Flet xhaxhai i dhëndrit: Krushqit më fajësuan nipin, i thanë "s’merr vesh nga seksi ti…" Ja çfarë ndodhi gjatë ballafaqimit

11 Korrik 2017, 09:42Kronika TEMA

“Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj.

Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi.

Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij.

Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.

Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.

Ai tha për “Gazeta Shqiptare”, se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën.

Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim.

Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij.

Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.

Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.

Elda nuk ishte e virgjër.

Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë”, tha 20-vjeçari.

Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej.

Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari.

Familja e tij është shumë e varfër.

5 komente në “Flet xhaxhai i dhëndrit: Krushqit më fajësuan nipin, i thanë “s’merr vesh nga seksi ti…” Ja çfarë ndodhi gjatë ballafaqimit”

  1. Arber I says:

    Familja e kreu punen e saj, tani radhen e ka Drejtesia.

  2. hysa says:

    Si ka mundesi qe gazeta te botoje gomarlleqe te tilla. Ne vend qe te perhape dhe te ndricoje mentalitet qyteteruese na nxjerr ca derdimene prapanike.

  3. koli says:

    Mortja qe s’ju ha qe te gjitheve! Te parin kete djalin qe 19 vjec shkon e martohet me shkesi me nje grua qe nuk e njeh. Pastaj me rradhe familja e nuses, vjehrra dhe vjehrri e ku jane e ku s’jane. Po lerini o trushkulur femijet te jetojne si duan, jo nuse te virgjer, jo dhender i virgjer e tashi paska dale serish ne mode dhe carcafi me njolle gjaku. Pike e zeze!!!!

    1. mzati says:

      i jave me ket muhabet..e qiu se shkerdheu e te tjera..e ka qi baba ne komshiu..myyyyyyyyy

  4. shoku says:

    O perendi, cfare idiotsirash publikojne gazetat. Edhe keta qe deshomojne jane persona incapaci di intendere e volere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje