Ku ulet Edi Rama dhe a lodhet Vuçiçi?

11 Korrik 2017, 10:22Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Gjatë dy ditëve të fundit në Stamboll është mbajtur një samit mbi energjinë. Pala turke ka ftuar delegacione të shumta për të diskutuar për këtë temë të rëndësishme. Ministri i Jashtëm amerikan Rex Tillerson para se të udhëtojë në Gjirin Persik është ndalur në metropolin e Bosforit dhe u ka thënë pjesëmarrësve se i mungon shumë karriera e mëparshme si baron i naftës (Tillerson ka qenë shef i koncernit ExxonMobil).

Duhet pasur mirëkuptim për Tillersonin: ai është ministër i Jashtëm i SHBA-ve, por pakkush e di këtë, sepse në politikën e jashtme amerikane po luajnë rol vendimtar dhëndri dhe e bija e Donald Trumpit, ndërsa në shumë kryeqytete të rëndësishme ende nuk janë emëruar ambasadorët e rinj amerikan. Tillerson dalëngadalë po e humb durimin për shkak të pafuqisë së tij.

Në Stamboll ishin të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Serbisë dhe kryeministri faktik Aleksandar Vuçic. Gjatë ditës së hënë në mediat sociale ku vegjetojnë shqiptarët, temë kryesore ishte një fotografi: aty shihej Edi Rama ulur në një kolltuk afër Rexhep Taip Erdoanit, presidentit të gjithëpushtetshëm turk, pastaj kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe në cep Aleksandar Vuçici. Kjo fotografi u lexua kështu: padishahu i madhëruar Rexhep Taip Erdoani e paskësh nderuar pa masë vëllain e tij shqiptar Edvin Ramën duke e ulur afër dhe duke ia ledhatuar dorën, ndërsa e paskësh poshtëruar serbin Aleksandar Vuçic duke e lënë të ulet krejt në fund. Natyrisht gjërat mund shikohen edhe kështu.

Por, nga fotografia vërehet se bëhet fjalë për një takim joformal, pa protokoll se kush ku do të ulet. Sepse po të kishte protokoll, atëherë Erdoani do ta ulte afër presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, i cili kontrollon rezerva gjigante të naftës dhe gazit. Alijev shihet i ulur afër Edi Ramës.

Nëse politikën nuk e shohim si fansa futbollit, atëherë duhen parë pak faktet: sipas Aleksandar Megjedovicit, anëtar i Forumit Serbo-Turk të Biznesit, aktualisht në Serbi 12 deri 13 investitorë turq kanë hapur fabrika. Megjedovic pret që ky numër të dyfishohet deri në fund të vitit. Investimet turke në Serbi po përhapen si ortekë bore, ka shtuar ky ekonomist serb.

Pas takimit me Erdoanin presidenti serb Vuçic deklaroi se kishte biseduar edhe për «Turkish Stream», një gazsjellës që do të kalojë nëpër Detin e Zi, pastaj nga Turqia, Greqia dhe Maqedonia do të arrijë në Serbi dhe tutje drejt Bashkimit Europian. Së paku ky është synimi i Kremlinit.

“Turkish Stream” është projekt i Gazpromit rus dhe më parë e mbante emrin «South Stream». Ishte paraparë që «South Stream» të kalonte nëpër Detin e Zi në Bullgari dhe tutje në Serbi. Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia Bashkimi Europian dhe në prapavijë SHBA-të i bënë presion Bullgarisë të bllokojë projektin rus. Qeveria në Sofje veproi sipas këshillave të Brukselit dhe Washingtonit.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdoan u kundërpërgjigjën duke lansuar «Turkish Stream», i cili anashkalon Bullgarinë. Krahas investimeve të mëdha në Serbi dhe interesave të përbashkëta për gazsjellësin «Turkish Stream» edhe raportet mes Erdoanit dhe Vuçicit janë të mira.

Pas zgjedhjes së Vuçicit president Erdoan pranoi menjëherë ftesën për të vizituar Beogradin.

Temë debati në viset shqiptare do të duhej të ishte edhe projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline), i cili pas lidhjes me gazsjellësin anadollak TANAP do të çojë gazin e Kaspikut në Itali – përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Planifikohet që ky projekt të përfundojë në vitin 2020. TAP është një shoqëri aksionare sipas ligjeve zvicerane me seli në Baar të Zvicrës.

Aksionarë të TAP-it janë BP nga Britania e Madhe, Socar nga Azerbajxhani Statoil nga Norvegjia, Fluxys nga Belgjika, Enagas nga Spanja dhe Axpo Holding nga Zvicra. Sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë shqiptare do të duhej të zhvillohej një debat mbi shanset që TAP të shtrihet me një degë edhe në viset e banuara me shqiptarë jashtë Shqipërisë. Por, për këtë asnjë fjalë. Me rëndësi: ku ulet Edi Rama dhe a lodhet Vuçici?

Jo, nuk lodhet Vuçici. Serbia i ka shkaktuar së paku katër luftëra në Ballkan në 25 vitet e fundit, ka kryer gjenocid në Bosnjë, ka dëbuar mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre (dhe vrarë mbi 8 mijë civilë shqiptarë), Serbia ka përkrahur forcat proruse të prira nga Nikolla Gruevski në Maqedoni në përpjekje për të penguar faktorizimin e shqiptarëve në këtë shtet, Beogradi vazhdon të sabotojë shtetin e Kosovës kudo ku mundet – dhe prapë Serbia ka hapur disa kapituj për anëtarësim në BE, ndërkohë që Shqipëria nuk ka filluar ende bisedimet për anëtarësim. Dhe ja përse: Shqipëria, për fat të keq, në 25 vitet e fundit ka qenë agresore ndaj vetes (sidomos në vitin fatal 1997) dhe çmimi që ka paguar ka qenë stagnimi. Andaj ulja e Edi Ramës në kolltukun e Erdoanit duhet të shikohet edhe si simbolikë e fuqishme: sa më shumë që dështojmë në integrimet europiane, aq më i madh do të jetë kolltuku në Stamboll.

28 komente në “Ku ulet Edi Rama dhe a lodhet Vuçiçi?”

  1. Arber says:

    Nuk mund te arrihet ne konkluzione serioze, duke komentuar nje foto te bere gjate pushimit te mbledhjes, ku kreu i gallates dhe anekdodave nuk eshte as Erdogani e as Vucic, por i famshmi gazetar dhe piktor Edi Rama.

    1. Edkari says:

      E shohin me interesin si shifet majmuni .

  2. babo says:

    Erdogan i ka thene Rames i cuditur. Une kam arrestuar 150 mije kundershtare dhe prap me zor e kaloj shumicen. Si dreqin ja arrite

  3. Bazarhesap says:

    Pas 100 vjet luftrash liderat e ballkanit kthen prap ne paqe nen udheheqjen e PADISHAHUT (Larter pames,fame larte dhe guximtar) .

    1. F.K says:

      Mjaft lengezove o servil,po nuk ju vjen pak turp nga vetja?

  4. A says:

    Mjaft me këto retorika të leshit!
    Nuk është kërthiza e botës Rama.

  5. WEB says:

    Presioni i vazhdueshem qe rama i ben BE me pretekstin qe po nuk na futet ju ne gjirin e juaj ,eshte dikush tjeter qe ne merr ne prehrin e saj ,eshte shume feminore ,taktike e nje politikani pa eksperience .
    Nga vonimi apo refuzimi i shqiperise si partner, BE nuk humb asgje ,shqiperia nuk a as peshen as,forcen ,dhe as fuqine te ndryshoje fatin e saj .Shpesh vizitat e edi rames ne turqi behen pompoze dhe me shume buje ,mjafton te shikosh ne faqen facebook te kryeministrit komentet e lavdishme qe i behen aleances turko-shqiptare .Por kam pershtypjen se eshte nje farse e madhe, se ne fund te fundit nuk eshte ajo sintoni e madhe qe mban dore per dore erdoganin me ramen .Dhe si gjithmone aty ku rama serviloset ,serbet dalin me fitues ,kane nje politike me te qarte dhe me bashkepunuese ,jo shtrirje dore apo lemoshe ,por programe afatgjate dhe ftimprurese .Kryeministri jone paraqitet me ate ndenje inferioriteti qe ka shekuj qe po na shoqeron ,dhe kjo i jep grancine erdoganit qe ramen e ka ne xhep .Edush me duket se erdhi koha te kthehesh dhe te merresh me te vertete me hallet e popullit tend .Nje linje ajrore e premtuar nga turqia nuk do ndryshoje gjendjen ekonomike te shqiptareve

  6. LORA says:

    Shperthim vulgariteti i robellit,,,,,,,dhe neveri per mua,prej kesaj gazetarie septike.

  7. vlora.vlora says:

    i hani mutin Edi Rames ,legena qelbesira ,pranojini gjerat si jane dhe mbylleni gojen se kaq kohe shkateruat dhe shitet shqiperine

  8. ha haaaa!!!!!!!!!!!! says:

    epo shqiptar I vertet esht rama!
    lere te pordhnoj pak n kolltuk si kokosh maj plehu dhe kaq don ai. s pjerdh as per ekonomi,as per europi,as per drejtsi e ligj..
    mjafto t dali n foto si pasha,dhe kaq e ka..
    bota mbush xhepat me lek
    shqiptaret mbushen pordhsh nder brek! – eshte kjo nje thenije lapidare e shqiptaristit Aqif Kaperton Mandridhi nga fshati qe ka emrin Kryevidhi si bicim Kokpidhi

  9. shigjeta says:

    Edi eshte dhe shakaxhi i madh por dhe punetor , e trgoj veten kur qe kryetar bashkie, por edhe ne profesionin e tij , shqiptaret te kene per nder qe kane kryetar shteti edi ramen , pa ,dhe hoqen lemeri me te tjeret me perpara , ke te kujtosh sali ndyresiren apo fatos dembelin , me mire punuan kryeministrat teknik te perkohshem se sa ata qe zgjodhem ne , te gjithe hajdute dhe tradhetare , vec rames te tjeret bythlepiresa te qeverive greke qe per pak kacidhe shiten shqiperine per nje grosh , nje jete me tradhetare dhe hajdute ne , sna u ndane , nejse ….. sa per fotografine , shikohet qe behet humor por te gjithe jane te pranishem ne humor vetem vucic eshte indiferent, gjynaf qe eshte 2 meter bure , se nga trute eshte femije dhe karabush , kujt i kujtohet se si la ramen ne mes te konfernces se perbashket ne beograd , iku si lamash , pastaj thuaj vucicit kryetar , kryekar po por jo kryetar shteti ,dicka me thote qe ka te njejtin DNA me lylin , tani cte thuash, dava karabushesh apo dava kalamanjsh, varu teneqet te dyve , serbet do jene me hajvane dhe te trash , ne vend ta conin ne kosh te plerave vucicin e bene president , e p-dh i semes , u prish mileti

  10. Refugjati says:

    Enver Robelli….O “Dell”…Po mbete duke Vjelle Vreere…Kunder c´do Gjeje Shqipetare…ti qe banone ne Zvizer,,na i “Ditke” keto Pune e Politikes me mire se sa Politikanet qofshin edhe Amatore….
    1-Qeveria Rama eshte me e Mira , pas 1991-shit..dhe Edi Rama i ka dhene nje Tjeter Imazh Shqiperise, si dhe eshte i Besushem nga Europa..
    2-Erdokani(Pa Respekt):::ne eshte apo Jo Dikatatore apo Sundimtare kete e Vendosin Turqit vete ne Politiken e Brendshme, por nese Erdokani e ka Vendosur Edi Ramen ne te Djathte dhe i “Ledhaton” Doren…kjo eshte nje gje shume e mire, dhe eshte sikure ti thote Vucicit se NE JEMI BASHKE dhe Turqia do te jete Dora e zgjatur , dhe Mbrojtese per Shqiperine…
    3-Vucici…Duket ne foto si nje “Student” qe ka Zgjatur Veshet te degjoj mire dhe te Mesoj….kjo eshte Domethenja e Fotos….lol

  11. Jimi says:

    Ke te drejte o Torobell! Nuk eshte aspak dinjitoze per Edin qe ulet ne krah te Erdoganit! Ate vend nga shqiptaret vetem njeri e merriton dhe i vetmi eshte ai qe theu embargon e NAT-os, i cili pa ja ber syri terr furnizoi Milloshin me nafte Shqiperie per te vrare vellezerit tane kosovare!

  12. Stela says:

    Per refugjatin ledhatimi i dores ka edhe kuptim tjeter turqve i pelqen suma ka mundsi qe dashurohen

    1. Taqka says:

      Pse ta paskan ngatarru ndonjeher vrymen ty Stela ?

      1. STELA says:

        yttt mo taqke ..sa kam pare une ..ti si ke pire uji…

  13. shushica says:

    Turqia apo vendet arabe nuk mund te arrijne kurre nje influence te rendesishme ne Ballkan ,ndersa ne Shqiperi akoma me pak …Per rrethanat dhe interesat gjeoplitike Rama ben shume mire qe jep sinjale …Por nfoshta keto sinjale duhen dhene ne menyre tjeter…dhe me Kinen…..Nje vizite e Xi Ji Pingut ne Tirane do te shqetesonte te gjitha kancelarite perendimore ….Kjo do te ishte levizje e forte …Rama mund tu thote…ju zvarrisni futjen e Shqiperise ne BE me shkakun e parametrave…po kush i kishte parametrat qe u pranuan ,,,Bullgaria ,Rumania ,,,vendet balltike ,,,,,kush i ka parametrat qe qendron ,,,,Greqia ,Portugalia te falimentuara qe po blihen nga Kina…Nje shkolle Konfuci u hap ne Tirane dhe gazetat amerikane e vune ne faqen e pare …por ti Web keto gjera nuk mund ti kuptosh …Nje rigjallerim i forte i marredhenieve me Kinen do te sillte miliarda investime ,thjesht per faktin se kinezet jane nje popull largpames ,mirenjohes dhe nuk harrojne te kaluaren e veshtire se bashku ….Te gjithe ,perfshi amerikanet ,britaniket,ruset ,francezet,italianet dhe me shume nga te gjithe gjermanet kerkojne bashkpunim dhe investime kineze …Per te mos folur per vendet e varfera ..Atehere kete karte duhet te luaje Rama ,thjesht karten ekonomike te investimeve kineze …Do te mjaftonte vetem Shenxhen te ngrinte disa pole industriale hightech dhe rinia jone do te shperngulej nga callcenter ne industrine me te perparuar.Natyrisht ,disa mesjetare ,anadollake apo pinjolle te isheve do te ulerijne ,ndoshta Balliu do te botoje ndonje histori me dacibao …por le ti leme injorantet dhe primitivet ne llumin e tyre …

    1. WEB says:

      Erdhi edhe kina o shushica, por pervec nja dy premtimeve si ajo e rruges e kombit dhe portit te shengjinit asgje nuk u pa ne drite .Fakti eshte se shqiperia akoma nuk hap orekset e fuqive ekonomike te medha .Sa per bullgarine ,rumanine apo vendet balltike kur u paraqiten ne dyert e BE kishin bere me shume se gjysmat e refromave te tyre ,shqiperia tani filloi vettingun .E vertete po ashtu se shume vende hyne ne BE me llogari te trukuara por gjithmone me nivele me te larta jetese se shqiperia ,keshtu ajo qe shkruan ti nuk qendron .I vetmi partner qe tregon interes te vecante per shqiperine eshte turqia e izoluar ,e ndare nga europa ,dhe me nje lider te perbuzur nga i gjithe perendimi ,Aty shkon dhe gjen strehe here pas here kryeministri yne ,i pelqen te duket i rendesishem ,aty ku europa i kerkon llogari ,erdogani i kerkon besnikeri ,aty ku te tjeret marrin kontrata investimesh i joni merr vetem premtime dhe disa projekte me pak vlere ekonomike .Sigurisht erdogan ngel me karizmatik se merkel kur vjen puna per pergjegjesi dhe politike ,dhe kjo i pelqen goxha rames

  14. Visar says:

    Shoku Rama duhet te mesoje historine: Shqiptaret kane qene te krishtere katolike dhe jo muslimane, ne malesisite e Shkodres ku pushtuesi turk nuk pati forca, shqiptaret i qendruan fese se tyre katolike, ndersa ne vendet e uleta turqit otomane me force i dertyruan shqiptaret te behen muslimane.
    Pra feja e Shqiparit eshte katolike.

  15. Aseni says:

    Shume e njihni kete Ramen. Eshte punetor, ka bere ate e ka bere kete. Po ju qe rrini tere diten me celular ne dore, a punoni, keni bere hajer apo beni komente dhe punet ua ben Rama?

  16. Ben Dibrani says:

    Robellëria u kput duke hongër m para zgjedhjeve dhe edhe pse e morën mesazhin nga populli se sa influencon fjala e tyre, vazhdojnë të hanë.
    Mirë që jeni të pamoral, po kaq të trashë sikur nuk ka lezet ta paraqisni veten.

  17. shushica says:

    Visar,,,sa per saktesi ,shqiptaret kane qene katolike dhe ortodokse….Ajo pjese e populsise qe ndrroi fe e beri per ti mbijetuar dhunes se tmerreshme te Turqise ndaj shqiptareve .Kjo ndodhi sepse vetem shqiptaret i bene rezistetence deri ne fund perandorise me te fuqishme te kohes …Te tjeret ,pas nje rezistence te dobet ngriten flamurin e bardhe dhe ndaj tyre nuk u zbatua hakmarrja….Megjithate shqiptaret ruajten kombin ,gjuhen ,zakonet dhe nuk u asimiliuan….Keshtu i dashur Visar ,mos ngaterro politikat e shtetit qe bazohen ne interesa gjeopolitike dhe ekonomike me fene….SHBA ..ka lidhje te ngushta me Arabine Saudite ,edhe pse eshte qendra e myslimanizmit me fanatik …athere….kuptoi gjerat ne kompleks ,mos u mundo te na percash …sepse edhe keshtu jemi te shperndare 6 shtete ,,,

  18. andi says:

    kjo foto eshte pjese e krenarise kombetare duhen edhe nja 10 burra si ky me u ba Shqiperia

  19. firdan says:

    edi rama krenaria e shqiperise

  20. BUJARI JU DEGJON says:

    Pra,sipas gazetorit Riqerbulli,po te ishte ulur Rama ne ndonje karike dhe jo ne kolltuk,do te ishte me i nderuar…
    Ptuuu,batakcij me deshire…
    Kazanxhinj…

  21. Kushtrimi i lirise says:

    Duhet te shikojme pertej majes se hundes…duhen mbajtur raportet mire me turqit,edhe pse jemi aq “larg” nga ata.Edi ben mire te beje detyrat e shtepise…..eshte qesharak kur thote qe kemi 200 milion fuci nafte dhe nderkohe cmimi i naftes ne shqiperi eshte me i larte se ne Gjermani .e si mund te behet biznez kur nuk jemi kompetitiv?mendon se mund ti shesi nderkombetareve ate qe nuk ka.mendon se ata genjehen kollaj ashtu sic genjen shqipetaret.duhet ti japi prioritetin atyre 10 kerkesave qe populli i kerkoi qarte,jemi shume larg te krahasohemi me rumanine ,madje pa frike mund te them se edhe serbia ,pasi doli nga lufta,eshte me mire.problemi i politikaneve tone eshte se nuk e kane mendjen per te miren e komunitetit megjithate ne prape do i votojme…..ma zi na e bofshin se keshtu na pelqen.europen me dylbi do e shohim

  22. Kushtrimi i lirise says:

    Po si nuk patet piken e turpit dhe e bete Meten president?ky eshte kulmi…..president ai qe duhet te shkoje i pari ne burg.Per zotin,ne krahasim me keta,Enveri ka qene me i ndershem.Shqiperia ,popull pa shprese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje