Lubonja shpreson tek Meta: Ja kush politikan do ta frenojë Ramën. Në Shqipëri s’ka president mbi palët, por Meta...

11 Korrik 2017, 17:30Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën pas zgjedhore, pak ditë para betimit të presidentit të ri dhe zgjedhjeve në PD.

I pyetur për presidentin e ri, nëse ai do jetë mbi palët, Lubonja tha se kjo është e pamundur, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Por ai tha se e vetmja shpresë që ka është se Meta do të arrijë të frenojë disi kryeministrin Edi Rama që ka gjithçka në dorë.

“Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë president mbi palët, por nën palët. Presidentët duket se kanë bërë marrëveshje të jenë nën një palë ose tre palët, pa fuqi. Meta ka ambicie të tjera, ka edhe inate. Mbi palët e ka shumë të vështirë të jetë. Ndoshta një president që do të frenojë sado pak autoritarizmin e Ramës që ka më shumë fushë veprimi sepse s’ka ndonjë frikë. Në këtë aspekt ndoshta mund të luajë ndonjë rol pozitiv.

Shoqëria shqiptare e gjitha duhet të shqetësohet shumë mbi këtë. Shteti punon mbi institucione që kontrollojnë, organet e media dhe nëse këto zëvendësohen me liderin suprem, i cili është i pagabueshëm dhe populli është i pagabueshëm, atëherë jemi në situatë shumë dramatike”, deklaroi Lubonja.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për disa nga partitë e reja, Lubonja e arsyetoi me faktin se njerëzit janë të zhgënjyer dhe të mashtruar dhe kanë zgjedhur një përfitim për të rregulluar punët e momentit.

Për sa i përket ankesave nga ana e PD-së për blerje votash, dhe nëse kjo gjë është morale pasi PD u bë pjesë e qeverisjes, Lubonja tha se kjo forcë nuk ngjall dot besimin dhe do të mashtrojë përsëri. Ai tha se Basha i mashtroi njerëzit duke i futur në çadër dhe më pas i braktisi.

“Kush e ndan politikën nga morali nuk kupton asgjë nga të dyja. PD ka qenë pjesë e kësaj klase politike që ka menduar që nuk ka moral në politikë dhe në këtë aspekt PD-ja nuk ngjall dot besimin se nuk do mashtrojë përsëri dhe nuk ka ndjekjen e popullit. Basha i shton imoralitetit kronik edhe imoralitetin e tij personal. i futi njerëzit në çadër me premtimin e një ndryshimi dhe më pas i braktisi”, tha Lubonja.

29 komente në “Lubonja shpreson tek Meta: Ja kush politikan do ta frenojë Ramën. Në Shqipëri s’ka president mbi palët, por Meta…”

  1. andromeda says:

    Po që është pak si malok i pagdhendur Skrapari ky, po që është me shkollën e partisë ky, po që ka një video ku duket qartë se si zv.kryeministri abuzon haptaz me pushtetin, a s’të bëjnë përshtypje këto ty, Ljuba? E si mund ta pranojnë shqiptarët një profil të tillë presidencial? Do të isha kurioz të dija se ç’ke thënë për Metën gjatë kursit të karierës tënde gazetareske.

    1. Xen deledashi says:

      Ooo Fatos o car me gjuslluke

  2. devi says:

    Çfare llogjike, presidenti ti kundervihet kryeministrit ne realizimin e reformave? E aq me teper kur dihet se kush eshte ilir meta, i cili e tregoi vehten gjate fushates. Me e mira eshte qe ilir meta te kthehet atje ku ka qene dhe te japi llogari per cfare ka bere me administraten dhe buxhetin e shtetit, e jo te zgjidhet president.

  3. spaci says:

    Ik mor spiun i babes tend.

  4. albaniafirst says:

    Lubonja, nje palo analist qe futi ne burg te jatin dhe qe shpresen per te permbysur Edi Ramen e ka ne figura te djegura si Like Floriri.

  5. Qytetari durrsak says:

    Sa analist “brilant” ky djale ! Te rrenqeth mishte me “logjiken” e paster dhe “te thelle” qe parashtron. Kur ? “Ne momentin e duhur”. I papare si analist ! Duhet “te punoje” diku larg Shqiperise, sepse ketu, e “ka shkrire” te gjithe talentin !

  6. Daku says:

    Me pare thuaj qe ne Shqiperi ska analist qe nuk eshte pale dhe i pari je ti. Toc.

  7. shqip says:

    Drama me e madhe je ti o i rrjedhur . Kur thua Meta nuk do jete pale , nuk e ke menduar qe do jete me palen tjeter ? Kur thua Meta do frenoje Ramen , e ke fjalen qe do favorizoje Monen ? Budalla qe s’je tjeter . Thua populli u genjye . Po ti qe s’u genjeve , ti je me i zgjuari , e te tjeter Jane budallenj ? Ne fakt deri diku ti ke edhe ca te drejte . Perderisa media te jep akoma akses ne marrezite qe i ke me bollek . S’kane ç’bejne anal – istet . I mbajne shpresat te partia Jales . U iku dhe ky shans nga duart . Ferkonin duart me çadren e Baftjarit . Shpresonin te rikthimi Sali ( Haxhi ) Qamilit . Te lyheshin e perlyheshin ne llumin mediatik . Duke u bere lavazh truri pjeses margjinale qe jeton ne periferite e Bathores , Kamzes , apo Kalase se dodes .

  8. perkthyesi says:

    Mendimi i te tjereve respektohet, por ketij fare analisti, me sa duket, i ka ikur patulla! Mos i a vini re! Me thoni, kur ka folur njehere qarte dhe sakte? Qofsha i gabuar, por asnjehere!

  9. drini says:

    oMero djali ,po cfar e nxjer kete bastart ketu .Hidhi ndonje here veshtrim ne te tjera gazeta ne se e nxjerin kete moster . po kaq keq je per ca klikime ketu , se vetem une me klikimet qe te kam bere ke bler prap ate makinen qe te dogjen . prandaj me pak egoizem pa u perdredhur dhe shum seriozitet dhe pa I rene fyellit vetem ne vrym te berish trapit se ketu per te shkruar saaaaaa jo ti po ne I dime po ti vetem shkruaj he vella

  10. 122 says:

    Ooooooo TEMA!!!!!!!
    Po pse po e denigroni dhe poshteroni kaq shume kete IS-SPIUN te babait te tij biologjik!
    Oooooooooooooooooo TEMA!
    Mjaft e moret neper kembe vkete mjeran ANAL…..ist!!!!

  11. Asteri says:

    Nuk do.te shtoja me shume,se albaniafirst,shume kuptimplote.

  12. ardi says:

    SA shume e urren Ramen mor i mjere me tru te kalbur. A don lufte edhe ti mor analiste psiko.

  13. L.R.I says:

    I ndjeri D.Agolli,la nje fjale per rahmet,shkerdhatrokraci,perfaqesuesi me i denje i te ciles,eshte ky mostra,qe akoma se kupton se E.Rama fshin menderen me te dhe megjithe perfaqesuesit e shkerdhatokracise qe ky perfaqson,bashke dhe me presidentin e zgjedhur.

  14. sk says:

    Harron ky derezi se si e vlereson publikisht Meta Berishen. Edin ky pse……
    Ne parlament e ka degjuar se si kakaris gjithe diten Sala ne me lejen e tij?
    Po qe ka qendruar ne pushtet nga njeri krah te tjetrin si ai lavjeresi apo penduli?
    Dhe sefundi shkoi te doktori dhe I mori bekimin per m.veshjen Rama-Luli?
    Po akuzat e procedimet e pa zbardhura. Do me akoma?
    Ik mo, mbushu, se na ke merzitur TV !

  15. shigjeta says:

    o tosi , o lepires profesionist , sle politikan pa lepire o tosi qerosi po kush i la mend ti gjeje ti o fatos lubonja , te vjen keq qe fitoi Rama eeee??? jeni nje dore e mire ju analista te nje perdorimi , je ti , andi ,zhei , ai qerosi tjeter , i keni bere politikanet te shkelqejne nga te lepirat tuaja , ju ka ngelur pak cipe ???? une e di ku e keni ju problemin , ti tosi e di ?? nuk e di , se po ta dije nuk do llomotisje gam gam gam , mesoje tosi , ua u futi Rama , per kete e more vesh apo jo , e di pra qe ua u futi , dhe ky nuk eshte sekret , sekret eshte se ju nuk e kuptuat qe ua u futi te gjatin i gjati rini tani dhe shijoeni , keni kohe boll , 4 vjet them une qe jam me ju , po te gjithe thone nja 12 , ti si thua tosi si fallxhor qe je , na derdellisje gjithe kete kohe se i dije te gjitha , dhe sa kompetent ishe , po ik o tosi ik , pi ndonje gote se duhet ne kete kohe , te kaloje veremi poshte , te te jap une nje andres te nje miku tim , te te jap nja 1 ton uthull , ta kemi falur tosi , tu japesh dhe shokeve te tu andit zheit dhe atij qerosit tjeter si e ka emrin ei , ia haroj gjithmone , per nje gje te garantoj une o tosi , mund te jesh cdo gje , i zgjuar nuk je ama dhe kete ta firmos , e vure veten ne extrem o tosi ,dhe ai dmth , extremi nuk te jep buke gjithmone , duhet te jeshe me dinak , me fisarmonike , kjo eshte detyra e analistit , ta dredhi nga andej e ketej , ti hodhe zaret per lylin , o i mjere per lylin , nuk i hodhi as ai vete , gjithe pd-ja , as sali efendi , asnje , te gjithe e dinin qe basha do humbiste , vetem ti andi dredharaku zhei , rini tani dhe qani bashke te gjithe

  16. BB says:

    Po,po Ljubo, mbahu mbas furce, se te Meta te kane ngelur shpresat per te luftuar Ramen. Sa negativ dhe i paprincipte qe je o i mjere.

