Mediat italiane e kanë pagëzuar 45-vjeçarin shqiptar Alket Hatia si “Zoti i drogës”.
Shkak është bërë futja në Itali e 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë në vitet 2002-2003.
Për këtë ai është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Millanos, por mund që të mos vuajë asnjë ditë.
Ai u arrestua në 8 korrik në Durrës me qëllim ekstradimin e tij.
Por Gjykata e Durrësit e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin dhe të pambështetur në prova.
Prokurori e ka dërguar çështjen në apel dhe do të jetë ai që do të vendosë për fatin e 45-vjeçarit.
A e njhni ju Petraq Currin po jo? Petraqi ka marre te pakten 1 milion euro dhe ka marre rsiper edhe te futet ne burg per disa vite. ky eshte Gjin Gjoni i Durresit, keshtu i therasin