Skandali i CEZ-it i harruar në Shqipëri, ka shpërthyer në Republikën Çeke.
Gazeta më e madhe çeke DNES, është hapur sot pikërisht me këtë aferë.
Në një shkrim të gjatë, kjo gazetë investigon transfertën 6.8 milionë euro të CEZ, tek sekseri Nue Kalaj.
Skema e privatizimit të CEZ në Shqipëri, shkruan DNES, të kujton edhe skemat e egra të privatizimit të Çekisë në vitet ’90.
Nuel Kalaj, sipas dëshmive ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ.
Në shkrimin e gazetës çeke flitet për disa llogari bankare të Nue Kalaj, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro.
Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
Sipas gazetës, është e paqartë pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj.
DNES shkruan se paratë janë grumbulluar kundër të gjitha rregullave, madje se ato janë futur në thasë.
Autoritetet shqiptare dhe çeke po hetojnë nëse paratë që iu dhanë Kalajit kanë përfunduar në xhepat e politikanëve shqiptarë.
Përfaqësuesit e CEZ kanë refuzuar të prononcohen për DNES, për shkak të hetimit të policisë.
“Duke pasur parasysh faktin se çështja është nën hetim, nuk mund të komentojë më tej,” tha zëdhënësi Ladislav Kriz.
Sipas DNRS, CEZ nuk është ende e gatshme për të shpjeguar pse zgjodhi pikërisht si lobist Nue Kalaj dhe se ku vajtën paratë.
DNES shkruan se çështja CEZ u ndikua në Shqipëri edhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa i kanë marrë një prononcim edhe kreut të komisionit parlamentar hetimor të CEZ-it, Taulant Balla.
“Ne kemi kërkuar një shpjegim të pagesave për z. Kalaj, por kompania refuzoi”, ka për thënë DNES, Taulant Balla.
DNES duke cituar Ballën, shkruan më tej se komisioni hetimor ka kërkuar dëshminë e disa drejtuesve të CEZ, ndërsa në shkrim i referohet dokumenteve të gjetura nga komisioni i drejtuar nga socialisti Balla.
Në fund të shkrimit, DNES vë në dukje se afera CEZ po hetohet tashmë edhe nga organet e drejtësisë në Pragë.
E hengre o sal o kriminelet i ndyre
Kjo puna e CEZ dihet nga gjithe shqipetaret se kush jane hajdutet e vertete edhe nga gjyqtaret edhenga epileptiku i prokurorise dhe te gjithe bejne sehir duket sikur jane te lumtur qe hajdutet vjedhin ne diten me diell dhe Armina bredh plazheve lluksoze duke ju thene juve te me hani mune.Vendin tone te dashur keta palaco e kane kredhur ne borxhe dhe mjere femijet tane ku po rriten.E pakta nuk doni ti fusni ne burg Salih e kompani te pakten sekuestroni parate dhe gjithe gjene e vjedhur qe te lani borxhet . Nuk ka dite mos te dale ne tv apo gazeta fytyra monster e Salih,e Ilirit, dhe nxjerrin nga goja vetem mjalte per popullin por duke i rjepur lekuren.
He pra, po i afron vdekja qenit
Ca e hengri Sala! Kane kaluar 8 vjet dhe akoma s’ka mbaruar hetimi!
ore lereni pragen , praga eshte ne regull , ketu kur do shpertheje ??? ata nuk u demtuan ekonomikisht { per ceket } e kam fjalen dhe drejtesia vepron rufe ,pa veting e pa meting , ketu u shqyen duke vjedhur dhe flene ne fleme gjumin e rende , e p–dh te semes ore sa demokraci te shkelqyer kemi sna e kalon asnje , ajo eshte fiks fare , se kisha menduar jemi maja e piramides ne demokraci , sna e kalon asnje , vetem qe jona nuk quhet demokraci po vari k—n ………………
Korrupsioni i Sanader para cez ishte therrime