  17. Edheune says:

    Plera qe qelb me shume kazanin mediatik. Nje inatcor i lig. Ne se Rama nuk eshte si Meta i Fatosit, ky fatosi shume shpejt do zhduket nga ekranet televizive bashke me ceten e tij coroditese.

  18. KOBA says:

    O Llacifac i peshtire!!!Si guxon te quash Like Floriri frenues te Z.Rama.Po prit njehere se a do te zgjidhet President Ky Bandit i Politikes Antishqiptare???.Prit se po vjen Vetingu.Ky Birbo ka vjedhur dhe grabitur prona dhe fonde Publike pa Hesap .Te ishte Gjalle Stalini e kishte Varur per kembesh me Zinxhire.Aq Dem i ka Bere Shqiperise.Rri mos Bezaj Ma Palo Analist.

  19. Treviso says:

    Sa keq me vjen per analistin Lubonja. Megjithate temperaturat e larta kan bere punen e vet te Lubonja.
    Kurvari shpartalloi kurven dhe Lubonja del dhe mbron kurven. Njerez normale nuk do ta benin kete gje.

  20. joel shkodra says:

    Po si s’mesuat o gazetare akoma rregullat e gjuhes shqipe? Po a vihet ne titull “kush politikan …”. Peremri pyetes “Kush?” perdoret vetem si peremer, pra zevendeson emrin. Ne kete rast duhej: “cili politikan …” ose pa fjalen “politikan”: “kush …”. Mjere gjuha shqipe ne duar te kujt ka rene! Dikur (flasim para eres se demokracise) gazetat kishin redaktore. Me sa duket tani gazetave figura e redaktorit u duket e tepert. Pune e madh per gjuhen shqipe! Mjafton qe merremi vesh. Por dikush ka thene: “ne merremi vesh edhe me gishta, por gjuhe nuk eshte!”.

  21. macoku says:

    Te te frenoje Like floriri ??? kjo tregon qe ke rrjedhur perfundimisht o Ljuba

  22. macoku says:

    Te te frenoje edhe Like floriri,kjo tregon qe ke rrjedhur perfundimisht o Ljuba

  23. Jimi says:

    Mero! Nga gjithe gazetaret qe jane aktiv ne medien e shkruar kam konsiderate te vecante, gjithashtu edhe per gazeten tende e cila mbetet flamurtare ne luften per demokraci. Mbetet flamurtare per vete faktin se ne te gjenden te pasqyruara, artikuj, shkrime analiza, nga profesioniste e amatore, te cilat botohen pa i paragjykuar, edhe pse shpesh jane edhe kontradiktore, me njeri tjetrin, por edhe me pikpamjet e tua!
    Vetem per nje gje do te lutem! Qe gazeta e jote te mbetet ajo qe eshte, organi me i lexuar , na bej vetem nje nder! Sharlatane te cilet e mbajne veten per ” kutine e mendjes” mos u ler hapesire ne faqet e gazetes tende! Nderi kesaj gazete vertet qendron pikerisht ketu, sepse u lejon hapesire edhe sharlataneve, te cilet nuk jane pake, por sharlatan si ky Lubonja nuk me duket se i ben nder dhe i rrit reputacionin gazetes tende!?

  24. TNT says:

    Fatosi pretendon se eshte i persekutuar edhe pse ka denoncuar Babain. Okay le te themi per nje moment se nuk eshte e vertete, por vendosja e tij ne nje llogore me nipin e ishpersekutorit te tij them se eshte akuze shume me e madhe. Eshte vertet turp dhe vetem nje raport mjekesor i spitalit 5 do te mund ta justifikonte. Deri atehere o Tos haleja vazhdo opoziten me Andi Bushatin se ke per tia pa hajrin . Basha boni mire qe ju la kopilin ne dere juve qe donit te merrej pushteti me dhune me nje cader qe kishte 200 katunare….

  25. Fshatari says:

    Gjynah me vjen keq si katandiset njeriu ne pleqeri…apo mut ka qene edhe ne te Ri ky ?

  26. Ilir says:

    Ky person, nuk kufizohet aspak per te shperndare ligesi ! Bashkepunon edhe me djallin vetem te nxjerre inatin e ligesise se grumbulluar se brendeshmi.
    Vetem vjell, vjell, vjell !
    Pershtypje negative per Tv New24 qe ka goxha kohe qe shperndan ne hapsiren mediatike nje propogande qe i sherben nje pakice njerezish. Nuk e kane ndjere, stafi i ketij televizioni shuplaken e qershorit, verdiktin e shumices se votuesve !

  27. Faik Konica says:

    Ç’pret nga një zorzop, pjellë e Bllokut, që “ja futi” dhe babait, pët të shpëtuar lëkurën…???!!!

  28. Alpini, Nuk e dipse i thoni se ke rrjedhur, ai i rrjedhurka qene qyshe se ka lindur,Nuk e di kur ka bere nje analize per marshalla,te gjitha jane kritikuar nga lexuesit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje