Beteja me flakët/ 3500 ha të shkrumbuara në Vlorë

11 Korrik 2017, 15:06Kronika TEMA

Situata e zjarreve në qarkun e Vlorës duket problematike sidomos në bashkinë e Selenicës që nuk ka asnjë mjet të shuarjes së zjarreve. Prefektja e qarkut e cila kryeson edhe Emergjencat Civile, Etjona Hoxha, sqaron se vetëm në korrik janë shkrumbuar 350 hektarë shkurre dhe kullota, ndërsa është parandaluar përhapja e zjarreve në pyje. Zjarrfikëset e Vlorës po menaxhojnë edhe vatrat në Selenicë.

3500 hektarë shkurre dhe kullota janë shkrumbuar totalisht ne qarkun e Vlores gjate diteve te nxehta te korrikut , ndersa situata duket e përkeqësuar  në bashkine e Selenices, ku pas ndarjes administrative territoriale, njësia nuk posedon asnje mjet te shuarjes së zjarreve.

Alarmi jepet nga prefektja e Qarkut të Vlorës, njekohesisht drejtuese e njesise se koordinimit te emergjencave civile në rang qarku, Etjona Hoxha.

Aktualisht mjetet zjarrefikse te Vlores po i drejtohen Selenices per menaxhimin e nje rasti te ri zjarri, sqaroi Hoxha.

Po ashtu nje territor thuajse i pamenaxhueshëm ne rruge tokesore mbetet Karaburuni.

Sipas Prefektes, zjarri i disa diteve me pare eshte monitoruar nga specialistet e drejtorise se zonave te mbrojtura.

Ndër rastet e deritanishme të zjarreve në qarkun e Vlorës, duket se problematikat nuk kufizohen vetëm në Selenicë, por edhe në vetë bashkinë e Vlorës dhe në Delvinë.

1 komente në “Beteja me flakët/ 3500 ha të shkrumbuara në Vlorë”

  1. Toni says:

    Hapni syte vellezer se ja u dogji greku gjithe ullinjte e portokallet. Beni rojen dhe mos i humbisni pyjet me fruta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje