Ish-krerët e degëve të Partisë Demokratike kanë shpërthyer në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Ata i bëjnë thirrje Lulzim Bashës të marrë përgjegjësitë e humbjes pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe të japë dorëheqjen.
Ish-krerët e degëve të PD e akuzojnë Bashën se po bën një fushatë fiktive për kryetarin e partisë, pasi ai i ka larguar të gjithë kundërshtarët e tij; ndërsa kandidati përballë tij, Eduard Selami, ndonëse është një figurë e mirë për të ringritur PD, nuk ka mbështetje. Ish-kryedemokratët e degëve të PD e akuzojnë Bashën për një individ që nuk ka moral, pasi del në fushatë në një kohë kur në 25 qershor, qytetarët i dhanë një mësim të mirë.
Ata shprehen se, nëse Basha do të vijojë me këtë sjellje, atëherë nuk ka dyshime që ky është një skenar për shpërbërjen e PD.
Ish-kreu i degës së PD në Dibër, Rrahim Kaleci, në një prononcim për gazetën “Sot”, thotë se një njeri i pamoralshëm që nuk merr përgjegjësitë që i takojnë, nuk mund të bëjë fushatë për kreun e partisë, por rruga më e mirë është dorëheqja.
“Është e turpshme që Basha vazhdon akoma të bëjë fushatë, sepse ka vetëm pak kohë që e mori përgjigjen. Eduard Selami do ishte një zgjedhje e mirë, por nuk ka mbështetje. Sepse kështu e ka ndërtuar Basha PD, duke nxjerr nga radhët kundërshtarët e tij.
Nëse do të vijohet kështu, do të thotë që është një skenar i mirëfilltë për të shpërbërë përfundimisht PD.
Disfata që pësoi në 25 qershor ishte e paimagjinueshme, dhe tani del i njëjti person dhe bën moral se ka gabuar dhe do korrigjojë gabimet. Nuk janë gabime por përgjegjësi të mëdha.
Ky është personi më i pamoralshëm që duhet të bëjë moral”, tha Kaleci.
Ai gjithashtu tha se Selami është figurë e denjë për kreun e PD, por e ka të pamundur të fitojë garën.
“Në këto kushte, gara është tërësisht fiktive. Te Eduard Selami, unë personalisht do kisha shpresë për ta ringritur PD, por nuk ka shanse për ta marrë mandatin e kryetarit të partisë. Faktin që ata po dalin bashkë nëpër takime më pëlqen, sepse Selami ia ka thënë sy gjërat Bashës, por Lul Basha s’ka turp sepse e ha turpin me bukë!”, u shpreh Rrahim Kaleci.
Ish-kreu i degës së PD së Vlorës, Moisi Meminaj, akuzoi Lulzim Bashën për shkelje të statutit dhe i bën thirrje të marrë përgjegjësinë e humbjes.
“Basha duhet të kishte ikur me kohë sipas statutit të partisë. Aq më keq akoma në atë humbje të madhe që pësoi, Basha duhej të dorëhiqej.
Ai mori përgjegjësinë se lista e kandidatëve për deputetë do të ishte liste fituese. Siç merr përgjegjësinë për listën fituese, merr përgjegjësi edhe për humbjen”, tha Meminaj.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-kreu i PD së Durrësit, Osman Stafa. Ai thotë se duhet të zbatohet statuti dhe të analizohen shkaqet e humbjes së 25 qershorit.
“Duhet të respektohet statuti dhe vlerat e PD dhe mbi të gjitha qytetarët dhe veçanërisht demokratët. Jepni alternativa zgjidhje duke analizuar rrugën tuaj të gabimeve.
Rriteni veten me vendimet dhe zgjidhjet që bëni. Në vlerat që ju mbartni kemi dhe ne aksionet tona, sepse dhe ne kemi investuar në rritjen tuaj.
PD ka 27-të vite që ka lindur, në rrugën e saj plot suksese dhe dështime, ju më shumë se ne jeni pjesë dhe përfitues nga pushteti i saj, ne thjesht ndamë dhimbjet e mëkateve tuaja”, tha ai.
PD, çerdhe gjarperinjsh
Dajaku duhet te kercas siq ndodhi para disa vitesh ne LDK,pasi e kishin kapur kriminelet dhe spiunat e serbise LDK-, siq e kane kapur edhe PD-n,krisi dajaku per pozita dhe per ate se kush ishte shpiuni me i madh i serbise,pastaj u thyen shume karrika,krisi edhe arma aty dhe quditerisht edhe sot te njejtit te flassin epr moral!!!
A ju kujtohet gani geci,nje vrases qe shetit i lire dhe dirigjon LDK-n,vrau nipin e vet ne sy te femijes 12 vjeqar dhe krenohet se ai ia paska share LDK-n,njejt beri e po ban edeh lul basha por jo vetem,para ti beri sali berisha me kriminelet qe kishte futur ne PD dhe merreni me mend per keshilltar kishte serbin kriminel lufte fazlliq,edeh luli kernohet me te,prandaj si ka mundesi qe njerezit te merziten pse PD po shkaterrohet,duhet te jete e kunderta te gezohen se me en fund krimineleve u ra perdja,duhet jo te tentojne ta shpetojne por ti ndihmojne drejtesise ta qojne ne vend lul bashen,sali berishen,strazimirin qe del ne proteste me dy alltia,noken qe fle me stanishiqin serb,paloken qe urren çdo ke qe nuk eshte pjese e krimineleve te PD-s,e shum te tjereqe i kane pire gjakun keti vendi.
Ore ju ish Kryeatare dhe Kryetare aktuale,i jeni versulur Lulzimes e doni ta shqyeni,jo se nuk e meriton,por perpara se ti drejtoheni Lules,duhet ti drejtoheni “babait” te tije saliut,po si nuk po thoni nje llafe per ate,akoma spo ju mbushet mendja se,ai saliu,eshte e keqja e cdo gjeje ne kete vend,qe kur uzurpoi Partine Demokratike,se ca ndyresira thone qe themeloi ate,por jo ai vec e uzurpoi dhe e udhehoqi e vazhdon deri me sot me dore te hekurt,me presione,dhune,vrasje dhe cdo lloj poshtersie. Nuk ka bythe lulja te beje keto qe po ben,po ka mbeshtetjen e baba saliut nga mbrapa,prandaj kur ti drejtoheni lules,permendi dhe saliun,ndryshe cdo gje e keni fallco.
O Milet:”Degjoni dhe Mbani Vesh”:::::NUK E KENI KUPTUAR SE BASHEN NE KRYE TE PD-se e do UDB-ja Serbe..e do Sali Berisha..si dhe Zhantazhi qe i bene e Shkuara e dyshimte “Inxhinjerit” Lulic Bashocici qe bene Dosje per Luftetaret e UCK-se….
Lulic Bashovici eshte SPIUN i UDB-se Serbe:::denoheni kete KLYSH ME VOTEN TUAJ …Zgjidhni Eduart Selamin..lol
Ju burra te mire qe po e shini mire problemin, e keni ma mire me ik si burra nga kjo parti edhe me i thane ne nuk jemi pjese e maskarades,ta gezojsh o Lulzim Basha micropartine tend,pa ne. Boll u tall me ju demokratete qe vertete luftojne per demokraci.
Largohuni vete nga tij…eshte ma e ndershme edhe do tregoje se keni ideal. Bashkohuni me te Djathten e vertete,e jo me pjellen e Ramizit.
Do te formoja qeverine si Suedia. Kjo do te ishte diçka e veçante duke lene pas te kaluaren 27 vjeçare.
Luli eshte mashtrus,Ai eshte si boset e firmave piramidale,por jo duke u vjedhur leket direkt.Ne fillim AI VODHI PD-ne.shikoni sa ngjashmeri kane me Vehbi Alimucen e compani.VEHBIU me ndimen e Salihut ngriti perondorin e vjedhjes,dhe pastaj u shkaterrua.LULI ME NDIHMEN E LEKEVE TE vEHBIUT,DHE MBESHTETJEN E SALIHUT MORI PD, DHE ME ANE TE MASHTRIMIT PO E VJEDHE PD.PRA KEMI TANI Ish komunisti Salih me kapterin e ushtris Vehbi dhe te riun LULI.
Une nuk jam simpatizant i Bashes por kur qendroi Rama pas humbjes si kryetar partie, pse te mos qendroje e Basha?
PD i ngjan sot nje pasqyre te thyer qe sa me shume te perpiqesh ta mbledhesh dhe ngjitesh aq me shume te pret duart.
Eshte pasqyre e thyer dhe nuk ngjitet me.
Kuptoni realitetin, jeni shume shume… te vonuar.