REPLIKAT/ Komentuesi: O zotni ti duhet t'i dish vet problemet tona, ndryshe vetëqeverisim ne…  Rama: Miq, ideja është….

10 Korrik 2017, 15:59Politika TEMA
REPLIKAT/ Komentuesi: O zotni ti duhet t'i dish vet problemet tona,

Kryeministri Edi Rama, vazhdon që të replikojë me ndjekësit e tij në rrejtin social facebook.

Së fundmi në statusin ku Rama shkruan: “MIRËMËNGJES ? dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë?”, nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit e tij.

Një nga ata i shkruan Ramës se si kryeministër qe është, duhet t’i dije vetë problemet e popullit.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Ramës.

Ja se çfarë i shkruan.

Komentuesi:  O zotni i nderuar ti duhet di dish vet peoblemet e shqiptarve, e jo ti thon ato ty se ndryshe vetqeverisim ne,ne shqiperi ka 3 miljon e kusur njerz Dhe kemi 6 miljon e kusur halle……..mos u merr me sugjerime se secili ka halle te ndryshme? Te pershendes #zoti_kryeminister

Rama: Miq, ideja eshte e thjeshte: Pse qeveria, ministrat, duhet te pyesin apo degjojne vetem vartesit dhe mos pyesin e degjojne edhe njerezit e zakonshem?! Une mendoj se teknologjia e re, permes kesaj platforme, na jep nje mundesi fantastike qe te bashkeqeverisim realisht, konkretisht, dhe njerezit e zakonshem mos jene viktima pa goje perballe padrejtesive qe u behen ne zyrat e shtetit, po te mund te komunikojne direkt me qeverine e tyre, me ministrin perkates! Jo vetem kaq, po edhe per nismat e tyre ne komunitet, te mund te gjejne vemendje e mbeshtetje, si edhe te ndajne ne kete platforme opinionet e tyre per ligje, vendime, nisma qeverie? E di qe eshte e lehte ta thuash, e veshtire ta besh, por duhet ta bejme dhe do ta bejme se bashku, per nje koalicion kuqezi, me njerezit e Shqiperise jo me politikanet e me partite e tepsise✌️??

3 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi: O zotni ti duhet t’i dish vet problemet tona, ndryshe vetëqeverisim ne…  Rama: Miq, ideja është….”

  1. Xhevat says:

    Sh.kryeminister.
    Perse i merr voten shqiptareve edhe nuk i mbron nga nje grup zagaresh zuzaresh te cilet jan bere pronare te prones te 3000.000 shqiptareve 350km vijes bregtetare,dhe perveç perfitimeve kolosale nga motelet hotelet resortet por pronareve legjitim I shesin edhe qendrimin ne rere sepse keto zuzare te politikes e kan bllokuar plazhin me shazllone

  2. kleptofagos says:

    Edi Rama po tallet me shqiptaret, duket sheshit qe i percmon njerezit. Talluni dhe ju me te!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje