuk kane cti bejne. Skandali me i madh eshte lulishtja pas monumentit te Skenderbeut. E rregulloi Rama shume bukur, dhe po ai i vuri kazmen e me pas e baresoi (mbushi me bar). Dhe askush nuk u ndje, nuk pati guximin ti thote ndal dores vrastare te Tiranes. Turp per ne si popull!
Jetojme ne nje qytet te cmendur arkitekturalisht, higjenikisht, qytetarisht, nje qytet ii bere keshtu nga aventurieret e politikes shqiptare dhe nje popull qe nuk e do vendin e tij. Tragjedi me te madhe se kjo per nje popull nuk ka!
Fraza e fundit ne paragrafin e parafundit: “me se shumti”, mendoj se duhet te jete e kunderta: “me se paku jane idiote e mendjelehte”, sepse “me se shumti, e bejne me qellim”.
Zoti Yzeiri, kam respekt për shumicën e shkrimeve të tua, por këtu fajin nuk ta ka Janullatos-i, por se shqiptarët nuk kanë respekt dhe nuk i ruajnë objektet e trashëgimisë kulturore, për arsyen e thjeshtë (që nuk e thotë asnjëri), se nuk kanë ndërtuar asgjë vetë, nëpër shekuj… N.q.se kam gabim, le të dalë njeri dhe të ma faktojë…(me fakte konkrete ama, jo me broçkulla e përralla të tipit Xhufi). Një barsoletë (gjysma e së vërtetës): Nga fillimet e vieteve 90-të, dy shqiptarë u gjendën në New York. Tek sodisnin një qiellgërvishtës gjigand, i thotë njëri shokut të tij: Gjithë kjo bina kaq e madhe… sa kohë e mund do,… që ta PRISHËSH…???!!!
Shqiptaret kane ndertuar me shume se cta merr medja ty more shurrtore e Janulles ate kurve Shtet te dashur tendin Greqine e ndertuan keta shqiptare qe ti i urren more llum bastard shko futi nje pjate supe tek bodrumet e Janulles more kafshe e lige qe qelbesh km larg
Ilir, eshte gje e mire qe shqetesohesh per kulturen dhe trashegimine fetare. Por megjithe nje lloj alergjie te lehte qe shfaq ndaj hiresise se tij Janullatos, duhet ta dish se ne saje te kontributit te tij te palodhur u ringriten nga themelet thuajse gjithe kishat e rrezuara apo kthyer ne depo dhe shtepi kulture nga regjimi monist dhe sa e sa objekte te reja kulti. Te pakten perpara se te shprehesh kaq lehtazi per te, ndonse personalisht kam respekt per shkrimet e tua, merr nje here kontakt me ata qe vertet jane afer kishes jo vetem formalisht por edhe shpirterisht ne kuptimin e vertete te fjales, pra bej nje artikull investigativ per te kuptuar cfare ka ndodhur. Para me shume se nje viti, me urdher te kryeministrit u prish nje kishe ne Dhermi per tu kthyer ne “shtepi kulture” por nuk na u dha rasti te shihnim reagimin tend ndaj pushtetareve te rastit qe kujtojne se mund te administrojne gjithska. Nuk ka vend fare shprehja “prone e Janullataosit”, madje eshte fyerje qe i behet nje figure kaq te nderuar te klerit orthodoks.
Nga pikpamja gramatikore duhet ta dish se emrat lakohen ne greqisht ashtu si dhe ne shqip. A ke menduar ndonjehere ne se duhet te lakohet nje emer i huaj gjate perdorimit ne shqip? Nuk eshte me mire te thuhet “Hiresia e tij Janullatos” (trajta e shquar ne greqisht) ne vend te “Janullatosi-it tend” ?
Po ik mer Yzeir akomame Kisha e Xhamija dogma jevgjitesh nga Lindja e Mesme qe vetem sherr e luftra kane sjelle aq me teper keto te Lindjes si Kisha ortodokse si Xhamijat e myslimanve injorance e gjalle mesjetare me nje ideollogji si ne kohen e pordhes shikoj se ku jane vendet ortodokse e myslimane lajn halet e Perendimit e shtrijn doren si lypsa per nje cope buke si shkerdhata
Kakohe , qe shkrimet e Ilir Yzeirit nuk me pelqejne dhe nuk i lexoj .
Sot e prisha rregullin dhe e lexova , por zhgaravina te nje te marri,
nuk ia vlen te humbasesh kohe , bile te nervozojne .
Po me K/ peshkopin ca ke ?? Musliman i qelbur ! Sheshi ka emer e mbiemer .. Edi Rama .. eshte shesh i neveritshem !