Zyrtarët e FBI, në Tiranë

10 Korrik 2017, 19:18Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako priti në një takim ditën e sotme dy zyrtarë të FBI-së, ku u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Policinë e Shtetit, ndërsa u theksua domosdoshmëria e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit me FBI.

Çako u takua me atasheun Ligjor  të FBI-së, Jack Liao së bashku me zv/atasheun Michelle Miller dhe agjentin Special të Krimeve Kibernetike, Dustin Overby.

Përfaqësuesit e FBI-së janë oficerë rajonalë të kontaktit,  me seli në Sofie –  Bullgari, me përgjegjësi për marrëdhëniet e FBI-së me autoritetet shqiptare dhe bëjnë vizita të rregullta koordinuese për të diskutuar çështje me interes të ndërsjellët të zbatimit të ligjit.

Duke shprehur konsideratën e lartë , Zyra Ligjore e FBI-së kërkoi që takimin dhe prezantimin e parë ta bëjë me drejtorin e  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe terrorizmit.

Çako falenderoi atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin,  si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA – së  për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit  akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së  dhe Policisë së Shtetit.

1 komente në “Zyrtarët e FBI, në Tiranë”

  1. spartaku says:

    Ata do arrestojne Salin me te birin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje