A do të hiqen tani nga puna militantët e LSI-së? Ja si përgjigjet Mimi Kodheli

10 Korrik 2017, 10:06Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka komentuar zërat se tashmë simpatizantët e LSI-së që punojnë në administratë, do të hiqen nga puna, pas prishjes së marrëveshjes PS-LSI.

Ja çfarë thotë Kodheli në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

A duhet të tremben përfaqësuesit e LSI-së në administratë tashmë pas prishjes së koalicionit se ju do t’i largoni nga puna?

Gjëja e parë dhe e fundit që ne do të bëjmë është respektimi i ligjit. Bazuar në këtë gjë gjithsekush duhet të ndihet i sigurt se zbatimi i ligjit do të jetë në krah të gjithsecilit, që me të drejtë është punonjës i Administratës Civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, në mënyrë nepotike, në mënyrë kaotike, në mënyrë abuzive kanë marr një post që nuk e meritojnë, nuk do të rishikohen si një kazus, si një rast që duhet të zgjidhet apo duhet të sistemohet ndryshe, apo duhet të vihet drejtësia në vend. Shqipëria është një vend i vogël, gjithsekush njeh gjithkënd, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet radhitjen sipas meritës, sipas pikëve, sipas procedurave dhe sipas kurikulumeve që gjithsekush ka në CV-në e vet. Askurrkush nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë ligjin, do ta bëjmë këtë gjë me seriozitetin që na takon, si një forcë politike që nuk është armik i askurrkujt, por është mik i gjithkujt sidomos kur flitet për ata që ligjin e zbatojnë.

Nga numri i mandateve që keni fituar si forcë politike duket se nuk ja keni nevojën LSI-së ose ndonjë force tjetër. A është e mundur ndoshta të afrohet PDIU në qeverisjen tuaj?

Projekti ynë i katër vjeçarit të ardhshëm është një projekt që do të ceki çdo pëllëmbë tokë shqiptare, dhe do të ceki pa dyshim përmirësimin e jetës të çdo qytetari, ndaj gjithsekush që i bashkohet këtij projekti madhor për Shqipërinë, këtij projekti madhor të Partisë Socialiste, por kuq e zi është më shumë sesa i mirëpritur të japë kontributin e vet.

A ka nevojë sipas jush për një koalicion PD-PS? Sa e ndihmoi marrëveshja me Lulzim Bashën, kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste në këtë fitore?

Kjo marrëveshje ndihmoi shqiptarët më së pari dhe për gjithë eksperiencën time dhe gjithë fushatat që kam kaluar besoj që kjo ishte më e qeta, më me pak incidente dhe sigurisht që kjo erdhi edhe si pasojë e marrëveshjes dhe bëjmë mirë që këto marrëveshje t’i bëjmë edhe herë tjetër në mënyrë që dita e votimeve të mos jetë një ditë lufte pa sens, por të jetë një ditë feste, siç është ditë feste në çdo vend demokratik ku njerëzit me dëshirë, të lirë hedhin votën e tyre atje ku ata mendojnë se duhet hedhur. Kështu që, sigurisht që ndihmoi, ndihmoi shumë.

Është hera e parë që në politikën e pas viteve ’90 kjo ndodh. Sigurisht që ka qenë mbase një moment surprizues për shumë prej nesh si qytetarë, por në finale më rezulton që ishte ajo që duhej. E futëm Partinë Demokratike në proces normal të zhvillimit të aktivitetit të saj politik, duke u prezantuar me listat, duke marrë pjesë në votime edhe sigurisht duke tejkaluar një ngërç pavarësisht se artificial, të panevojshëm, i cili mbase po të vazhdonte të ishte ndoshta do ta çonte jetën politike shqiptare në një drejtim tjetër. Fakti që këto zgjedhje ishin atje ku duhet, u bënë ashtu siç duhet tregon që kemi bërë gjënë e duhur.

9 komente në “A do të hiqen tani nga puna militantët e LSI-së? Ja si përgjigjet Mimi Kodheli”

  1. Viroi says:

    Kjo ia fut kot. Flet per te qene brenda. Nese nje drejtor eshte marre si pasoje e raporteve politike perse duhet mbajtur ai? Tani qe kane gjithe qeverine kjo zonja te ruhet nga nepotizmi, te permirsoje komunikimin dhe te meret me thelbin e gjerave jo me parkimin e makinave dhe hyrje- daljet e njerezve.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      oj mimi moj mimi se na mori malli

  2. DAP says:

    Po Ik mo Zonje,
    Do besh administrate me Kujtim Kadzadej dhe Marjana Cadri dhe na jep leksione.
    Amdinistrata me arrogante dhe me e paaftene historine e vendit ka qene kjo e kater viteve te fundit

  3. undefined says:

    A e dini se çfare po thone tani keta dobiçat e lsi…po thone qe nuk ka gje le te na heqin nga drejtora dhe te na vene si punonjes te thjeshte ? vajmedet

  4. Lennard says:

    Mos u hiq si Shen Maria. Prurjet e LSI ne Administrate jane kampione te Korrupsionit.Ata e kane Detyre Partie te Vjedhin,Grabisin ,te fusin ne Xhepat e tyre dhe ne Thesin e Like Floririt.I moret votat per ti bere Def keta Jeziter dhe mos na shit dokra.

  5. spartaku says:

    Une mendoje se, nqs ka faj partia,LSI-ja,nuk ka faj as punetori as administratori.Por nqs admonistratori eshte ven ne ate pune,apo vend pellumbash si njeri me haterlleqe te hiqet nje sahat e me pare.LSI-ja nuk ka jjerez te mire as ne perberje,as ne udheheqje.Meta nuk duhet te jete president,se eshte hajdut,dredharak,jo i paster ne shpirte si Edi Rama.Meta ka spekulluar ne sinqeritetin e Rames,duke e nenvlftesuar,dhe duke mbivleresuar vehten e tij.

  6. socialistet e vertete says:

    Znj.Mimi,Boll me pd-iste e LS-ist,mendoni nje here per socialistet, se i keni borxh te madh per 4 vitet qe shkuan dhe per besen e punen qe ben per fitoren e 2017,mjaft per miq ,mjaft me shitje te vendeve te Punes.Reflektoni !

  7. tomorri says:

    parti si lsi me diplloma krisali vajmedet o milet te na ishte bere petriti i partis kry… lum ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje